Çka quajmë SUNET?

Sunet quhen gjërat të cilat i ka bërë Pejgamberi a. s. jashtë farzit dhe vaxhibit.
Suneti ndahet në dy grupe:
a) Suneti Muekkede: Suneti Muekkede quhen gjërat të cilat Pejgamberi a. s. në të shumtën e rasteve i ka bërë dhe rrallëherë i ka lëshuar, siç është falja e suneteve të sabahut, drekës dhe të akshamit.
b) Suneti Gajri Mukkede: Quhet veprat të cilat Pejgamberi a. s. shpeshherë i ka bërë, siç është falja e suneteve të ikindisë apo sunetet e para të jacisë.
Dispozita e Sunetit: Ai që e zbaton sunetin, fiton sevabe dhe e meriton shefaatin e Pejgamberit a.s. , ndërsa ai që e braktis sunetin duke e ditur rëndësine tij, qortohet.
/Marur me leje të përkthyesit nga libri :
UDHËZUES I IBADETIT
Nga: Sejfetin Jazëxhë
Përktheu: Selver Xhemaili/