Të nderuar miq piksëpari ju dëshiroj mirëseardhje. Kjo është ligjerata e parë fetaro-shoqërore në fondacionin “Throni”. Ne duke filluar prej sonte, do të thotë ditët e Hëna prej orës 20:00, do të mbajmë ligjerata përafërsisht 30 minuta dhe 15 minuta pas kësaj do të kemi pak përkujtime të përbashkëta. Kryesisht bisedat do të jenë ligjerata me platformë fetare por të cilët kanë të bëjnë me jetën tonë shoqërore në përgjithësi. Pjesa më e madhe e juaj mua më njihni, jam prej atyre personave që fenë e shohin si një element të përbashkët të jetës tonë, prej njerëzve që mendojnë se me fenë duhet të marrim frymë e jo ta vendosim diku në raft dhe feja të qëndrojë në raft, ta respektojmë fenë ose hiç mos ta respektojmë, ta konsiderojmë se nuk ekziston dhe në anën tjetër jeta të ecë në menyrë tjetër. Do të thotë ligjeratat do të kenë përmbajtjen e pjesëmarrjes aktive të fesë në jetën tonë. Inshallah Zoti do të na ndijmojë, do të na jep shëndet juve edhe neve.
Ligjeratat ndoshta pak do të jenë më të huaja për nënqiellin tonë. Në ligjërata ojesëmarrja do të jetë e lirë edhe për femrat edhe për meshkujt, ndoshta kjo është hera e parë, por herat tjera do t’i lajmëroni edhe të tjerët. Nuk do të jenë ligjerata klasike të xhamisë, të merremi vesht, ata që kanë dëshirë të dëgjojnë ligjerata klasike të xhamisë, do të vijnë në xhami, por do të jenë ligjerata që ju thash pak më parë, në të cilat feja do të përfaqësohet si sintezë e jetës së trupit dhe shpirtit. Mendoj që në ligjërata të ndjekim rendin e Kur’an-it, për shkak se regulli dhe sistemi më i mirë, sipas nesh besimtarëve, i jetës së njeriut është Kur’ani, prandaj edhe në ligjeratat do ta ndjekin rendin Kur’anor .Unë në xhami kam filluar komentin e ajeteve të Kur’anit prej sures Fatiha e këndej, tash me ju mendoj t’i filloj prej sures Nas në drejtim të Fatiha’së që inshalla na mbrinë jeta t’i bashkojmë të dyjat dhe të bëjmë një koment të tërë të Kur’anit.
T’ju them edhe diçka që mendoj se është e rëndësishme. Botëkuptimi im fetar është boëtkuptim joimponues. Për mua feja është kënaqësi që duhet ta përjetojmë si të tillë prandaj edhe së bashku duhet të përpiqemi në këtë mënyrë ta përkujtojmë elementin fetar. E thash edhe në fillim, domethënë 30 minuta do të ligjëroj, kryesisht ligjërues do të jem unë, nëse ndonjëherë nuk jam këtu atëherë do të jetë ndonjëri prej kolegëve të mi, Hysein ef. Rizai, Qani ef. Nesimi , Selver ef. Xhemaili, Naser ef. Rushani ose ndonjë mysafir që mendoj se e ka këtë qasje ndaj fesë, ndaj Kur’anit, ndaj Zotit.
Një prej çështjeve më të rëndësishme për njeriun në këtë botë është të dijë qëllimin e jetës. Edhe qëllimi i shkencës, edhe qëllimi artit, edhe qëllimi i filozofisë, edhe qëllimi i punës është që nëpërmjet të tyre njeriu t’i argumentojë vetëvetes pse ekziston? Pse është këtu?
Si nga botkuptimi pozitivist, evolucionist i Darvinit, njeriu ( Homosapiensi ose njeriu majmun) në çastin kur e ka përfituar përmasën njerëzore, e ka gjetë vehten në një mjedis dhe ka pasur dëshirë që të njohtohet me mjedisin ku jeton dhe me veten e tij. Si rrjedhojë i ka parashtruar pyetjet: Kush jam unë? Pse jam këtu? Çfarë kontakti do të kem me këtë mjedis në të cilin jam duke jetuar? Situata është e ngjashme edhe sipas nesh besimtarëve, muslimanëve, por edhe besimtarëve të tjerë, krishterëve dhe hebrenjve.
