Kur’ani në trajtën më të përkryer dhe me mjeshtrinë më të madhe se çdo vepër tjetër njerëzore ose qiellore e definon neriun dhe i përfshin të gjitha parimet e përgjithshme për të dhe shoqëritë. Çdonjëri që objektivisht dhe në thellësi do të përqendrohet në Kur’an duke pasur ndërgjegje të pastër, do të analizojë shprehjet marramendëse të tij dhe do të vërtetojë origjinën hyjnore të këtij libri.
Në kohën e zbritjes, Kur’ani me brendinë dhe stilin e tij superior ka lënë nën ndikimin e vet të sinqertët e asaj kohe, ndërkohë që vazhodon të ndikojë edhe në njeriun e sodit, pa marrë parasysh arritjet shkencore të kohës. Kur’ani është fjalë e Allahut dhe është një ferman (verdikt) i Krijuesit të botëve, nëpërjmet të të cilit i tërë njerëzimi do të përvetësojë bukuritë e kësaj dhe të botës tjetër.
Kur’ani është libër që i ka zbritur tërë njerëzimit, pikërisht për këtë meditim rreth tij dhe komentimi i ajeteve të tij duhet të bëhet nga ky spektër. Për pasojë, zgjerohet fusha e kuptimësisë së tij dhe happen përmasa të reja të konceptimit të realitetit të tij.
P.sh. Kur’ani e përshkruan kështu njeriun: “Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë. Për shkak se ndien veten të pavarur.”(Alak,96/6-7) Është më se e qartë se ky ajet i Kur’anit në vete ngërthen kuptime më të gjëra se sqarimi shterp i disa komentatorëve se njeriu i kalon kufijtë atëherë kur pasurohet dhe kur fiton dituri të mjaftueshme.
Kur’ani ka zbritur për të gjithë dhe gjithësesi në ajetet e tij ka përkufizime prej të cilave hisen e vet mund ta nxjerrin të gjithë njerëzit. Siç shihet edhe prej ajetit të sipërpërmendur, Kur’ani nuk e kufizon çështjen vetëm me pasurinë dhe dijen, por flet në aspekt universal; pohon se njeriu i kalon kufijtë atëhere kur veten e sheh të mjaftueshëm në të gjitha lëmenjtë e jetës. Sot është në trend thënia e psikologëve se forca e orienton çdo sjellje të njeriut. Kur’ani përdor një përkufizim të përgjithshëm, duke pasur parasysh ndryshueshmërinë e animeve njerëzore dhe e porencon hendikepin e një mentaliteti të tillë; ky hendikep mund të iniciohet prej pasurisë, pozitës, dijes, shëndetit, fisit (klanit), numrit të ithtarëve etj…
Hayati Aydin u lind në vitin 1958 në fshatin Melekan të komunës Genç të Bingol’it.
Shkollën fillore e kreu në fshat, të mesmen në Bingol, ndërsa Fakultetin Teologjik në Universitetin e Ataturkut në Erzurum. Momentalisht është ligjërues i lëndës së Tefsir-it (Ekzegjezës) në Fakultetin Teologjik të Universitetit “Yüzüncü Yıl” në Van të Turqisë.
E njeh arabishten, persishten dhe anglishten.
Vepra të botuara:
Psikologjia e njeriut në Kur’an
Metodat Kur’anore të bindjes psikologjike
Kur’ani dhe Psikologjia