Sureja Kafirun
Miq të respektuar, ne javën e kaluar folëm pak për suren Kafirun dhe përmendëm se kjo sure është jë prej sureve në të cilën Allahu xh.sh. e urdhëron Pejgamberin a.s. si t’iu drejtohet pabesimtarëve, por jo vetëm pabesimtarëve, jo vetëm atyre të cilët e mbulojnë hakikatin e besimit, por edhe atyre të cilët e mbulojnë hakikatin e përgjithshëm në jetën e përditshme. Kufri ose pabesimi në këtë rast ka të bëjë me tre elemente të rëndësishme mbani në mend. Elementi i parë është, mbulimi i hakikatit të besimit që në vend të Allahut të besoni dikë tjetër. Elementi i dytë kufri i ortopraktikës, domethënë në vend të Allahut ti bëni ibadet diçkahit tjetër. Elementi i tretë është kufri i ahlakut ose etikës, që sjelljen tuaj ta keni të koncentruar në diçka tjetër përveç Allahut xh.sh.. Për sa i përket pabesimit nga aspekti i mosbesimit në Allahun xh.sh., këtë e kemi të qartë të gjithë ne, domethënë të jesh pabesimtarë do të thotë të mos besosh në ekzistencën, në njëshmërinë e Allahut xh.sh., mirë ama të jesh “qafir” pabesimtarë nga aspekti i praktikës fetare do të thotë që në momentin kur duhet ti bëhet ibadet Allahut xh.sh. ti atë ta zëvendësosh me diçka tjetër. Këtë lloj të mbulimit të hakikatit e kemi më tepër prezent në jetën e besimtarëve, muslimanëve se sa të parin. Kryesisht në mesin e muslimanëve pak mund të hasni në njerëz të këtij kalibri të parë, por të këtij kalibri të dytë (njerëz të cilët e mbulojnë hakikatin e ortopraktikës fetare) ka më shumë. Domethënë është koha e namazit, agjërimit, përkujtimit të Allahut xh.sh., veprimtarisë fetare, veprimtarisë shoqërore pozitive, të gjitha këto zëvendësohen me elemente të cilat janë regresive brenda shoqërisë njerëzore edhe kjo është një lloj i blasfemisë nga aspekti i ibadetit, nga aspekti i ortopraktikës fetare. Kur flitet për njëshmerinë e Zotit (do t’iu kujtohet ne e përmendëm),tevhidi nuk kërkohet për ne që të besojmë në njëshmërinë e Zotit vetëm nga aspekti i individualitetit të Zotit, por ne edhe nga aspekti i ibadetit (ma’bud). Përfaqësimi I një projekti përmbajtësor apo I një rrjete qenësore për jetën e njeriut në tërësi është e domosdoshme që baza e tij të përqëndrohet në përmasën ontologjike dhe ortopraktike. Përqëndrimi I njeriut në një burim të caktuar do të mundësojë formësimin e sistemit të vlerave të tij si individ apo si pjesëtar I grupit. Për rrjedhojë vlerësimi Injeriut vetëm si qenie vetëm biologjike, pastër lëndore, e shndëroi atë në qenie të padefinuar, pasi e humbi përpjekjen e kuptimit të realitetit tejlëndor që pandërprerë e ndjente dhe e përjetonte. Një qasje e tillë e minimizoi njeriun e shndëroi në mizë që do të futej në çdo vend vetëm per t’I jetuar orët e ekzistencës së saj të shkurtë.
Njeriu nuk është qenie e fshirë dhe e hudhur në arenën ekzistenciale, përkundrazi është transformator që e ka racionalizuar dhe e ka bërë të përkapur gjendjen e padefinuar dhe të paqartë. Si rrjedhojë njeriu e ka bërë të kuptueshme botën. Për këtë është që me fundin e njeriut në këtë botë përfundon edhe jeta e botës në tërësi. Në elementet përmbajtëse dhe përfaqësuese të gjithësisë duhet të jetë njeriu që të mund të flitet për ekzistencën në përgjithësi. Nëse do ta kishim shprehur në gjuhën e teozofisë islame (irfan, marifet) do të kishim thënë që njeriu është qenie që me vehten dhe në vehte ka kristalizuar bashkimin e botës së idesë dhe formës.