Njeriu i parë Ademi a.s kur ka zbritur në tokë, them ka zbritur për shkak se ajeti kur’anor thotë: “ Ne ju thamë atyre zbritni të gjithë së bashku” (Bekare 36). Zbritja këtu ka një kuptim metaforik gjuhësor, xhenneti prej ku erdhi Ademi a.s. nuk është as lartë e as poshtë, por ka një zbritje metaforike prej një vendi me vlera më të larta në një vend me vlera më të ulta se ai vend, prej xhennetit në dunja, për atë Ademit a.s i është thënë: “ Zbritni të gjithë së bashku” ndërsa aty kishte vetëm dy persona, ishin Ademi dhe Havva , nuk bisedohej për zbritje të baskësisë. Por në personalitetin Ademit dhe Havvës, Allahu xh.sh i drejtohet tërë njerzimit “ zbritni në te të gjithë së bashku”. Si rrjedhojë ekëtij urdhëri hyjnor, Ademi a.s instiktivisht parashtron një pyetje, se unë jam duke zbritur në një hapësirë për të cilën nuk kam aspak njohuri se çka është. Allahu xh.sh i thotë , (ti mos ki dert se) unë do ta dërgoj ty udhëzimin, kush e ndjek udhëzimin tim për ate nuk do të ketë as frikë por edhe as dëshprim në këtë botë”(Bekare, 38), do të thotë rahatia absolute e njeriut në këtë botë është n[ mosekzistencën e frikës dhe dëshprimit. Havfi’n në gjuhën shqipe e përkthejmë me ato terme të cilat i posedojmë në gjuhën shqipe, ndërsa fjala Havf që përdoret këtu në gjuhën arabe nuk e ka kuptimin e frikës, ashtu siç frigohemi prej arushës, prej ujkut ose prej zullumqarit, e ka kuptimin e një brenge shpirtërore, njeriu bashkëkohor shumë mirë e ka në kokë se çka do të thotë brenga shpirtërore . Brengë shpirtërore do të thotë t’i kesh krejt të mirat por mos tët hahet buka, atëherë kur para vetes i ke të gjitha begatitë, mirë po nuk të shkon dora të marrish e të hashë. Kjo është domethënë esenca e brengës shpirtërore. Allahu xh.sh premton në ajet se ata që do ta ndjekin udhëzimin e Tij, nuk do të kenë as brenga e as dëshprim në këtë botë por edhe në botën tjetër gjithësesi (Bekare,38), prandaj udhëzimi i Allahut xh.sh për ne besimtarët është Kur’ani adhimushan, është ky libër i cili para nesh qëndron i hapur dhe pa ndërprerë kërkon prej nesh që ta ndjekim atë, jo për të e as për Zotin, por për ta rregulluar e sistematizuar jetën tonë.
Ne kryesisht rrjedhim prej familjeve dhe prej nënqiellit musliman dhe nuk e dimë se sa keq është të jetohet pa besim, pa iman. Ne ndoshta nuk i praktikojmë pikë për pike rregullat fetare, ndoshta nuk falim pesë kohë namaz, mirë po zemra jonë asnjëherë nuk është pa përkujtimin e Zotit, për shkak se asnjëherë, në asnjë moment, zemra jonë nuk e nxjerr fjalën, që nuk ka Zot, për atë kjo zemër e din se çka do të thotë të jesh me iman, por nuk e din se cka do të thotë të jesh pa iman, pa besim, të jesh pa mbështetje. Ata që nuk besojnë e dijnë mirë këtë brengë shpirtërore. Schopenhaueri (filozof gjerman) i cili është një prej themeluesve të Agnoscitizmit dhe Ateizmit, që tash kohëve të fundit edhe në mesin e disa gazetarëve, politikanëve, dijetarëve këtu tek ne, paraqitet botëvëdhtrimi