DRYSHKU S’KA LËMOSHË… (POEZI)

 

 

 

 

 

 

Kur mbi kokë ta shembin botën e tërë,
kur e gjitha që vlen rrëshqet në humnerë,
mbetesh i vetëm në skaj të rrugës
si një lule e vyshkur,
pak si e urinosur.

Prej dryshkut mos lyp lëmoshë,
as nga idioti një ditë jetë,
drejto kurizin, trego dhëmbë,
bëhu i forte, jeto krenarë.

Ani se të përgojojnë,
nga pak edhe se të vjedhin.
Ti je Zahid, çmimin ta ngrenë
por, vetëm prej llumit ruaje idenë.

ZAHID