KUDSI IM…
U ngushtua krahrori, flaka zemrën ma morri
Ëndrra flet kjo bashkësi, vërshimi edhe ëndrrat ia vodhi
Të shenjtë e ke emrin ti, qielli porosinë me ty e përcolli
Virgjëria yte s’njeh fuqi, skuqem nga turpi, me ndërgjegjen çka ndodhi!
Çerdhe të dashurisë e ke çdo shtëpi, ajër shpirti ke në mur e xhami
Këmbanat i ke qiell me harmoni, por edhe gurin prag e ke për në Gjithësi
Profetët shkelën dheun që e ke ti, shenjtorë e uruan çdo lagje që ke ti
Sulejmani më të Lartën ndërtoi, Isai në djep foli, Muhammedi në miraxh shkoi.
Lotëve të Kabbanit iu bashkua një Fani, ditë natë asgjë nuk ndryshoi
Dritat nuk na u shuan ama kandilë nuk kemi, u bezdisa nga fjala që veprën ngushtoi
Errësirë kudo përreth, drita vetëm tek ti, zullumqarë përreth, i drejtë vetëm ti
Kudsi im! A të vajtoj si qyqar që vetëm fjalë di? A të kërcënoj me fjalë si fëmi?!!
Besoj se je qytet qielli siç tha Sezai, dhe të pabesët vetëm hijet i mbajnë në zi
Kjo erë e keqe e qelbësirave ogurzi, nuk e mund dotë aromën profetike që ke ti
Kible ishe i të Dashmit dhe miqve, ti, nuk ua ditëm vlerën atyre, jemi duke të humbur edhe ty
Të gjithë themi që kemi me ty miqësi, por asnjërit s’na mbeti nga e jotja shpirtëri.
Zemra më digjet, i shkatërruar jam në zi, zullumqarët janë duke proklamuar pabesi
Sytë që ushqehen me dhunë janë duke pri, gjakun e të pafajshmëve e kanë terapi
Dje i vranë profetët në tradhti, sot kanë vendosur të shkelin dheun e shenjtë në ty
Të dashuron me përgjërim ky Fani, por i turpëruar jam, nuk kam fytyrë të të dal para ty.