Ligjërata e 79-të nga Prof.Dr.Metin Izeti

SUREJA KARIATUN

Miq të respektuar sonte do të vazhdojmë me suren Karia. Sa për ta lidhur temën po i përmendi dy tri elemente të ligjëratës së javës së kaluar. Allahu xh.sh. na tregon për një zë të furishëm, të madh, për kijametin, për kataklizmën, për prishjen e botës, për prishjen e familjes, për prishjen e personit, për prishjen e shoqërisë, thotë a e din çka është kjo, ve ma edrake me’l karja, dy tri herë e përmend, el kariatu, me’l kariatu, ky zë i furishëm el-karija, çfarë është ky zë i furishëm, a mund ta perceptoni, a mund ta kapni se çka është ky zë, a keni mundësi ta paramendoni se ç’është kjo. Pastaj kalon në sqarimin dhe neve na e sqaron nëpërmjet të një mënyre pak mët tepër figurative, jo në mënyrë logjike, për shkak se thotë ju nuk keni mundësi ta perceptoni këtë, keni mundësi vetëm ta përjetoni. Pra thotë, kur do të krisë ky kijamet njerëzit do të bëhen si fluturat kur rrotullohen rreth zjarrit, jevme jekunu’n- nasu ke’l fereshi’l- mebthuth. Këto flutura kanë munëdsi të kenë dy kuptime të rëndësishme që lidhen edhe me kuptimin e këtij zëri të ashpër. Kuptimi i parë i fluturave, në përkthimet në gjuhën shqipe do ta shihni si insekte, nuk është drejtë, nuk bëhet fjalë për insekte por bëhet fjalë për atp fluturat të cilat rrotulohen si pervane rreth zjarrit, dhe këto në peozinë lindore kanë kuptimin e njerëzve të cilët janë të dashuruar. Pse? Ato për shkak se janë të dashuruara në zjarrin e dijnë se do të digjen dhe nuk largohen prej zjarrit. Kuptimi i dytë është se zjarri në fund i fut në kllapi, i dremit, i malit këto flutura. Këto dy elemente i ka ky zë të cilin e përmend Allahu xh.sh., një është elementi i kllapisë dhe dremitjes me të cilën ballafaqohet njeriu atëherë kur e përjeton kjametin, pa marrë parasysh se çfarë kjameti është, është kjameti i madh i cili do të ndodhë me shkatërrimin e botës apo është kjameti i vogël që bëhet me shkatërrimin e personit, me shkatërrimin e shoqërisë që ne çdo ditë ballafaqohemi me to. Kjameti për njerëzit të cilët nuk e arrijnë nuk ka kuptim, ata përherë do ta dijnë si një sfidë që do të ndodhë dikur vonë, në fund. Por kjameti për të pasur kuptim duhet të jetë pjesë e jetës sonë dhe të gjitha ajetet e Kur’anit nga aspekti metaforik edhe nëse flasin për çështje të cilat nuk ka mundësi ti mbërrijë çdo gjeneratë, mirëpo në mënyrë metaforike janë prezente në jetën e njeriut. Edhe kjameti në këtë mënyrë është prezent në të gjitha elementet e jetës tonë. Nëse shkatërrohet jeta jonë nuk ka lidhje kur bëhet kjameti, personit të cilit i shkatërrohet jeta, i shkatërrohet familja, i shkatërrohet shoqëria, nuk është me rëndësi se kur do të bëhet kjameti, është me rëndësi se ai e ka përjetuar një kjamet. Pra për mos ta përjetuar këtë kjametin, që ky zjarri, ky zë neve mos të na hudhë në dremitje, në kllapi për rreth vetes, është me rëndësi që zërin i cili vjen prej brendisë së zjarrit, si e tregon hz. Mevlana me atë foshnjen që i drejtohej nënës së vet, eja këtu brenda se këtu në zjarr ka edhe shpëtim, se ky i njëjti zjarr i cili i dremit këto flutura, ka qenë edhe kopsht për Ibrahimin a.s., është me rëndësi që ky zë edhe pse është i furishëm, është zë i Zotit dhe për ne të bëhet shpëtim dhe na e mundëson që të gjitha kjametet të cilat i përjetojmë gjatë jetës të na kënaqin neve. Mbrëmë e dëgjova një poezi të Niçes, se Niçen e dua shumë, Niqeja është pak budallë, por është shumë i fortë, dhe thotë, po ka mundësi që të më lodhni, të më torturoni, por ju do të vdisni unë nuk do të vdes. Dhe ky element është i rëndësishëm, do të thotë që është elementi që njeriun e bën të pavdekshëm, e shkrin brenda atij zjarri që ka mundësi t’ia shkrijë ose trupin ose shpirtin. Kjameti për të cilin flet