Njeriu dhe historia e tij longitudale dhe latitudale, gjegjësisht ajo e zbritjes së tij vertikale prej Zotit dhe e shtrirjes së tij në reiefin ekzistencial është një pasqyre e përfaqësimit të asaj që ekziston jashtë vehtes së tij. Njeriu me prezencën e tij e bën të zëshëm heshtjen e ekzistencës në gjithësi, por njëkohësisht I jep zë edhe ekzistencës së Zotit. Do të thotë që qëllimi I krijim it të njeriut është përkushtimi dhe njohja e Fuqisë Krijuese dhe Edukuese të gjithësisë në kuadër të shfrytëzimit të begative që I janë dhënë në dorëzim.
Kelamisti I njohur musliman Imam Maturidiu thotë: “ Gjithësia është e përbërë prej elementeve që kundërshtohen dhe dallohen prej njëra tjetrës. Njeriu që është emërtuar si mikrokozmos I bashkon ata që duhet bashkuar dhe I ndanë ata që duhet ndarë në qenien e tij”. Njeriu në vlerësimin eImam Maturidiut është definuar si qenie që formëson një botë të kuptuar krahas kundërtive dhe dallimeve. Me këtë Maturidiu ka koncentruar në një vend elementet e vlerësimeve të shumta që I janë bërë njeriut nga ana e dijetarëve të ndryshëm. Njeriu është qenie e vetme që mendon dhe ka mundësi që mendimin e tij nëpërmjet të gjuhës ta ndajë ose t’ua bartë të tjerëve. Si pasojë njeriu është qenie që ka mundësi të përkufizojë dhe përkufizimi është elementi që atë e bën njeri.
Një vlerësim I tillë I njeriut në historinë e mendimit islam fillon të vlerësohet që nga momenti I përfaqësimit të dijes hyjnore në personalitetin e Ademit a.s. në momentin kur ai në arenën paraiskonike me urdhërin e Zotit doli para melekëve dhe emërtoi, ose më mire thënur konceptoi, I bëri të kuptimshme sendet e prezentuara. Si pasojë mund të themi se njeriu për shkak se ka aftësi ti dijë emrat “konceptet”, ka mundësi të përkufizojë gjërat dhe mund të thellohet në njohjen e realitetit të tyre është emërtuar si halife (mëkëmbës) I Zotit në faqen e dheut.
Islami dhe Kur’ani me një qasje të tillë bazën e njeriut e lidh me një rrënjë të sigurtë që mbinë nga Fuqia Krijuese, porn ë të njëjtën kohë atë e bën shkas bazë për njohjen dhe dijen e konceprteve dhe gjërave në ekzistencë. Kur’ani kur flet për këtë çështje thotë kështu:
(Përkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës”! Ata thanë: “A do të vëshë në te atë që bënë çrregullime dhe që derdh gjaqet, e ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë”! Ai tha: “Unë di atë që ju nuk dini”!
E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve) , pastaj ata ua prezentoi engjëjve dhe u tha: “Më tregoni për emrat e këtyre (sendeve të emërtuara), nëse jeni të drejt (çka mendoni)?”
(Engjëjt) Thanë: “Ti je i pa të meta, ne kemi dije tjetër përveç atë që na mësove Ti. Vërtetë, Ti je i gjithdijshëmi, i urti!”