agnostik mbi metafizikën. Agnoscitizmi është e kundërta e Gnosticizmit që don të thotë të mos pranosh dicka të cilën nuk ke mundësi ta njohish nëpërmjet shqisave tuaja. Ndërsa Gnoscitizëm do të thotë që të pranosh si egzistente edhe çdo gjë të cilën e ndjen në intruitën tënde. Schopenhaueri është prej agnostikëve kryesorë, në momentet e fundit të jetës së vet e përmendën fjalën “ Zot… Zot…Zot…”, dhe një prej të afërmve të vet i thotë që: “A edhe për ty ka Zot o Schopenhauer? Ai ia kthen: “Për mua gjithnjë ka patur Zot, mirë po zotin e kam mbajtur të ndarë prej vetes dhe pa ndërprerë në jetën time kam përjetuar ankthe dhe ankthi më është shndëruar në filozofi të jetës”. Domethënë, të jesh pa Zot, do të thotë, që jetën ta jetosh me ankthe, për atë një prej gjërave më të lezetshme dhe më të këndshme të kësaj jete është të jetohet nën hijen e Zotit ose të jetohet nën hijen e fjalës së Zotit, nën hijen e Kur’anit. Ne këtu bisedojmë për dimensionin fetar Islam, për shkak se ai na intereson më së tepërmi, por jeta pa fe është një problem edhe i krishterëve edhe i hebrenjve edhe i të gjitha botëkuptimeve të tjera fetare. Në paraqitjen e jetës pa fe nuk janë fajtor vetëm ata që dalin kundër fesë por në ekzistencën e jetës pa fe, në paraqitjen e jetës pa fe, fajtorë janë edhe atoqë në emër të fesë bëhen “Bodyguard” dhe mbrojtës të fesë pa ju dhënë kërkush të drejtën. Allahu xh.sh dhe Pejgamberi s.a.v prej të gjithë neve kërkon që veten ta edukojmë me frymën fetare, askund nuk kërkon prej nesh që ne pa e edukuar veten ti edukojmë të tjerët ndërsa shejtani (Djalli) kryesisht element parësorë e ka që njeriun ta largojë prej vetvetes, ta marë dhe ta bartë në planin e okupimit me të tjerët dhe nëse i keni vë re, se pjesa më e madhe e njerëzve sa fillojnë ta falin një namaz menjëherë merren me të tjerët.
Feja është e rëndësishme për edukimin e vetvetes pikësëpari, për përjetimin e kënaqësisë fetare në vetë personin, prandaj edhe këto ligjerata që ne do t’i mbajmë këtu, kryesisht do të jenë të koduara me kodin e njohjes së vetvetes, do të jenë të orientuara që si ne ta përjetojmë kënaqësinë fetare e pastaj pasi që ta përjetojmë këtë kënaqësi atëherë – nuk e di ndoshta prej jush dikush, ata që duan të bëhen pasanik, e kanë lexuar Hillin ndonjëherë, ai thotë që: “Personat që kanë ambicije për tu bërë pasanik kanë disa energji mendore të cilët fluturojnë në ajër dhe ata për derisa fluturojnë takohen me ambicijet e njerëzve të tjerë të cilët i kanë pasur këta ambicije dhe janë pasanik tash” dhe në këtë mënyrë ndoshta një herë dy herë dështojnë por të tretën ose të katërtën herë arrin të pasurohen – kur kjo energji poztive e njerëzve bëhet pjesë përbërëse e trupit të njeriut, bëhet pjesë përbërëse e personalitetit të njeriut, lëshon një energji pozitive dhe atë energji pozitive e kapin njerëzit të tjerë, por përderisa ai vet nuk e ka të regulluar punën me vetveten, shumë pak ka mundësi që tju ndihmojë të tjerëve.
