Muaji i lartë i Ramazanit është periudhë e takimit të njeriut me personin e tij real.Islami shërbimin më të madh njerëzimit ia ka bërë në vitalizimin e idesë së Un’it real dhe përjetimit të identitetit të vërtetë njerëzor. Islami, për dallim nga shumë botëkuptime filozofike idealiste ngjarjet e kësaj bote i sheh si një pjesë të realitetit. Kur’ani kërkon prej njeriut që të forcojë un’in e tij dhe të luftojë me çdo lloj të të keqes. Mëkëmbësi Allahut xh.sh. në faqe të dheut dhe bartësi i emanetit të Allahut nuk mund të qëndrojë duarkryq para shkatërrimit të vetes dhe para së keqes.
O Allah! Na jep forcë për ibadet të sinqertë dhe me mëshirën tënde pranoje përkushtimin tonë…