DJERSA MË SHPËTOI (POEZI)

 

 

 

 

 

ZOTI NGA LARTËSITË QIELLORE
LËSHOI MËSHIRË NË KOPSHTIN E QETË
KU ME TË PLOTA PËRKUSHTIME
T’BËJNË ZIKËR NGA THELLËSITË.

ZEMRAT, SHPIRTAT E TYRE TË LYERA
ME AROMËN E ZAMBAKUT
BUZËT E TYRE TË ETURA
PËR DASHURI NË NJË ZOT.

POR, KA DITË KUR MURIDËT
NJË VAPË E MADHE I KAPLON
ETJEN E TYRE DJERSA E SHEJHUT
NË PËRQAFIM E NGUSHËLLON
PRIT, I THANË ZAHIDIT, ZAHIRËT
S’KAM KOHË, S’DEGJOJ DOT TË PAHIRËT.
ZAHID.