Kur’ani është kjameti i cili ndodhë te ne dhe na e shkrinë, na e humbë, na e shkatërron shpirtin tonë, ky është kijameti i vertetë. Ai tjetri ka mundësi neve të na djegë nga aspekti i trupit, mirëpo ne të bëhemi një me zjarrin. Dhe në këtë rast paramendoni njeriun të cilit i digjen të gjitha epshet, i digjen të gjitha elementet që atë e lidhin në mënyrë të ngushtë me këtë botë, nëse këto elemente i digjen, atëherë ai njeri lidhet me zinxhirin e përhershmërisë me Allahun xh.sh. Mos mendoni se kjo është utopi. Ky është një prej problemeve kryesore që është duke e përjetuar njeriu bashkëkohorë, se kur flitet për gjëra të tilla ai mendon se janë gjëra utopike të cilat ne nuk kemi mundësi ti arrijmë. Nuk është e vërtetë.
Sot e bisedojshim me njërin prej juve një çështje, për një metaforë që është e rëndësishme edhe në mistikën islame, ka tri gjendje të rëndësishme tesavufi, që përjetohet edhe këtu, në këtë rast në këtë ajet. Njëra është vexhd, e dyta është tevaxhud, e treta është vuxhud. Vexhd do të thotë për së largu ta ndiqni diçka. Ky është një lloj si larg jush të jenë dy gota ose dy gavanoza me ujë, kur e shihni prej së largu nëse jeni të etur mendoni se ai ujë është i mirë, pa marrë parasysh për cilin prej tyre bëhet fjalë, pra ky është elementi i vexhdit. Mirëpo vetëm nëse i afroheni dhe të pini prej njërës gotë, keni mundësi të dini se cili është ujë deti që nuk ua shuan etjen dhe cili është ujë i pijshëm, ky është elementi tevaxhud. Ndërsa në realitet ta përjetoni është atëherë kur vet do të bëheni ujë, që t’ia shuani etjen dikujt tjetër, mos ta leni të ngelë i etur, ky është elementi i vuxhudit, i qenshmërisë, i shndërrimit në ekzistencën reale. Ose shpesh herë sufijtë e kanë dhënë edhe shembullin me detin. Njeriu në nxehtësinë e djellit shpesh herë freskohet edhe kur është në bregdet, prej larg kur e sheh detin, pra është më freskët se kur është në fushë, ky është vexhd, por pak më tepër freskohesh kur t’i lagësh këmbët, tevaxhud, ndërsa kur të hysh e të notosh në det e përjeton atë kënaqësinë, vuxhud. Për atë këto tri shkallë janë të rëndësishme. Ne këtu bashkarisht, besoni se fakiri nuk e ndjej veten se jam në anën tjetër tuajën, por kjo është një hallkë ku hallka nuk ka kokë, e keni parë është rreth, të gjithë janë brenda hallkës, pra rahmeti rrotullohet te të gjithë, secili nga ne jemi brenda, secili flet dhe secili dëgjon. Përdeisa fakiri e ka ndjenjën vetëm të flas e mos të ndëgjojë, atëherë nuk bëhet punë, do të thotë ne bashkarisht edhe flasim edhe ndëgjojmë. Edhe në këtë rast përjetimi prej së largu është si i atij që e sheh prej larg detin dhe ndjen një kënaqësi. Paramendoni të lagen këmbët, atëherë freskia e kësaj vjen edhe më tepër. Të notohet brenda atij deti të pafund të shpirtërisë ajo e jep kënaqësinë e vërtetë.. Në përgjithësi problemet me të cilat ballafaqohet njeriu sot, janë probleme që kanë të bëjnë me dimensionin fizik të tij, me dimensionin lëndorë të tij. Pra sa më shumë i kushtohet rëndësi atij zërit të parë të furishëm që njeriu frikohet se do ia shkatërrojë trupin, atëherë ka edhe më shumë frikë. Paramendoni secili prej nesh kur zgjohemi në mëngjes, edhe nëse nuk kemi asnjë problem, kemi të hamë, të pijmë, rahat jemi, zgjohemi me brengën se mund të na ndodhë ndonjë gjë gjatë ditës. Ky është rrezik, ky është rrezik ekzistencial për njeriun. Dhe ne çdo ditë jemi duke u ballafaquar me këtë element të rrezikut. Njëri prej çështjeve që shejtani më së tepërmi na e imponon është ky, esh-shejtanu jeidukumu’l fakre, shejtani juve ju frikëson prej fukarallëkut. Ose parimi i të keqes, shejtani na imponon neve çdo ditë se do të ballafaqohemi me fukarallëkun, është ajet kuranor, është prej ajeteve të pakta të Kur’anit që fillon me emrin e shejtanit.
