Nje dite Ebu Xhehili i pergatiti nje kurth Pejgamberit alejhisselam. Hapi nje grope perpara shtepise se vet dhe e therriti Pejgamberin per vizite ne shtepine e tij. Kur Pejgamberi po shkonte drejt shtepise se Ebu Xhehilit vjen Xhebraili alejhisselam dhe i tregon per gropen.
Kur e mori vesh kete gje Pejgamberi u kthye ne shtepine e tij. Ebu Xhehili kur e pa se kthehej mbrapsht u nis ti shkonte nga pas per ta pyetur per arsyen, por harroi gropen qe kishte hapur dhe ra ne gropen qe hapi vete.
Per ta nxjerre qe aty i zgjaten nje litar, por nuk e arrinte dot litarin. Sa me shume qe ia zgjatnin litarin aq me teper thellohej gropa. Ne kete gjendje Ebu Xhehili gati sa nuk po cmendej brenda gropes se erret.
I dergon fjale Pejgamberit dhe i lutet qe ta nxjerre nga gropa. Kur vjen Pejgamberi prane gropes i thote:
– Po te nxorra nga gropa a do te besosh?
– Po me nxorre nga gropa do te besoj.
Pejgamberi alejhisselam i zgjati doren e tij dhe e nxorri prej aty. Kur doli, Ebu Xhehili tha, “Nuk kam pare kurre magjstar kaq te fuqishem sa ty ne jeten time.” DHE NUK BESOI.
