TREGIMI I TË ZGJEBOSURIT, TË VERBËTIT DHE QELIT

Atë, i cili duron në vështirësi dhe në probleme, të cilat i paraqiten, Zoti e shpërblen me të mira. Kush e falënderon për të mirat që ia jep Zoti, ia shumëfishon ato të mira.
Kur dëshiron Allahu që të dënojë ndokënd, i cili punon punë të këqija, dërgon melaqe për t’i dënuar. Ose nëse një popull vepron me padrejtësi, Zoti dërgon melaqet për ta shkatërruar atë popull. Kështu ka ndodhur me popullin e Lutit a.s. Ai i këshillonte, i udhëzonte në punë të mira, mirëpo populli i tij nuk e dëgjoi. Për këtë arsye Zoti i Madhëruar dërgoi melaqet, të cilat shkatërruan këtë popull. Po me të njëjtën mënyrë, nëse dikush punon punë të mira, Zoti dërgon melaqe për t’i dhënë atij të mira të shumta.
Të shohim çfarë ka ndodhur me tre persona të një vendi, ku njëri e kishte zgjebën, i dyti ishte pa flokë (qel) dhe i treti i verbër. Që të tre kishin të meta, që të tre ishin të vetmuar, nuk u ndihmonte askush, por vetëm largoheshin prej tyre për shkak të sëmundjeve neveritëse të tyre dhe për shkak të papastërtisë së tyre.
Allahu dërgoi një melaqe te ata për t’i sprovuar, duke u dhënë atyre pasuri dhe duke ua larguar sëmundjet.
Melaqja shkoi te njeriu i parë me sëmundjen e zgjebes:
– Çka dëshiron, i tha?
“Nuk dua asgjë, pos të më shërojë Zoti nga kjo sëmundje dhe të kem pasuri sa për ekzistencë.”
Melaqja e preki dhe ai u shërua nga zgjebja, pastaj i tha se Allahu ia ka dhënë këto dy dele dhe prej tyre do të pasurohet.
Pastaj melaqja shkoi te njeriu i dytë dhe i tha:
– Çka dëshiron?
Për ta arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë 9
Njeriu pa flokë, qeli, i tha: “Nuk dua asgjë tjetër, pos të më shërojë Zoti nga kjo sëmundje dhe të kem pasuri sa për ekzistencë.”
Melaqja e preki dhe ai u shërua nga sëmundja, pastaj i tha se Allahu ia ka dhënë këto dy dele dhe prej tyre do të pasurohet.
Në fund melaqja shkoi te njeriu i tretë dhe i tha:
– Çka dëshiron?
I verbëri tha: “Nuk dua asgjë tjetër, pos të më kthejë shikimin Zoti dhe të kem pasuri sa për ekzistencë.”
Melaqja e preki dhe atij i erdhi shikimi, pastaj i tha se Allahu ia ka dhënë këto dy dele dhe prej tyre do të pasurohet.
Kaluan shumë vite e ata u forcuan dhe u pasuruan, pasi që Allahu i Madhëruar i kishte frymëzuar delet të shumohen. Pas atyre viteve të shumta, Allahu e dërgoi melaqen dhe e urdhëroi që të shndërrohet në formën e një njeriu të varfër, me rroba të vjetra që t’i sprovojë ata se a janë bamirës, a e falënderojnë Zotin dhe a u ndihmojnë nevojtarëve.
Në atë formë, si i varfër, melaqja kërkoi ndihmë prej njeriut të parë, i cili kishte pasur zgjebën, e i tha: “Jam udhëtarë, kam nevojë për ndihmë, më jep diç prej asaj që të ka dhënë Allahu!!”
Ai e refuzoi dhe filloi t’i bërtas, duke e qortuar. Në atë moment, befasisht, prej formës së njeriut të varfër u shndërruar në formën e melaqes së vërtetë dhe i tha: “Pasi ti nuk i njeh të mirat e Allahut dhe njerëzit nuk kanë dobi prej teje, kthehu zgjebkan siç ishe më parë.” Dhe menjëherë iu kthye sëmundja e mëparshme.
Melaqja vazhdoi dhe shkoi te njeriu i dytë, si i varfër dhe kërkoi ndihmë prej tij. Ai u tregua më koprrac. Filloi t’i bërtas, ta ofendojë dhe ta largojë me forcë. Melaqja me shpejtësi u shndërrua në formën e vërtetë dhe i tha: “Kthehu në sëmundjen e më parme, pa flokë (qel)” dhe me urdhrin e Allahut u sëmur. Ai filloi të qajë dhe u pendua, por pendimi i tij nuk pati efekt.
10 101 Tregime
Vazhdoi melaqja për ta provuar njeriun e tretë. Kur shkoi te ai, kërkoi ndihmë dhe u paraqit si i varfër, i gjorë dhe me rroba të vjetra, dhe i tha: “A keni diçka të më ushqeni se jam i uritur?”
Ai me zemërgjerësi i tha: “O vëlla, ti je i varfër dhe nevojtar. Por tërë kjo pasuri është begati prej Allahut, merr sa të duash dhe sa të kesh nevojë, vetëm se për këtë falënderoje Allahun, e jo mua”. Melaqja prej të varfërit u shndërrua në formën e vërtetë e tha:
“Ti je bamirës, falënderues dhe i dobishëm për shoqërinë, për këtë arsye Allahu do ta shtojë pasurinë dhe do të të japë shëndet të fortë përgjithmonë.”