SHPIRT, KJO PËRPJEKJE E LEZETSHME,
PO TË MOS ISHTE PËRJETËSIA
KËTË MELODI KURRË S’DO DËGJOJE,
QË ME ZELL, E KËNDON ASHIKËRIA.
NËSE ME LOT KTO FAQE S’DO I LAJA,
E KTA SY TI ZBUKUROJA ME DHIMBJE,
ME THONJ NË GJOKS, I VERBËR DO JETOJA.
SHPIRT, ÇKA ËSHTË JETA?!
VETËM NJË RRUGËTIM, VEÇ NJË MYBTELA.
E KJO DJEGIE ZEMRE, KJO FENA,
MË JEP PREHJE E NGROHTËSI.
PO NJË SHASHI, S’DI A ËSHTË RABITA,
DHE PSE VDEKJEN ZAHIDI
E GËLLTIT ME ZJARMI E DASHURI.
Zahid