Elementi parësor është që ne ta edukojmë veten tonë në kuadër të frymës së fesë dhe në kuadër të shpalljes hyjnore. Allahu xh.sh. librin e ka shpallur me qëllim që t’i udhëzojë personat që kanë dëshirë në to të mbretërojë e njerëzishmeja. (Bekare,2). Shpeshherë edhe më përpara është përdorur ky term, njerëzit kanë menduar se ata që nuk janë fetarë nuk mund të bëhen pasanik, jo ata që s’janë fetar mund të bëhen pasanik, mund të bëhen dijetarë, mund të bëhen politikanë, mund të bëhen kryetarë shteti, kjo nuk është problem, mirë po a mund të bëhen të lumtur? Feja është komponenta kryesore për ta arritur lumturinë dhe qëllimi final i njeriut në këtë botë është takimi me Zotin, përkushtimi ndaj Zotit, përkulja ndaj Zotit. Të gjitha gjërat tjera që i kemi në jetë që për një musliman janë obligative, prej tij nuk kërkohet të largohet, të izolohet prej shoqërisë, por përkundrazi, prej tij kërkohet të merr pjesë në të gjitha aktivitetet shoqërore, por aktivitetet shoqërore duhet të jenë sekondare, primare është që ta kënaq Allahun xh.sh, nëse muslimani e ka qëllim final përfitimin e kënaqësisë së Allahut xh.sh, atëherë të gjitha aktivitetet do t’i bëjë në atë mënyrë që t’i japin lumturi. Edhe nëse është politikan, politika do ti jep lumturi, edhe nëse është dijetar, dija do ti jep lumturi, edhe nëse është pasanik, pasuria do ti jep lumturi por edhe nëse është në ndonjë pozitë, pozita do ti jep lumturi. Nëse qëllim nuk e ka përfitimin e kënaqësisë së Allahut xh.sh. atëherë të gjitha këto do t’ia shtojnë brengën shpirtërore, për shkak se qëllimet sekondare janë kthyer në primare. Kjo i ngjanë rastit që kur ju hahet bukë, tanë ditën të hani bakllavë. Edhe pse bakllava është e shijshme u prishet lukthi, sepse u nevojitet një herë të hani atë që është primare e pastsaj bakllavën.
Fakiri, din një numër të madh të njerëzve që konsulltohen për çështje të ndryshme edhe të të moshuarve edhe të rinjve si ju edhe të të rejave që kur i shihni në dukje mendoni se janë më të lumturit e botës, mirë po kur vijnë dhe t’ua sqarojnë një problem që për ne, çka nuk e kemi atë pasuri, nuk e kemi atë pozitë, na duket shumë sekondare, shumë e lehtë, ama për to është shumë e kobshme, sa që arrin t’i largojë edhe prej binarëve real të kësaj jete. Prandaj është e rëndësishme të jetohet me Kur’anin. Për të jetuar me Kur’anin nevojitet të dijmë disa gjëra të rëndësishme.
Elementi i parë është që ne në veten tonë ta dijmë se feja, Kur’ani, Zoti, Pejgamberi janë të rëndësishme për jetën tonë, derisa nuk mendojmë kështu dhe mendojmë se nuk janë të rëndësishëm, atëherë jemi shumë larg prej qëllimit.
Kur do të mendojmë se janë të rëndësishëm, duhet ta kemi parasysh edhe sa janë të rëndësishëm? Si do ta vendosim se janë të rëdësishëm? A janë të rëndësishëm si gjuha angleze!!! Gjuha angleze për fëmijët tonë është e rëndësishme, por edhe për ju të rrinjtë. Ne baballarët i dërgojmë fëmijët tonë në kurse të gjuhës angleze, për shkakse mendojmë se është e rëndësishme, atëherë kur e dërgojmë në kurs përpiqemi që t’ia gjejmë profesorin ose profesoreshën më të mirë që t’ia mësojë gjuhën.
Duhet të jetë e rëndësishme njëlloj si atëherë kur bëjmë shtëpi dhe e kërkojmë arkitektin më të mirë. Duhet të jetë e rëndësishme aq sa kur sëmuremi dhe e kërkojmë mjekun më të mirë. Nëse kaq është e rëndësishme atëherë edhe për çështjet fetare duhet ta kërkojmë edhe personin i cili neve do të na e tregojë më së miri fenë dhe do të na udhëzojë si duhet në të.
Shpeshherë ka një huti në mes të njerëzve dhe thuhet se nuk dijmë kujt t’i besojmë, njëri thotë kështu tjetri thotë ashtu. Të gjithë ata persona që merren me gjërat të cilat janë sekondare, aty ka ndarje, te gjërat primare nuk ka ndarje. Gjërat sekondare nuk e bëjnë të devotshëm njeriun, gjërat primare e bëjnë të devotshëm, do të thotë që namazi, zeqati, agjërimi, besimi, vepërmirësitë, largimi prej ndalesave janë gjërat primare dhe këta e bëjnë të devotshëm njeriun, por e rëndësishme është që në fillim fesë t’i kushtojmë vëmendje dhe këtë element të jetës tonë ta dijmë se prej kujt ta mësojmë. Nëse e dijm prej kujt ta mësojmë atëherë nuk kemi problem ta kërkojmë personin adekuat prej të cilit do ta mësojmë fenë .
