DISA KËSHILLA TË SUFIVE PËR HAXHIN
KUPTIMI I PËRSHPIRTSHËM I HAXHIT
Xhunejd Bagdadiu (vd. 298/910) është takuar me një mik të vetin që sapo është kthyer nga haxhi. Ai i ka parashtruar disa pyetje mikut të vet:
– A i ke veshur ihramet (veshje e veçantë për haxh) pasi vendose ta bësh haxhin?
– Po, i kam veshur
– Kur i veshe ihramet a e ke ripërtrirë marrëveshjen parazanafillore (Besën që ia ke dhënë Zotit) dhe si rrjedhojë a i prishe të gjitha marrëveshjet tjera?
– Jo
– Atëherë ti nuk paske bërë marrëveshje. Kur i veshe ihramet a i zhveshe teshat?
– Po, I zhvesha.
– Ashtu si I zhveshe teshat a u pastrove edhe prej të gjitha cilësive biologjike/
– Jo
– Atëherë nuk paske hy në ihram. Më pas a u lave dhe u pastrove?
– Po
– Pas pastrimit a u shërrove prej të gjitha sëmundjeve shpirtërore që I kishe më parë?
– Jo
– Atëherë nuk je larë dhe pastruar. A e këndove Telbijen ( Lutje e veçantë që këndohet në haxh me domethënie që I është përgjigjur haxhiu ftesës së Zotit)?
– Po
– A e more përgjigjen e Telbijes?
– Jo
– Domethënë që Telbijen nuk e ke bërë si duhet. A hyre në Harem-i sherif (Qabe)?
– Po
– Duke hyrë në Harem a I braktise të gjitha haramet?
– Jo
– Domethënë nuk paske hyrë në Harem. A e shikove Mekën?
– Po
– Kur e shikove Mekën a të erdhi ndonjë përjetim/gjendje shpirtërore?
– Jo
– Domethënë që edhe kjo nuk qenka bërë…
(Huxhviri, Keshfu’l-Mahxhub)
VIZITA E PRONARIT TË SHTËPISË (BEJTULLAHUT)
Ebu Nasr Serraxh et-Tusi (vd. 378/988) në veprën e tij « el-Luma’ », në kapitullin “ Rregullat e Haxhit për sufitë” në lidhje me kuptimin shpirtëror dhe sufik të haxhit shkruan:
Haxhiu kur do t’I veshë ihramet në vendin e caktuar (mikat) pasi që t’I zhveshë teshat duhet që së bashku me to t’I largojë prej zemrës edhe urrejtjen dhe smirën. Kur ta këndojë “Lebbejken” që domethënë se I përgjigjet ftesës së Zotit duhet të vendosë që pas kësaj më mos ta ndjekë unin/nefs dhe shejtanin. Pasi që ta ketë puthur dhe përshëndetur gurin e zi duhet të përqëndrohet në fjalën që ia ka dhënë Zotit. Kur të mbërrijë në kodrën Safa duhet të përpiqet që ti largojë nga zemra gjërat që do ta prishin pastërtinë e zemrës. Duke ecur shpejtë (hervele) ndërmjet kodrave Safa dhe Merve do të mendojë për dëbimin e shejtanit nga afërsia e tij. Kur të shkojë në vendin e quajtur Arafat do të mendojë për çastin e daljes para Allahut xh.sh. pas Kiametit. Kur ti qethë flokët duhet ta presë edhe kokën e qibrit dhe lavdërimit të vetes. Kur ta therrë kurbanin duhet ta bëjë kurban edhe unin/nefsin që e ka në brendi.
*
Imam Ebu’l-Hamid Gazali (vd. 505/1111) thotë që haxhiu kur të niset për në haxh me vete si ushqim duhet të merr përkushtimin/takva që do t’I shërbejë edhe në ahiret, kur të hyp në mjetin për të shkuar në haxh duhet ta mendojë tabutin/arkivolin, kur të hyjë në ihramet që janë dy copa të pëlhurës së bardhë duhet të mendojë për qefinin me të cilin do të mbështillet pasi të ketë vdekur. Pasi të ketë hyrë në ihram, kur të këndojë Telbijen duhet ta ketë parasysh se në haxh ka ardhur për t’iu përgjigjur ftesës së Allahut xh.sh.. Kur ta shikojë Qaben duhet të sillet me respect sikur është para Zotit, kur ta bëjë tavafin, të rrotullohet përreth Qabes duhet të mendojë për melekët që në shenjë respekti dhe adhurimi ndaj Allahut xh.sh. rrotullohen përreth Arshit/Fronit. Kur ta përshëndetë dhe ta prekë me dorë gurin e zi në qoshin e Qabes duhet të mendojë se është duke ia zgjatur dorën Zotit dhe se I ia jep besën që nuk do të largohet nga urdhërat e Tij. Kur të ecë ndërmjet kodrave Safa dhe Merve duhet ti ketë dy mendime: I Pari: Duhet të ndihet si personi I cili shkon në audiencën e një mbreti për të kërkuar diçka dhe pasi që të del prej aty rrotullohet përreth pallatit duke menduar se vallë do të më pranohet kërkesa ose jo? I Dyti: duhet të mendojë për peshoren që do të vendoset në ahiret, Safanë ta mendojë si sevapet, ndërsa Merven si gjynahet dhe të vrapojë andej e këndej duke qenë I brengosur se cila anë do të jetë më e rëndë. Kur të del në kodrën e Arafatit të mendojë për ditën e tubimit para Zotit dhe momentet kur njerëzit do të presin shefaat prej pejgamberëve.
