MASKAT
Zoti i madh paska caktu
Ty Planet me të gjalleru
Anë e mbanë me të stolisë
Për dëshirë të Perëndisë.
Djell e Hënë në ty lundrojnë
Livadhe, fusha në ty lulëzojnë
Ujëra e male në ty gjallërojnë
Krijesa të shumta në ty kalojnë.
Ndër krijesa, ky njerëzim
Qenkan nisur për n’amshim
Musafir për një pushim
I pranon në këtë rrugëtim.
Mbushur qenka kjo gjithësi
Me rini e pleqëri
Të kapluar sgjejnë qetësi
Larg njëri tjetrit, hasmëri.
Tokë e bukur, shtrat i qetë
T’krijoj zoti pa të metë
Urdhrav t’tina me urti
I qëndron me besnikeri.
Ç’kanë kta njerëz plot huti
Ç’kan kto fytyra qenkan nxi
Qenkan mbulu për marrëzi
Me pëlhura djallëzi.
Nuk u doli diell as hanë
Si u sollët n’kët mejdan
Këtë fytyrë pasket shëmtu
Nga mëkatet qenket zbulu.
Ky identitet nga ju erdhe?
A nuk ndoqet Pejgamber?
Në tokë të zotit me jetu
Urdhnat e tina dojnë pasu.
Vetëm veten pasket shiqu
Athua egon pasket pasu?
Dëshirat tua, ke shenjtëru
E as për Zot spaske mendu?
Historinë, s’paske shiqu
Popujt tjerë kah kanë kalu
Cilat hapa kanë pasu
E me çka janë urdhëru?
Nuk është e re e as risi
Robi, i uritur në këtë gjithësi
I pa ngopur në ligësi
E i prirë për kotësi.
Kshtu e ka ky mejdan
Mjaftë! thuj vetit o Hajvan
Model zgjodhe kotësinë
Për udhëheqës ligësinë
Si shpërblim, ke marrezinë
Identitet djallëzinë.
Kohëra të tilla, në këtë planet
Popujt e tjerë si ju vetë
Vuajtje ndëshkim, kanë përjetu
Sepse Zot nuk kanë pranu!
Mjaftë e pata me kto fjalë
Maskat, syte mi kanë terru
Dhe shiqmin ma kan dobësu
Nga të tjeret jam distancu
Shijen e jetës ma kanë idhtsu
Për të dashurit jam përmallu
Përshkak se ju jeni tranu
Veten zot dashtët me shqu
E dynjanë me e drejtu
Në fund njerëzimin me e verbu.
Zoti dëshirën jau ka plotësu
Ju la ëndrrën me e jetu
Far e fis keni shkatërru
Qindra vjet keni dëmtu
Fytyrës Maskë i keni vëndu
Sëmundjes shpirtit me i shpëtu
Veten Insan sditet me e ndërtu.
Nëse don me u qetsu
Nga kjo jetë mos me u hutu
Fytyrës pëlhurën me ja zbulu
Shpirtit të zezën me ja largu
Terrin me dritë me e ndriqu
Me njëri tjetrin afër me shku
Mëkatat tua me i largu
Njeriut, Njeri identit me i pru
Egos shenjtërinë, me ja shkatërru
Të keqin, udhëheqës mos me pranu
Fjalën e zotit me e pasu
Profet Mustafanë me e pranu
Ne rrugë t’tina me u dashuru
Pa Kur’an mos me jetu
As pa Myrshid jetën me qu
Ditë e natë mos me harru
Emrin All-llah me e lartësu!
Sjam i thirrën për kto fjalë
As për shkrim, as sjam Imam
Faniën, pishtar zoti ma ka dhuru
Usulin e tina me e pasu
Indiferent botës smujta mej qëndru.