Më iku koha shumë shpejtë,
As që e kisha hetuar.
E heshtja më qortoi rëndë,
Shumë isha vonuar.
Hesht – i thash heshtjes,
Mos më torturo më!
Më trondite të tërin,
Më ler të qetë një herë!
Është i tmershëm ky zëri yt,
Më lë pa mend në kokë,
Më mbyt çdoherë…
Aq shumë më vret kur flet,
Thellë në shpirt më pret…
S’mundem të duroj më, jo!
Çdo zë që del nga ti
më trishton,
madje më shkakton dhe lot…
mos më qorto pse heshta,
mos se gabon!
S’e dija që ke fjalë dhe zë
Kaq të fortë, pra,
Mos më gjyko!
Më jep pak kohë
Dhe të mbrohem më lejo!
Më lejo ta hesht zërin me zë,
T’i bërtas e t’i ulërij…
T’ia tregoj vendin ku të ulet
Dhe aty të rrijë!
Të mos ngrihet vend e pa vend!
Po hesht, o heshtje, mjaftë më!
As kohën s’do ta lë të më ikë përsëri
As që do të nxjerr më zë,
Nëse më ndihmon, nëse mundem
Dhe nëse me lejon…!
Nuri