DYNJAJA – Poezi

DYNJAJA

Nga minareja e vjetër ezani jehon,
në çdo çast një frymë shuhet,
bëhu Mexhnun që dashuri kërkon,
afër vetes mbaj valixhet.

Jeta është si fjollë bore,
dielli për një çast e shkrinë,
eja dost shihi këto varre,
këmisha pa mëngë bën gjithë pasurinë.

Dynjaja kalon si erë shkretëtire,
fama është si drekë peshku,
ndjen uri pas një ore,
zemrës dhjamin le t’ja tret ashku.

Zahidi në pluhurin e përulësisë,
i dehur n’dimrin e vetmisë,
o Zot kandilin e varrit mos e fik,
lësho perde për zebanitë*.

*zebani/engjuj të xhehennemit