(Zoti) Tha: “O Adem, njoftoj ata (engjëjt) me emrat e atyre (sendeve)!” E kur u rrëfeu atyre për emrat e tyre, (Zoti) tha: “A nuk u kam thënë juve se Unë, më së miri e di fshehtësinë e qiejve e të tokës dhe më së miri e di atë, që ju e publikoni dhe atë që e mbani fshehtë. ” (Bekare,2:30-33)
Në tekstin e mësipërm Allahu xh.sh. dhe krijimi si process janë të vendosura në linjë të drejtë. Si rrjedhojë e kësaj dija dhe urtia (ilmi dhe hikmeti) janë dy dyert nëpërmjet të cilave njeriu ka mundësi të ndjejë vehten në qendër të ekzistencës dhe vetëm nëpërmjet të tyre e përfiton aftësinë e kuptimit të përmasës së vërtetë të përkuljes ndaj Fuqisë Krijuese. Kjo është kështu pasi Emri I Allahut dhe përfaqësimet e Fuqisë Krijuese ne na I hapin dyert e dijes dhe urtisë dhe në çdo moment na e përkujtojnë se edhe dija edhe urtia nismën e kanë në atrbutet hyjnore. Pikërisht për këtë përgjigja e drejtë në pyetjen se ç’është qëllimi I krijimit të njeriut, është përkushtimi ndaj Allahut. Pranimi I Realitetit Eternal, ndjenja për ekyistencën e Tij, emocionimi me afërsinë e Tij,…
Një vetëdije dhe pranim I këtillë nga njëra anë Un’in njerëzor e mban shumë afër Allahut, ndërsa nga ana tjetër I mundëson që ta dallojë përmasën relative të qenësisë së njeriut. Në këtë përmasë krijesa e ndjen Krijuesin më afër se ekzistencën individuale. E ndjen se Njeshi Absolut në mënyrë direkte ka vend në qenësinë e tij. Është kjo një afërsi pa distance, por me një dallim të qartë në mes të krijesës dhe Krijuesit. Ose thënë me gjuhën e Kur’anit :” Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç’pëshpëritë ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij.” (Kaf,50:16)
Nëpërmjet të këtij ajeti Allahu i Lartmadheruar e përcakton realitetin e përbotshëm dhe nduarnduarsinë e tij me njohjen e Qenies Absolute. Çështja e realitetit është ngushtë i lidhur me çështjene e njohjes së Qenies dhe anasjelltas, pasi njohja e qenies automatikisht e inkuadron edhe problemin e realitetit të qenies. Ose siç thotë edhe Ibn Arabiu, nuk mund të konceptohet e as të vërtetohet realiteti i qenies nëse nuk tejkalohet pika ku shëndrit realiteti i Qenies që ndriçon çdo arsye dhe çdo qenie relative, nëse me aktin e të menduarit nuk përfshihet çdo hollësi që ndërlidhet me Qenien.
Ibn Arabiu në pjesën e Fususu’l-Hikem’it kur flet për logosin (kelimen)e Ademit a.s., që njëkohësisht e përfaqëson edhe gjininë njerëzore, thotë edhe Abdullah Bosneviu në komentin kësaj vepre, thotë: Në perlën e logosit të ademit përfaqësohen dy kuptime të rëndësishme: e para është perla e urtisë hyjnore n[ logosin e ademit është e vatërzuar në zemrën e Ademit, si vend i gdhendjes së urtisë hyjnore, pasi Njeriui përsosur në platformën shpirtërore është Vula, ndërsa zemra e tij është perla e kësaj vule. Ibn Arabiu e përmend logosin me qëllim që të përkujtojë zemrën si vend i gdhendjes së kësaj urtie. Kuptimi i dytë është i përqendruar në faktin se Ademi a/.s., gjegjësisht njeriu paraqet objektin ku është gdhendur perla e urtisë hyjnore. Për pasojë Ademi a.s. në përmasën shpirtërore është në pozitën e perlës,ndërsa gjithësia në përmasën shpirtërore të Vulës dhe pikërisht për këtë gjithësia është e vulosur me qenësinë njerëzore. Ademi a.s. për botën është si perla për vulën. Sipas kësaj që u tha njeriu është qenia e vetme e cila në një kontekst është masë e realitetit të dhënur. ; ai është i aftë të zbulojë rrjedhën e këtij realiteti. Mirëpo që një realitet të pranohet dhe që të lejohet ekzistimi i tij ashtu si ai në t vërtetë është, duhet të përqendrohemi në atë se çka ai vërtetë është, e jo në atë çka ne dëshirojmë të jetë. Ibn Arabiu, dhe në tërësi koncepti kuranor mbi realitetin dhe njohjen e saj nga ana e njeriut dëshiron të theksojë njësinë e realitetit dhe qenies, e jo ndarjen dhe dallimin e tyre në njohje. Realiteti dhe qenia, për Ibn Arabiun, ecin bashkë, ata janë të pandarë, nuk ka realitet nëse nuk ka qenie.