Edhe fukarallëku është dy llojesh. Një është fakri manevi, varfëri kuptimore, nëse keni lexuar në librat e fakirit, shumë flas në lidhje me varfërinë kuptimore. Varfëri kuptimore do të thotë që të jesh tamam pasanik, se atëherë çdo gjë të cilën tjerët mendojnë se ti e ke, ti e din se nuk është e jotja, ti e din se është e Allahut xh.sh., se Pronarë absolut i çdo gjëje është Allahu xh.sh. Dhe atëherë kur çdo gjë është në dorë të Tij, atëherë askush prej dorës tuaj nuk mund të merr asgjë, sepse ne nuk kemi, ne jemi vetëm ruajtës të emanetit. Kjo është varfëri kuptimore. E dyta është varfëria lëndore, është ajo varfëri kur njeriu mendon se ka në dorë diçka, dhe atëherë kur i humbë diçka e vogël, po edhe mos ti humbë, ka frikë mos ti humbë, pandërprerë përballet me këtë element. Cili jeton më rehat, ky që beson në këtë dimension, apo ky që nuk e pranon këtë atë? Nëse ky që e pranon këtë sqarim jeton më rehat, ia ka arritur qëllimit, se ka jetuar rehat, edhe i pasur ka qenë por edhe ka jetuar rehat, e mos ta diskutojmë se nëse ky si një musliman, si një besimtar, e beson këtë realisht. Pasi që e thotë Zoti aty nuk ka asnjë dyshim. Shejtani nuk ndalet vetëm me këtë, ai e imponon, të frikëson prej fakirllëkut ve je’murukum fi’l fahshai, dhe atëherë kur të frikëson prej fukarallëkut ta urdhëron të keqen. Që ta shpëtosh fizikusin tënd, ai ty ta imponon që ta bësh çdo të keqe, dhe atëherë kur e bën të keqen, atëherë të shtohet edhe më tepër frika, dhe kjo krijon edhe një averzion edhe ndaj vetvetes. Mendoj se këto janë disa prej elementeve të cilat duhet ti kemi parsysh kur bëhet fjalë për atë zjarrin i cili ta djeg edhe dimensionin e jashtëm, që s’ka fjalë që është zjarri i fesë, por edhe ai zjarri i cili është zjarri i dënimit, i ndëshkimit që ne e inicojmë, të cilin Allahu xh.sh e ka shprehur nëpërmjet të kjametit.
