Qepallat e syrit u ndeshën njëra me tjetrën,
në vrap të përngjitura për të kapërcyer urën për tek Ty…
ato janë të hutuara, nuk njohin kahje,
para Ty çdo mveshje bie si fletët e trëndafiltë mbi dheun që Ti kësaj Toke ia nënshtrove…
Këto dy palë sy koha nuk i bart,
E as fjala që korr vdekjen si fund të saj, por vetëm shpirti e valëvit,
të vetmen copëz jetë që na fale…
Ndriçove shikimin tonë që brenda të kthejmë kokët si qirinjtë e natës,
nga Ty, përbrenda vehtes, aty të Të gjejmë.
Këtyre palë syve vulosua, rrëmbeua jetën e tyre të paktë
dhe zbuloua vehten Tënde,
që shpirti ashtu siç e fale me përkëdhelje,
të ngjyrosë në dritë sytë, dhe vetëm Ty të të sheh
e me Ty të ik, atje ku edhe rrënjë nuk ka…
Drejt aty përpara… jo mos ndalo,
Nuk di se çfarë bare këto palë sy mbajnë…
Të trishtuar ngase ato qartë nuk e panë, atë momentin nuk e kapluan…
sikur u rrëshqiti nga dora ajo mrekulli e njomë.
Por zemra foli ndryshe, ajo e përjetoi.
Po, shih.. si e dëbova shikimin nga ky trup dhe unë e shoh se si më mbeti pas,
por, ja që këmbët e mia më shpien larg syve, po të braktisi unë..
Po tani, kush jam unë, ky i huaj përpara vetes sime? Sytë më lanë, por vetmi nuk kam…
Ah, zemra nga dora më shtrëngoi dhe udhërrëfimin e fitova…
atëherë unë nuk jam, ky, është kjo zemra që e lindi për së dyti veten time…
mos më dëbo moj e dashur, ngase në ty lumturi gjetkë paska…
Si dallgët ulërisëse, erdhi në mes nesh, dhe u shkëput…
për një çik të zanatit të kohës, ashtu lehtazi sae lumtur isha,
dhe iku kjo zemra e dashur, u shkëput nga livadhi i lumturisë si një pe,sa i hollë që na paska qenë…
Por, kjo fundi nuk ishte, shpirti erdhi më dy këmbë burrërie dhe më pa në sy…
ajo na kishte folur tërë kohës për këtë mëmëdhe të vulosur…
Elif Nokta