Në fillim ishte vetëm dashuria …

Kjo është dashuria që më krijoi mua dhe gjithësinë…

Si rrjedhë, unë u fsheha në të, unë u strehova në prehrin e saj.

O Zot, o gjallëri e vetme për mua dhe gjithësinë,

dashuria e vetme për qenësi! Shikomë, më shiko në fytyrë…

Më shiko në sytë që të kanë vjedhur Ty!

Nuk ka gjë tjetër që mund të shihet, ekzistencë që

mund të adhurohet, bukuri tjetër, gjallëri dhe fuqi tjetër përveç Teje!

ku është bota që unë jetoj?

Sytë nuk më shohin asgjë përveç Teje.

Ti je përbotshmëria dhe ajobotshmëria ime!

Gëzimi i qeshësit, dhimbja e vajtuesit, duart e ngritura

drejt qiellit të ultësit janë për Ty, janë vetëm për shkakun Tënd…

Por, bota nuk e di…

Nuk e di se ai që të bën të qeshësh, të vajtosh, të kërkosh,

të përgjigjesh, je vetëm Ti dhe vetëm Ti.

Në gjithësi nuk ka gjallëri real epos Teje, por edhe

këtë nuk e dinë. Ç’fajde?

Le të mos e dinë…

Ti e di…

Mjafton…

Njëshi është më i fortë se totali.

O Zoti im, herë jam i pavendosur dhe vajtoj, herë digjem,

shkatërrohem për shkak të brengës dhe fuqisë së

dashurisë ndaj Teje. Herë të adhuroj dhe bëhem i urtë,

i pamundshëm dhe sillem mirë; për shkak të ngadhënjimit

të qetësisë në dashurinë tënde, herë nuk e di se çka

jam dhe çka do të bëhem; valëvitem si kashta në

sipërfaqen e detit, pa dëshirë dhe pa brenga;

për shkak të ngarkesës dhe shtrëngimit të dashurisë Tënde.