Ve tekunu’l xhibalu ke’l- ihni’l- menfush, dhe atëherë kur do të shndërrohen në pupla të leshit të shumëngjyrshëm. Kjo s’ka fjalë që është një metaforë shumë e fortë. Për malet në Kur’an thuhet , ve’l- xhibale evtada, malet janë shtyllat e tokës, planetit të tokës. Paramendoni këto shtylla të jenë aq të buta sa që të jenë si pambuk, dhe nëse janë kështu të buta, a kanë mundësi që ta luajnë rolin e shtyllës dhe ta mbajnë tokën. Për të qenë malet shtylla, gjithesi duhet ta ruajnë forcën e tyre. Mirëpo largimi prej këtij relacioni me Zotin, prej këtij relacioni me shpalljen e Zotit, neve na i shndërron edhe shtyllat e jetës në rreziqe për ne. Se kur ta shihni një gërmadhë me pambuk mendoni se ka shumë diçka, por kur të shkelni në të ka mundësi që më shumë të fundoseni në të. Ky është elementi që i shkatërron shtyllat. Shtyllat e jetës sociale të njeriut janë disa. S’ka fjalë që e para është që një person të ketë vetëbesim, ta themi me këtë vokabularin bashkëkohorë, edhe pse fakiri nuk e pranoj termin vetëbesim. Shpeshherë kur njerëzit shkojnë të konsultohen, iu thuhet, posaçërisht të rinjëve, e keni humbur vetëbesimin, ai sikur të kishte vetëbesim nuk do ta humbte. Është paradoksale, e pakuptimtë, vetëm Zot-besim mund të ketë, vetëbesim jo. Vetëbesimi përforcohet atëherë kur ka Zot-besim, se sikur të ishte besimi i vetes ta mbajë njeriun në këmbë, atëherë nuk do ta humbte asnjëherë. Mirëpo atëherë kur ky vetëbesim është Zot-besim, atëherë dikush tjetër të mbanë në këmbë. Atëherë kur e humbësh, s’ka fjalë se mund ta humbësh, secili kemi mundësi ta humbim, periudhat e ndryshme të jetës ndikojnë që ta humbësh, s’ke mundësi të qëndrosh në këmbë. Pra, ky vetëbesimi, Zot-besimi është njëra prej shtyllave. E dyta, shtylla e familjes, sot bota bashkëkohore ka problem të rrezikshëm me ardhmërinë njerëzore, dhe do të ballafaqohemi me këtë problem në periudhën e ardhshme nëse nuk bëhen ndryshime radikale në filozofinë e përgjithshme të njerëzimit, ne do të ballafaqohemi me problemin e mbijetesës sonë fizike si njerëz. Kjo për shkak se familja është një prej këtyre elementeve kryesore me të cilën ka filluar jeta në tokë dhe është e paimagjinueshme jeta në tokë pa ekzistimin e familjes. Ndërsa momentalisht këtë shtyllë të fortë të shoqërisë jemi duke e shndërruar në pambuk. Ose organizimet e ndryshme të njerëzve, pa marrë parasysh cilat janë, këtu bën pjesë edhe shteti, këtu bën pjesë edhe fondacioni, këtu bjnë pjesë edhe organizimet tjera bëhet fjalë për qëllime njerëzore, as që më interesojnë ato që janë jo njerëzore, të gjitha këto janë nga një shtyllë e shoqërisë.
Disa prej juve ua kam treguar, por po e tregoj edhe një herë. Sulltan Sulejmani, Kanuniu ka pasur dy këshilltarë kryesorë. Njërin e ka pasur këshilltarë juridik, kur ka pasur ti rregullojë punët e dynjasë sipas ligjit, e ka pasur Ebu Suud Efendiun. Ebu Suud efendiu është një prej juristëve më të fortë të historisë islame. Tjetrin këshilltarë e ka pasur kur ka dashur ta rregullojë shpirtin, e ka pasur Beshiktashllë Jahja Efendiun. Beshiktashllë Jahja Efendiu është një shejh që e ka pasur edhe si vëlla qumështi sulltanin. Një ditë mërzitet mjaft prej punëve pushtetare dhe e dërgon një ndihmës të vetin te Beshiktashllë Jahja Efendiu me një letër, ku e pyet se kur shkatrrohet shteti i im. Beshiktashllë Jahja Efendiu e merr letrën, e kthen mbrapa dhe ia shkruan “nemelazëm Sulltanëm”, çka më intereson o Sulltani im, dhe i thotë ndihmësit dërgoja Sulltanit letrën. Sulltani ka menduar se shejhi është prekur, dhe ka marrë kalin dhe ka shkuar te shejhu. Ky është respekt, ta dini. Në historinë islame pozita e diturisë dhe shpirtërisë është pozita më e lartë. Njëherë Imam Malikun e ka thirrur njëri prej sundimtarëve emevi që t’ia mësojë djemt. Ai iu ka përgjigjur, dituria nuk shkon askund, te dituria shkohet. Edhe këtë ta dini, dijetarët duhet ta kenë pozitën e vet, për shkak të diturisë, jo për shkak të personit të tij, për shkak të institucionit të diturisë dhe shpirtërisë që e përfaqëson. Pra ky ka menduar se shejhu është hidhëruar me Sulltanin, dhe i ka hipur kalit dhe ka shkuar personalisht te shejhu. Ka hyrë brenda dhe i ka thënë, më fal se gabova, e dërgova ndihmësin, por tash erdha vet, a ishte ajo përgjigje e pytjes time apo nuk më dhe përgjigje. Shejhu i ka thënë, unë të dhash përgjigje në pyetjen tënde, por të dhash përgjigje që mos ta marrësh vesh e të vish këtu, atëherë kur njerëzve brenda shoqërisë tënde nuk do të ju interesojnë punët shoqërore, atëherë do të prishet shteti, elementi i dytë, atëherë kur dhentë do ti hajë bariu e jo ujku, atëherë do të prishet shteti. Momentalisht kudo në botë, për fat të keq, institucioni i shtetit është bari që i han dhentë e veta. Ky mentalitet e shkatërron gjininë njerëzore. Do të thotë prej elementit të fortë shtyllat janë shndërruar në pambuk, ky është kjamet.
