SHEHIDIT TË QERBELASË

Zemra më doli, rrugëve të kërkon
Sytë e njoma i kam, derti më kaplon
Ndjenja për ty, Ja Husein, mexhnun më ban
Ujq, dele, zogj, krejt që pashë, lajmin ma dhan.

Tespihët në dorë, ty të prita, mërzia më përvlon
Netët e qeta, ziqri, telat e zërit m’i shkatërron
Ende pa u zbrazur gota e dertit, tjetra sërish u mbush
Male, gurë, drunj, Ja Husein, për ty u bën prush.

Dashurinë tënde vetëm të vërtetit e përjetojnë
Dashurinë time, ata që në zemër ma mbollën, e kuptojnë
Vlerën e trëndafilit, Ja Husein, gjembat e dashuruar e dinë
Të vuajturit nga dashuria më kuptuan, të tjerët nuk e dinë.

Dielli nuk më lind më, çdo ditë acar i thatë
Jeta më dha pak sefa, dertet mu shtuan pandalë
Me tymin që del nga zemra, Ja Husein, selam të dërgova
Askujt nuk i tregova, s’di, të të afrohem a meritova.

Shpresën e kam në afërsinë me familjen e pastër
Ti u bëre dëshmor që e vërteta të jetë e çiltër
I ngjita gjunjt, Ja Husein, për gjunjt e tu, u zotova
Dorën time me dorën tënde e zbukurova.

Në shkretëtirë ishe pa uj, por pusit të tiranëve s’ju afrove
Pa gjumë e pa ushqim në makam të shehidit vrapove
Me gjakun e familjes së pastër, Ja Husein, neve na pastrove
Falënderon Zotin, Faniu, që neve s’na harrove.