Pse lejuam (Fajtorët) – Poezi

Pse lejuam (Fajtorët) – Poezi

Po, fajtorë jemi ne, që lejuam
t’na udhëheqin komandantë, gjeneral
t’paditur, pa ushtri, figura krijuam
“urtar” të thinjur na servuan në piedestal.

Ata e mblodhën gjithë dhjamin,
për ne lan një kockë sherri,
pse lejuam t’na nxijnë fytyrën
Po boj be!
Slejoj t’na tret gjakun një qershi.

Mbjellët kudo vrer dhe kullosë të egër,
na kurseni karanfilat, na kurseni manjollat,
pa to, tufani do t’na lëndoj në sedër
ju ogurzi na bët gjah, coftinë për sorrat.

Mos ma preni pemën, mos e prekni manin
nën atë hije, nën atë fllad dashuronim
aty qanim dert për vatanin
Bo bëj be… Do t’va rzoj namin

* * *

Ju nuk patët kalem,
jo se jo shpatë…
Jo përherë ishit shkart

ZAHID