S’ka fjalë se këtu flitet për kjametin kur do të bëhet shkatërrimi i botës, kur malet fushat do të coptohen në atë mënyrë që do të duken si copa të pambukut të shpërndarë në katër anë. Po pse shumëngjyrëshe? Për shkak se anomalitë nuk janë një ngjyrëshe. Sot ne kemi problem me një pjesë të madhe të njerëzve të cilët me ngjyra të ndryshme i ndihmojnë elementit të kjametit, elementit të prishjes sociale. Edhe për atë e preferoj Bukovskin, mbrëmë e postova një poezi të tij. Ju lutem lexone atë poezinë e Bukovskit, në këtë kontekst lexone, ta shihni llojllojshmërinë e manipulimit shoqërorë të njerëzve. Kur ai që flet për Zotin më së tepërmi e keqpërdorë Zotin, ose ai që flet për dashurinë më së tepërmi e keqpërdorë dashurinë. Pra ky element e fut në një krizë të rrezikshme gjendjen njerëzore.
Fe emma men thekulet mevazinuhu fehuve fi ishetin radijeh. Edhe ky është një prej elementeve shumë të rëndësishme që ne shpesh herë nuk jemi në gjendje ta themi kështu si e thotë Zoti. Thotë, ata që do ta kenë anën e të mirave më të rëndë, do të thotë do të rëndojë peshorja nga ana e të mirave, fehuve fi ishetin radijeh, ata do të kenë një jetë të rehatshme, ata do të jenë të kënaqur me jetën e tyre. Çka thotë, a thotë që mos të ketë asnjë gabim, apo thotë kush do ti ketë më të rënda veprat e mira. Pra do të thotë nuk është utopi feja, nuk mundet pa gabime, unë po ua them, për atë edhe ekziston institucioni i tevbes, institucioni i istigfarit, nuk ka mundësi njeriu të jetojë pa gabime. Pejgamberi s.a.v.s. e ka një hadith ku thotë, çdo bir i Ademit bën gabime, për atë ekziston institucioni i tevbes. Asnjëherë kur njerëzit do ti thirrim në fe, kur me njerëzit do të bisedojmë për fenë, kur njerëzve do t’ua preferojmë fenë, nuk duhet të ju flasim për utopi, për gjendje utopike të cilat nuk mundemi ti bëjmë edhe vet, prandaj edhe ajeti thotë kur veprat e mira do të jenë më tepër. Edhe në shoqëri është kështu, ne momentalisht kemi probleme për shkak se e keqja është shumë më tepër se të mirat. Në çdo periudhë ka pasur dhe në çdo periudhë do të ketë, sepse është shoqëri njerëzore, por duhet e mira të jetë e para, e mira të sundojë. Për atë thotë fehuve fi ishetin radijeh, ata do ta kenë një jetë të rehatshme. Allahu xh.sh. në Kur’an në një ajet tjetër thotë ve men eareda an dhikri feinnehu meisheten danken, bash e sqaron si një antinom të kësaj që e thotë këtu që ata që do t’ia kthejnë shpinën përkujtimit Tim, , ata do të kenë një jetë të ngushtë. Maisha arabisht do të thotë çështje ekonomike, i thonë edhe rrogës, do të kenë ngushtime ekonomike në jetën e tyre. Pse? Nëse ia kthejnë shpinën përkujtimit Tim, thotë Allahu xh.sh. Ne e kemi përkthyer në të shumtën e rasteve, kush ia kthen shpinën Kur’anit, pra rregullave të fesë. Pse nuk dinte Zoti të thoshte kështu, kush ia kthen shpinën hallalleve, harameve, kush ia kthen shpinën Kur’anit, Kitabit, lirisht do të kishte mundësi të thoshte kështu, por e përmend fjalën dhikr. Dhikër do të thotë