Tradita konstituive e tesavvufit islam njeriun e konsideron si objekt të vetëm të përfaqësimit dhe reflektimit të Intelegjencës primare dhe inteligjibilive eternale. Përderisa disiplinat tjera islame janë më tepër të vatërzuara në librin e gjithësisë, gjegjësisht makrokozmosin dhe në traditën perrenniale të shkruar, qoftë në mbulesën hyjnore apo në porositë konstituive fetare të Pejgamberit a.s., tesavvufi islam më tepër është përqendruar në njeriun dhe ndërtimin e tij lëndor e metafizik si pranues dhe transformator i mbulesës dhe gjithësisë. Njeriu në traditën perrenniale të tesavvufit është mikrokozmos dhe zbërthimi i të panjohurit, njeri, është sukses në rrugën drejtë Krijuesit dhe Ekzistencës së vetme reale.
Një prej poetëve të njohur sufi i periudhës osmane Nijazi Misriu shumë bukur dhe qartë e ka shprehur këtë përmasë të kuptimit të ekzistencës reale dhe afrimit drejtë saj nëpërmjet të transformatorit të vetëm të fjalës dhe ngjarjes, gjegjësisht , njeriut. Ja si ai e shpreh këtë realitet:
Derman i kërkova dertit tim, derti qenka derman për mua
Provë i lypa origjinës sime, origjina qenka provë për mua
Vështrova djathtas e majtas, fytyrën deshta t’ia shoh të dashurit
Unë e kërkova larg në provinca, Ai qenka shpirt brenda shpirtit
Mendoja që jam i ndarë, i dashuri tjetër e unë tjetër
Mësova që ajo që shihet e dëgjohet prej meje, qenka i Dashuri e asgjë tjetër.
Nga gjaku të vjen rruga, në gjak e ke vendstrehimin
Kafshë është ai që nuk kupton vendin e ardhjes dhe të vajturit.
Dëgjo fjalën e Nijaziut, lënda nuk e mbulon fytyrën e Hakkut
S’ka lëndë më të qartë se Realiteti, ndërsa për të verbërit është sekret.
Njohja reale e metafizikës së njeriut nga ana e vetë individit njeriun e lidh me rrënjët e tij dhe nëpërmjet të tyre me Zotin, gjegjësisht e bashkon me realitetin eternal dhe të pafundmë. Kjo energji e dëshirës dhe dashurisë ndaj Krijuesit që ec nëpërmjet të metafizikës individuale njerëzore është shumë e fuqishme dhe përfshirëse dhe deri te Zoti që është përtej kohës dhe hapësirës mund të arrihet vetëm nëpërmjet të kësaj përmase. Ky emocionim ekzistencial, vlim i vetëdijes dhe kurorëzim i inteligjencës që është i përfaqësuar në eternalitetin dhe esencën e ekzistencës nëpërmjet të njeriut mbush edhe kohën edhe hapësirën. Ose thënë ndryshe, çdo gjë në këtë botë formësohet dhe përfiton domethënie përreth njeriut.
Njeriu nëse ka dëshirë të vendosë unin dhe mëvetësinë e tij duhet që të ngrohë shpirtin e tij që në përmasën lëndore shpesh është në rrezik me ngrirjen. Për këtë njeriu duhet të niset prej arsyes drejtë dashurisë, prej lëndës drejtë kuptimit, prej shkencës së ngushtë drejtë poezisë metafizike. Si pasojë e kësaj ka mundësi të vendos harmoninë e tërësisë së realiteteve të dukshmërisë dhe përshpitshmërisë.
