Çka quajmë FARZ?

Farz quhet çdo gjë që sipas fesë sonë është urdhëruar saktësisht dhe që duhet të punohet. Kështu është falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit etj.
Dispozita e farzit: ai i cili e zbaton farzin shpërblehet (arrin sevab sh. p.), ndërsa ai që e braktis pa arsye, meriton dënim. Ndërkaq ai i cili e mohon farzin, del nga feja.
Farzi ndahet në dy lloje:

a) Farzi ajn: është farzi të cilin duhet ta zbatojë çdo mukel-lef. Kështu është falja e pesë kohëve të
namazit, agjërimi i muajit të Ramazanit ejt.
b) Farzi kifaje: është farz të cilin nëse disa mukel-lefë e zbatojnë, të tjerët lirohen nga përgjegjësia.
Kështu është falja e namazit të xhenazes. Nëse disa muslimanë e falin namazin e xhenazes, meqë farzi realizohet, të tjerët nuk ka nevojë të falin namaz tjetër të xhenazes për atë të vdekur.
Sevabi i farzit kifaje i kaplon ata të cilët e kryejnë atë, ndërsa nëse ky farz nuk realizohet, atëherë gjynahu i përfshin të gjithë ata që gjenden në atë vend. Pikërisht për këtë arsye nëse në një vend ndërron jetë një njeri dhe askush nuk ia fal namazin e xhenazes, të gjithë të pranishmit janë mëkatarë për këtë.
/Marur me leje të përkthyesit nga libri :
UDHËZUES I IBADETIT
Nga: Sejfetin Jazëxhë
Përktheu: Selver Xhemaili/