përkujtim, përmendje. Kjo për shkak se fjala dhikr brenda i ka të gjitha këto, e ka Librin e Zotit, i ka Emrat prej Librit të Zotit, është një prej emrave të Pejgamberit s.a.v.s., i përmban brenda hallallet dhe haramet, por njëkohësisht brenda vetes e përmbanë edhe përkujtimin e Allahut xh.sh. i cili është i pandërprerë. Personi i cili pandërprerë e përkujton Zotin, ai shumë vështirë mund të bëjë punë të këqija. Elementi i përmendjes së shpeshtë të Allahut xh.sh., që në tesavuf i themi dhikr, evrad, njeriun e bën të varur prej përkujtimit të Zotit. Edhe të thotë la ilahe ilallah edhe të vjedhë, nuk është e mundur. Largimi i këtij element të rëndësishëm njeriun e afron me të keqën, edhe kjo është neglizhenca, gafleti. Nëse përkujtimi shndërrohet në shprehi atëherë ajo bëhet pjesë e jetës suaj. Inshallah ju vjen rasti ta lexoni veprën Et-tenbih ala sebili’s- seadeh, “Kahëzim në rrugën e lumturisë” të Farabiut , e keni në shqipe, e kam përkthyer fakiri ndoshta para njëzet vjetëve, dhe aty Farabiu thotë që të mirat atëherë kur kalojnë në shprehi atëherë kanë zënë vend në jetën tuaj, jo kur i bëni me zor, atëherë kur bëhen shprehi, atëherë kur i ndihmoni dikujt dhe nuk e mundoni vete, por u ka kaluar në shprehi, është bërë normale në jetën tuaj. Njëjtë kur të thoni la ilahe ilallah, ose kur të thoni bismilah, ose kur të thoni Allahu ekber, ose kur të thoni subhanallah, ose kur të thoni ja Haj, ose kur të thoni ja Allah, të gjitha këto janë pjesë përbërëse të jetës. Pra kjo e kultivon një person etik, estetik i cili ndryshon nga të tjerët. Metafizikisht e bën me nur njeriun.
Pejgamberi s.a.v.s. një ditë duke ndejur me sahabët iu thotë, ju jeni shokët e mi, por ka një grup të njerëzve të cilët janë miq të Allahut xh.sh. Sahabët e kanë pyetur, ja Resulallah, si do ti njohim këta njerëz. Pejgamberiu iu thotë, atëherë kur do ti shihni ata, do t’ua përkujtojnë Zotin., ata janë miqt e Zotit. Pra kjo nuk ju mashtron asnjëherë, do të thotë kur do ta shihni një person dhe ua përkujton Zotin, ta dini se është i mirë, posaçërisht kur do të flet për Zotin, mirëpo kur do ta shihni një njeri dhe ju duket se po ju thotë, ikni prej Zotit, ta dini se ky nuk është njeri i mirë. Ky është testi më i mirë, zemra nuk e gënjen njeriun. Kur do ta shihni, nëse ua përkujton Allahun xh.sh., kur do ta mendoni, nëse ua përkujton Allahun xh.sh., atëherë ta dini se është person i vërtetë, ndiqne, nëse nuk ua përkujton Zotin, nëse përkujtimi i emrit të tij nuk ua përkujton Pejgamberin s.a.v.s.a., po ua kujton Realin, Barcelonën apo ku ta dij unë, atëherë ikni prej tij. Pra këto elemente janë elemente të rëndësishme të cilat neve na afrojnë te jeta e rehatshme. E kundërta e kësaj është jeta me brenga, por nuk është vetëm kjo, ajo që neve na frikëson si besimtarë. Kjo pjesë është për ata që janë të koncentruar më tepër në këtë botë , por për ju nuk është deri këtu, do të thotë kjo pjesë është për ta folur në xhami ku nuk e njoh xhematin. Mirëpo këtu kur