Çështja e dytë është që asnjëherë mos ta ndiejmë veten se ne jemi ata që duhet t’ua sqarojmë fenë të tjerëve, por ne duhet të jemi ata që do t’ia sqarojmë fenë vetes, do ta përjetojmë kënaqësinë fetare në veten tonë dhe do të mësojmë prej fesë aq sa do të kemi mundësi ta praktikojmë në jetën tonë.
Kur i kanë zbritur ajetet e Kur’anit Pejgamberit s.a.v i ka thirur shokët dhe u ka thënë që sot më zbtritën këto ajete prej Allahut xh.sh. E dini se Kur’ani ka zbritur shkallë-shkallë, nuk ka zbritur për një herë, brenda 23 viteve mvarësisht me rastet e ndryshme me të cilët është ballafaquar Pejgamberi s.a.v Allahu xh.sh i ka dërguar ajetet e Kur’anit. Kur kanë ardhur as’habët tek Pejgamberi a.s, ai ka filluar t’i lexojë ajetet, pasi i ka lexuar 3-4 ajete as’habët i kanë thënë: “Ja Resulallah a mund ta lëmë këtu për sot? Ne ti marrim këto ajete ti praktikojmë në jetën tonë dhe pas asaj do të vijmë që ti marrim ajetet të tjera”. Këto ligjerata që do ti mbajmë këtu ne, nuk janë ligjerata nëpërmjet të cilave ne do ta mësojmë fenë. Ata që kanë dëshirë ta mësojnë teologjinë do t’i orientojmë dhe do t’i regjistrojmë në Fakultetin Teologjik dhe do ta mësojnë fenë, por ne duam që ta përjerojmë fenë dhe këto ligjerata kanë të bëjnë me përjetimin e fesë jo me mësimin e dijes së fesë. E them kështu pasi ka njerëz si Montgomery Watt (Orientalist anglez) që e dijnë fenë më mirë se unë por nuk janë musliman. Neve na interesojnë personat që do ti mësojnë gjërat nëpërmjet të cilëve më mirë do t’i përkushtohen Allahut xh.sh.
Çështja e tretë e rëndësishme për ne është që feja duhet të na jep elan për t’u bërë më të fortë, për tu bërë më të sukseshëm në profesionin tonë. Personat të cilët do ta mësojnë fenë, por do të dobësohen në profesionin e tyre nuk i duhen Zotit, personat të cilët do të bëhen shumë musliman edhe në profesionin e tyre nuk do të jenë të sukseshëm gjithashtu nuk i duhen Zotit. Alija Izzetbegovici e thoshte një fjalë shumë të mirë, rahmet pastë : “Të gjitha të tjerat janë fe ama Islami është sistem i jetës”.
Ne në namaz mund njëqind herë t’i bijmë në sexhde Zotit ama nëse në këtë moment një frymë na del pa Zot ne jemi pa besimtar, prandaj edhe në momentin unë kur ju ligjeroj juve këtu duhet ta kemi sinqeritetin dhe linkun e drejtpërdrejtë me Zotin, edhe ai tjetri kur bën tregëti në dyqanin e vet para se ti vijë ta vendosë linkun me myshteriun e vet ai e vendos linkun me Allahun xh.sh, profesori kur i ligjeron studentit edhe atëherë linku është me Zotin dhe nuk i bënë padrejtësi për shkak se ka përgjegjësi para Zotit e jo pse ka përgjegjësi para dimensionit juridik. Domethënë ka një lidhje nëpërmjet të normave morale.
