Hyrje në Tesavvuf

“… babait tim
që nuk arrita ta shoh
me sy të dynjasë…”

 

Tesavvufi është jeta kuptimore e Islamit. Feja nëpërmjet të tesavvufit është jetësuar si përvojë, thellësi shpirtërore dhe pasuri e pafundtë. Çështja e përhapjes dhe jetëimit të islamit është mundësuar nëpërmjet të përpjekjeve të pandërprera të thirësve të palodhshëm, dervishëve.
Ahmed Jeseviu (v,562\1166-67) i cili Islamin e ka përhapur në stepet e Azisë së Mesme ithtarëve të vet u ka rekomanduar dhe i ka motivuar të marrin rrugën e perëndimit. Për pasojë është islamizuar Ballkani, Aadolia dhe Kaukazet.
Era kuptimore e Sari Saltukut dhe dervishëve Babai, Jesevi dhe Ahi të emërtuar si Alperen e ka ndezur flakën e besimit të vërtetë në zemrat e banorëve të Ballkanit.
Tesavvufi me motivet e tij të tolerncës dhe dashurisë së pakifshme duke filluar prej shekullit të XIII ka luajtuar rol të rëndësishme në Ballkan. Një numër i mad hi autorëve të veprave sufike në periudhën osmane ka vepruar ose rrjedh prej viseve Ballkanike, dhe kjo tregon se brumi i Ballkanit në vehte e ka ujin e tesavvufit. Argumenti më i mirë i këtij pohimi është ekzistenca e qindar teqeve, imareteve dhe dergjaheve në krahinat e ndryshme të Ballkanit.
Pas 11 Shtatorit bota filloi të mendojë më ndryshe. Vështirë do të kenë ata që mundohen islamin ta sqarojnë me metoda radikale. Por në anën tjetër sufijtë universal si Ibn Arabiu, Mevlana, Junus Emreja etj. dita ditës shumë e më shumë u pranua nga njeriu i perëndimit. Mesnevija e Mevlanës në vitet e fundit është libri më i shitur në Amerikë.
Njerëzit tash janë më afër atyre të cilët fenë përpiqen ta sqarojnë me metoda të buta. Ky fenomen tregon se në periudhat e ardhshme tesavvufi do ta ketë rrugën tejet të hapur.
Mendoj se përkthimi i kësaj vepre modeste në gjuhën shqipe në një periudhë të këtillë është punë e hajrit. Dëshiroj që ta uroj studentin tim Metin Izetin i cili e përktheu këtë vepër, me lutje në Allahun xh.sh. që t’ia shtojë sukseset e tij në të ardhmen.
Suksesi vjen vetëm prej Zotit.

Yskydar \ Istanbul 22.06.2002
Prof.Dr. H. Kamil Yilmaz