ju njoh juve, është pjesa e dytë shumë e rrezikshme. Ve nahshuruhu jevme’l- kijameti eama, thotë, ditën e kijmaetit ata do ti ngjallim pa sy, të verbërt në ahiret. Kale rabbi lime hasharteni eama ve kad kuntu basiren, o Zot pse më ke ngjallur pa sy kur unë në botën tjetër kisha sy. Kale kedhalike etetke ajatuna fenesiteha ve kedhalikel jevme tunsa, Ne ti dërguam ajetet Tona, ti as nuk ua ktheve sytë ti shohësh ato, Ne të folëm, të dërguam njerëz të të flasin, ti nuk i more parasysh ato gjëra dhe Ne sot kemi harruar që ke pasur sy. Kjo do të thotë, mosperceptim i begative të Zotit në ahiret, nuk ka gjë më të keqe. Më e keqja mostakim me xhemalin e Allahut xh.sh. , një prej kënaqësive më të mëdhaja të ahiretit. Inshallah Allahu xh.sh. na e bën nasib takimin.
Fe emma men thekulet mevazinuhu, ata që do ti kenë veprat e mira më tepër, do të thotë, jo që s’do të kenë vepra të këqija fare, jeta është e tillë, mirëpo përherë veprat e mira do ti kenë më të shumta se të këqijat. Do të përpiqen që mos të kenë vepra të këqija, të paktën do ta zvoglojnë numrin e veprave të këqija. Përherë veprat e mira atyre do t’ua mundësojnë që ti braktisin veprat e këqija, sepse Allahu xh.sh. thotë, inne’l hasanati judh’hibne’s- sejiati, veprat e mira i fshiejn të këqijat, kjo është një përkujtim për ata që e përkujtojnë Zotin. Veprat e mira gjithnjë i fshinë veprat e këqija, për atë pas gabimeve që i kemi bërë dje duhet të përpiqemi maksimalisht që të bëjmë vepra të mira. Veprat e mira e mbajnë gjallë njeriun në këtë botë, sa më shumë të kemi vepra të mira, aq më shumë do të ikim prej kjametit dhe veprat e mira gjithnjë do ta mbajnë lartë njeriun. Në këtë botë kemi ardhur pa vullnetin tonë, Zoti na solli në këtë botë, por nuk do të thotë që pa vullnet të shkojmë nga kjo botë, por në këtë botë duhet ta jetojmë jetën me vullnetin tonë edhe të dalim prej kësaj bote me vullnetin tonë. Momentalisht të gjithë jemi duke jetuar një periudhë të jetës në të cilën edhe të keqen nuk e bëjmë me vullnet, edhe te e keqja jemi hipokrit. Edhe të këqijt nuk janë ashtu të sinqertë, më përpara ka pasur komunist, por ia ke dhënë dorën, bravo je komunist, ndërsa sot është komunist, por kur ulet me hoxhën, më hoxhë se hoxha. Nuk guxon njeriu të mos ketë aspak identitet. Për këta Allahu xh.sh. thotë, innel munafikine fi’d-derki’l- esfeli mine’n- nar, ata dyftyrëshit, munafikët, ata le ta dijnë që janë në shtresat më të ulta të xhehenemit. Kjo është shumë e rrezikshme, mirëpo atëherë kur të jemi me të mirën nuk duhet të kemi aspak frikë, hiç aspak. Nëse veprat e mira i kemi më tepër se veprat e këqija, e ne e dijmë a i kemi a jo, tjerët mund të mos e dinë mirëpo ne e dimë, veten s’mund ta gënjejmë asnjëherë, atëherë rrini rehat se edhe jetën do ta kemi të kënaqshme edhe për ne edhe për Zotin, por edhe në të njejtën kohë do ta jetojmë jetën me vullnetin tonë dhe që është më e rëndësishmja, do të vdesim me vullnetin tonë dhe ashtu si kemi pasur dëshirë.
Faleminderit!