STREHIM NË DASHURI (NA’T-I PEJGAMBER)* (Poezi)

STREHIM NË DASHURI (NA’T-I PEJGAMBER)*



SONTE TE TI GJETA STREHIM,

MË MORRE SI FËMIJËN JETIM,

MË OFROVE BUKË, KRIP,

MË DHE UJË, SQARIM, UDHËRËFIM.



NË KËTË NATË, I ZEMËRPËRVLUAR,

TU DORZOVE TOK ME VUAJTJEN,

ME QENIEN, ME ËNDRRËN E PA ËNDËRRUAR,

ME PIKËLLIMIN DHE ME MOSQENIEN.



NË AFËRSINË E T’NGROHTIT TËND,

TESHAT E LAGURA MU TERRËN.

MA LARGOVE DYSHIMIN, MELANKOLINË,

KËTIJ SHPIRT, JU BËRE SHËRIM.



**************************************

ATË NATË…

TË SHTRIRA ISHIN KËTO DUAR.

MË SHTRËNGOVE, FORTË MË PËRQAFOVE,

SHIJIM, JETË TË RE MË MUNDËSOVE.



DIKUR…

ISHA I VRAZHDË, ISHA I ASHPËR,

TI MË KALITE, MË BËRE TË BUTË.

ATËHERË KUR ISHA I SHURDHËR,

NË HESHTJE MË BËRE TË URTË.



I VETËM…

S’DO TI GJEJA AGIMET E KALTËRTA,

URTËSIA JOTE M’I LARGOI,

HIJET E NETËVE TË ERËTA,

ZAHIDIT, NË ZEMËR IU NDEZ FLAKA.



* LËVDATË PËR PEJGAMBERIN MUHAMED A.S.

ZAHID.