Mekruh janë gjërat të cilat nga feja jonë kërkohet që të mos veprohen, por që nuk janë reptësisht të ndaluara si harami.
Mekruhi ndahet në dy pjesë:
a) Keraheti Tahrimije – mekruhi afër haramit, siç është braktisja e vaxhibit.
Dispozita e tij: ai që ruhet nga ky mekruh, fiton sevabe, ndërsa vepruesi bën mëkat.
b) Keraheti Tenzihijje – mekruh afër hallallit, siç është lëshimi i suneteve dhe mustehabeve.
Dispozita e tij: ai që mbrohet nga këto mekruhe, fiton sevabe, ndërsa vepruesi nuk meriton dënim.
/Marur me leje të përkthyesit nga libri :
UDHËZUES I IBADETIT
Nga: Sejfetin Jazëxhë
Përktheu: Selver Xhemaili/