Do t’ua jap një shembull me një student : Në orë të mësimit një ditë një student mua më folën për fenë dhe unë nuk i thash asgjë, e dëgjova deri në fund dhe i thash shumë mirë e paske mësuar dhe ke lexuar letërsi fetare, dhe pastaj kur hynëm në provim unë e pyeta Platonin nuk i pyeta divergjencat fetare, pasi lënda ishte Filozofi e Artit dhe jo Apologjetikë. Kur e pyeta Platonin ai ma dha fletën e zbrazët. E thira dhe i thash që ti më fole për fenë dhe tash ma dorëzon fletën pa shkruar asgjë dhe do të kërkosh të të jap notë kaluese, lëre se ti mashtron por edhe mua më bën mashtrues. E kisha qëllimin t’ia bëj me dije që në këtë moment fetarësia është që këtë lëndë ta mësoje dhe kjo është shumë e rëndësishme për fenë.
Feja nëse është platformë e vërtetë apo përkushtim i vërtetë ndaj Allahut xh.sh ,nëse kështu e kuptojmë fenë, atëherë ta dini që ajo do të jetë gjenerator që do të na bëjë të sukseshëm në jetën tonë. Unë nuk mund ta pranoj asnjëherë që një musliman ose një shoqëri muslimane ta jetojë si duhet fenë, të shesë pallavra të fesë, ndërsa në arenën ndërkombëtare të jetë e fundit, kjo nuk është në rregull, është paradoks . Nuk mund të themi që ne muslimanët e kemi fenë më të mirë, ndërsa feja jonë të jetë e pakapshme për njerëzit.
Raste të tilla kemi, pse kemi a e dini? Për shkak se ne që jemi “Bodyguard” të Zotit ne fenë nuk e bëjmë që të përtypet nga ana e çastit shoqëror kur jetojmë, ashtu siç thash edhe në fillim fenë e vëndosim atje lartë i bëjmë shumë respekt por nuk e kemi në jetën tonë, për shkak se nuk e kemi bërë të kapshme, reale, praktike, pragmatike për jetën tonë.
Për fund do ta them një ngjarje të cilën e tregon Imam Gazaliu. Imam Gazaliu është një dijetar i shekullit XI një person i cili njihet si dekan i teologjisë dhe filozofisë islame.
Në një vepër të tij tregon një rast, kështu thotë : Në një kohë një mbret e ka vizituar një krahinë bujqësore, disa katunde, edhe e ka pa se ato nuk e kanë punuar tokën si duhet. I ka urdhëruar ekspertët e vet të bujqësisë që të përgatitin një rregullore në bazë të cilës ata do ta punojnë tokën që të bëjë bereqet më tepër. Agronomët e asaj kohe e kanë përgatitur rregulloren ua kanë dërguar me urdhërin e tij. Popullisa e këtyre viseve e kanë marrë urdhërin e mbretit dhe e kanë vënduar në raft, e kanë vëndosur një njeri, që posaçërisht, për çdo ditë do t’ia fshijë pluhurin rregullores, e kanë mbështjellur me dhjetë pëlhura të bukura me tel të punuara. Nejse, ka kaluar një kohë, kur ka ardhur mbreti të shohë se çka kanë bërë. kur e ka parë, fushat ende në gjendje më të keqe asgjë sështë punuar. E ka tubuar parinë e atyre katundeve dhe u ka thënë: Çka keni bërë ju?
Këto i kanë thënë: Shumë i respektuar mbret ne shumë respekt i kemi bërë rregullores tënde, e kemi fshirë, e kemi mbështjellur me pëlhura dhe a e dini çka ka bërë mbreti? Të gjithë i ka burgosur. Pse? Për shkak se respekti ndaj rregullores së mbretit nuk është në fshirjen e pluhurit dhe në vendosjen në raft.
E njejta gjë është edhe me Kur’anin ne nëse e vëndosim në raft dhe nëse vetëm shesim pallavra se ne jemi musliman të mirë, se është Kur’ani i mirë, se është Islami i mirë, edhe Zoti do të na hudhë në xhehennem neve si mbreti që i ka hudh në burg parinë e katundeve, por qëllimi është që kjo rregullore/ Kur’ani të jetë pjesë përbërëse e jetës tonë. Për t’u bërë pjesë përbërëse e jetës tonë gjithësesi nevojitet njohuri elementare nga aspekti i platformës së Kur’anit dhe gjithsesi na nevojitet një person të cilin do ta ndjekim në lidhje me rregullat fetare.
Faleminderit.