Ta shuajmë mallin bashkë (POEZI)

 

 

 

 

 

 

Kam shumë mallë për ty
 e në brendi më flakëron një zjarr
më përvëlon në zemër e në shpirt
oj ti gjysma ime, u bë shumë që s’të kam parë
jam i përvuajtur shumë, dua të prehem me ata sy të zi
eja pashë të Madhin Zot
eja e më përqafo fort…
eja ta shuajmë atë zjarrmi
që i thonë dashuri
eja të bashkohemi nën mëshirën e të Dashurit Zot
eja se vetëm s’mundem të rri
se ashtu caktoi e urdhëroi Ai
eja e më plotëso moj Xhan, kam nevojë për ty
se vetmia e pavarësia i takojnë vetëm Atij
 
Ah moj bukuri, reflektim i Bukurisë
Po a shuhet dot zjarri i dashurisë?
Cili dashuronjës zjarrmisë i gjeti derman,
Kur dashuria burim ka dritën e Zotit Rrahman?
Shumë bukur e tha
Vetë i madhi Mevlana
Kush dashurinë e definon, ndie erë asaj s’i ka
Ky vullkan i zemrës sime
Që lotin zjarr e gjak e ka
Nuk shuhet ndryshe, pos me sevda
 
 
 
Po ca kritere a shenja të dashurisë së vërtetë
E ti emëroji e quaji si të duash vetë
Mua m’i ka mësuar Vetë i Madhi Zot
Vuajtje, mundim, përgjërim, dehje e shumë lot…
 
Veçse ajkën e sajë, s’e shijojmë dot
Të paktën jo në këtë botë
Zatën ëmbëlsirat çdoherë shtrohen në fund
Porse ajka e kësaj ëmbëlsie është fare e pafund
E, shijimi dhe përjetimi i saj arrihet
Vetëm atëherë kur t’i kthehemi Atij
Pasi gjithçka të zhduket, të çbëhet
Dhe të mbetet vetëm Fytyra e Tij
 
Eja pra e dashur e të nisemi tok
Të bashkuar të udhëtojmë në Përjetësi…
Njëri-tjetrin duke e plotësuar dhe
Të unjësuar të vemi tek Ai
Varra e ashkut le të na djegë si zjarr
Madje edhe më shumë
Eja e të humbasim në të Pafundmin Thesar
Le të na vërshojë Ai Lumë…

Nuri