Filozofia pereniale dhe tradicionalizmi në epokën moderne
Teksti diskuton idenë e filozofisë pereniale dhe pasqyrimet terminologjike, kohore dhe hapësinore të saj në botë. Duke filluar prej ditëve të para të jetës në këtë botë, njeriu është përpjekur të gjejë rrugën më të mirë të përkapjes, përjetimit dhe emocionimit me Fuqinë Krijuese. Tradita e përgjithshme mendore dhe reveluese e historisë njerëzore është dëshmitare e shumë rrymave të cilat janë përpjekur që t’i shërbejnë kësaj përvoje. Filozofia pereniale, edhe pse si term paraqitet vonë, në shekujt XVI dhe XVII, si ide ka ekzistuar pothuajse në të gjitha traditat spirituale religjioze dhe filozofike. Pothuajse të gjithë filozofët muslimanë e kanë diskutuar, disa prej tyre e kanë pasur bosht të filozofisë së tyre urtinë primordiale (hikmet-i halide), e që është komponentë kryesore e perennis-it. Në vitet e para të shekullit XX ideja pereniale dhe kritika e racionalizmit të pastër kanë qenë mendim qendror në veprat dhe idetë e Rene Guenonit, prej të cilit më vonë do të ndikohen Frithjof Schuoni, Titus Bruckhardti, Seyyed Hossein Nasri etj. Sot në të katër anët e botës diskutohen dhe përkthehen veprat e perenialistëve dhe ka një aktivitet të bujshëm të intelektualizmit ihsani. Ky tekst është një pikë uji në oqeanin perenial të gjithmbarshëm, por që ka përmasën e gjuhës shqipe, në të cilën kjo ide pothuajse është e panjohur.
* * *
PERENNIAL PHILOSOPHY AND TRADITIONALISM IN THE MODERN AGE
The text discusses the idea of perennial philosophy and its time, space and terminological reflections in the world. Since the first days of his life in this world man has struggled to find the best way of perceiving and experiencing the Creation Force. The overall mental and revelation tradition of the human history has witnessed many streams that tried to serve to this experience. The Perennial Philosophy, though as a term appeared rather late, in the 16th and 17th centuries, as an idea existed almost in all religious and philosophical spiritual traditions. Almost all Muslim philosophers have discussed it, some of them having the primordial wisdom (hikmet-i halide) as a pillar of their philosophz, which is the main component of the perennis. At the beginning of the 20th century the perennial idea and the criticism of pure rationalism was the focal thought in the works and ideas of Rene Guenon, wich many other philosophers like Frithjof Schuon, Titus Bruckhardt, Seyyed Hossein Nasr and others latter on were influenced from. Today all around the world works of perenialists are being discussed and translated and there is an increased activity of the ihsani intellectualism.