Pikërisht për këtë ibadeti e paraqewt përshpirtshmërinë e vërtetë të njeriut dhe e ndërton gjenin e tij real në këtë botë. E vetmja qenie të cilës ne duhet ti nënshtrohemi, përkushtohemi është Allahu xh.sh. dhe në moment kur Atij duhet ti përkushtohemi i përkushtohemi diçkaje tjetër, atëherë automatikisht paraqitet blasfemia e ibadetit, atëherë paraqitet heretizmi në ortopraktikën fetare. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me namazin, ta dini. Për shembull (do t’ua jap një shembull që ne kohëve të fundit nuk i kushtojmë shumë rëndësi) kemi mundësi ta flasim të drejtën ne rrejmë/gënjejmë, se njeriu bashkëkohorë rrenën/gënjeshtrën nuk e konsideron si mëkat të madh, në botëkuptimin tonë rrena konsiderohet si ndonjë aftësi, bile bile i kemi dhënë edhe disa epitete të ndryshme, si diplomaci. Domethënë asnjëra prej këtyre për një besimtarë nuk është më vend përderisa është rrenë/gënjeshtër. Ose për shembull kemi mundësi të fitojmë me hallall edhe kemi mundësi të fitojmë me haram dhe neve nuk na intereson aspak është hallall ose është haram fitimi ynë; kjo është një heretizëm nga aspekti i ibadetit, nga aspekti i praktikës fetare të cilat janë pjesë të jetës tonë. Asnjë prej nesh ndoshta nuk ka mundësi që t’iu ikë në përpikshmëri të gjitha harameve në fitim, mirë ama harami të konsiderohet si normale është shumë e rrezikshme. Elementi i tretë në sjellje, varet sjellja jonë ndaj njerëzve në ka është e koncentruar; besimtari sjelljen ndaj njerëzve duhet ta ketë të përqëndruar/koncentruar në Allahun xh.sh.. Do të thotë që fakiri duhet të sillet ndaj jush mirë, për riza të Zotit e kanë thënë të vjetrit (për hirë të Allahut xh.sh.) jo për shkak të një elementi tjetër çfarëdo që të jetë. Madje sufitë kanë thënë që edhe bashkëshortët në mes vete duhet të duhen për hirë të Allahut xh.sh., se një prej elementeve që e ka mbrojtur familjen islame gjatë historisë është dashuria për hirë të Allahut xh.sh., se nëse dashuria është njerëzore atëherë paraqiten divorce të pandërprera. Edhe në çështjen më intime, Allahu xh.sh. është i vetmi autoritet në të cilën duhet ta bazojmë ne përkushtimin tonë dhe sjelljen tonë. Ose të themi sjellja midis vëllezërve; shpeshherë keni has vëllezër të cilët janë vëllezër të gjakut, deri në momentin kur rriten mund të vriten për njëri tjetrin, ama në momentin kur duhet ta ndajnë pasurinë e tyre, atëherë e vrasin njëri tjetrin; do të thotë që afërsia e gjakut nuk është element i cili ka mundësi që përjetësisht ata ti mbajë bashkë; nëse e duan njëri tjetrin për hirë të Allahut xh.sh., atëherë asgjë e kësaj bote nuk ka mundësi që ata t’i ndajë dhe t’i largojë prej njëri-tjetrit. Ky element neve na largon prej kufrit të etikës/ahlakut, prej mbulimit të hakikatit nga aspekti i ahlakut. Filozofia etike në përgjithësi e ka diskutuar çështjen e të mirës dhe të keqes. Çka është e mira e vërtetë? Kryesisht kanë thënë që e mira e vërtetë është e mira e cila nuk bëhet më ndonjë kundërvlerë (nuk kërkohet kundërvlerë prej asaj të mire) ndërsa për të konstatuar se çka është e mirë… se secili prej nesh jo të gjitha gjërat i konstaton në të njëjtën mënyrë. Për shembull përderisa për ndonjërin prej njerëzve (ta lëmë shpalljen anash) ka mundësi që kur të del me shoqërinë të pijë një deci uiski mund të jetë e mirë, ta konsiderojë si çështje të mirë. Si do ta komstatojmë ne se diçka është e mirë? Besimtari (edhe nga ky aspekt) sjelljen dhe konstatimin e të mirës e ka prej Allahut xh.sh.. Çështjen të cilën Allahu xh.sh. në shpalljen e ka konstatuar se është e ligë/keqe, për besimtarin është e keqe dhë në moment kur ai një të ligë/keqe që Allahu xh.sh. e ka konstatuar në shpalljen, Pejgamberi s.a.v.s. e ka konstatuar në hadithet e tij se është e mirë ose e keqe, në momentin kur personi vepron në kundërshtim me atë, autoamtikisht e mbulon një hakikat të sjelljes, e mbulon një hakikat të ahlakut. Si pasojë sureja Kafirun duhet të analizohet edhe nga ky aspekt dhe të kemi parasysh të gjitha përmasat e sjelljes në ose jashtë kornizave të përkushtimit ndaj Zotit. Faleminderit.