*
Ismail Ankaraviu (vd.1041/1631) haxhin e ka konsideruar dyllojesh. Ndërsa haxhi i sufive duhet të jetë i llojit shpirtëror ka thënë ai.
Nimetullah Nahxhivani (vd.920/1514) Qaben e ndanë në Qaben formale (në Mekë ) dhe atë esenciale (hakiki). Ai ihramet ia ka ngjasuar qefinit dhe ka thënë që ashtu siç i vdekuri nuk mund t’i kundërvihet Zotit ashtu edhe haxhiu me ihrame duhet të qëndrojë larg çdo gjëje që nuk është në ujdi me dëshirën e Allahut xh.sh.. Haxhi i vërtetë, sipas tij, është arritja në Qaben esenciale, në Dhatin/Individualitetin e Allahut xh.sh..
Mevlana Xhelaluddin Rumiu ka thënë: „ Haxh do të thotë vizitë e një shtëpie, domethënë, Qabes. Ndërsa burrëria është në vizitën e Pronarit të shtëpisë. Kjo vizitë nuk i bëhet e mundshme secilit“.
Një bejt/distih me tematikë sufike shumë bukur e ka sqaruar këtë çështje:
O i Dashuri im! Haxhin dhe Umren e bëj për TY
Edhe pse shumica haxhin ia bëjnë dheut dhe gurëve.
*
Bajezid Bistamiu ka thënë: Në haxhin e parë që e kam bërë nuk kam parë gjë tjetër përveç Shtëpisë (Qabes). Në haxhin e dytë e kam parë edhe Shtëpinë dhe Pronarin. Në haxhin e tretë çdo gjë e kam parë si Pronari i Shtëpisë“.
TAVAFI I QABES SË ZEMRËS
Abdurrahman Xhamiu (vd. 898/1492) ka thënë:
„Qabja është ndërtesë e Halilit të Azerit,
Zemra është vendshikim i Zotit të Madh“
Një sufi i Anadollit ka thënë:
Nëse e kërkon Zotin, kërkoje në zemrën tënde
Ai nuk kërkohet vetëm në Kuds, Mekë e haxh”.
Një proverbë turke thotë:
„Devja nuk bëhet haxhi me të shkuar në Mekë; gomari nuk bëhet dervish nëse mban uj për teqe“
MENKIBE (RRËFIM SUFIK)
PËRFITIMI I ZEMRËS
Abdullah b. Mubarek (vd.181/797) pasi që e kishte kryer haxhin në Mekë kishte parë një ëndërr si më poshtë: Prej qielli kishin zbritur dy melekë dhe njëri i kishte thënë tjetrit: „ Këtë vit në haxh ka patur 600 mijë haxhi. Haxhi i të gjithëve është pranuar falë veprës që e ka bërë një këpuctar nga Shami që quhet Ali b. Muvaffak. Ky person vendosi të shkojë në haxh por nuk arriti të shkojë. Por ama haxhin e sivjemë Allahu xh.sh. e pranoi për hirë të veprës që e bëri ai. Kur u zgjua Abdullah b. Mubareku filloi të dridhet nga ëndrra e qartë dhe u nis për në Sham me karavanin që nisej andej. E gjeti këtë person dhe e pyeti: „Ti nuk shkove në haxh për shkak të një vepre që ke bërë, çka ishte ajo? Ali b. Muvaffaku i tha: „ Tridhjetë vjet vazhdimisht kisha dëshirë për të shkuar në haxh dhe për këtë kisha tubuar 300 dirhem duke tubuar dhe shitur vjetërsina. Për rrjedhojë vendosa këtë vit të nisem për në haxh. Zonjën e kisha shtatzënë dhe një ditë më tha: „ Jam duke nuhatur erë mishi prej fqiut, a ke mundësi të kërkosh një copë për mua?“ Vajta tek fqiu dhe ia tregova rastin. Fqiu im filloi të qajë: „ Ka shtatë ditë që fëmitë i kam të urët. Në rrugë e gjeta një kafshë të ngordhur. Me thikë preva një copë prej saj dhe tash jam duke e zier atë mish për ti mashtruar fëmijët. Nëse nuk do të gjej ndonjë ushqim hallall atëherë doemos do ti ushqej me atë. Nëse keni dëshirë tu jap një copë, por ama ky mish që është hallall për këto fëmijë pasi që janë në prag të vdekjes, fetarisht, për ju është haram. Unë, tha Ali b. Muvaffaku, kur e dëgjova këtë, sikur mu shkëput një copë nga zemra dhe si rrjedhojë ia fala fqiut 300 dirhemët që i kisha tubuar tridhjetë vite me rradhë. Më pas iu luta Zotit: O Zot! Ma prano nijetin tim për haxh.“ Më pas Abdullah b.Mubareku tha: „ Allahu ma paska treguar të vërtetën në ëndërr“. ( Feriduddin Attar, Tedhkiretu’l-Evlija)
Junus Emre (vd. 720/1320) në disa vargje ka shkruar:
O hoxhë i madh mjekërbardhë
Nuk i di punët vallë
Mos u mundo të shkosh në haxh
Nëse një zemër ke thyer.
++++++++++
Junus Emre thotë: Hoxhë
Një mijë herë ndaç shko në haxh
Më e mira nga e gjitha
Po të kesh zërë vend në një zemër!“
Sipas Junus Emres dhe sufive përfitimi i një zemre, domethënë sjellja e mirë ndaj një njeriu, përfitimi i zemrës së tij është vepër më e mirë se sa një haxh i cili bëhet pa vetëdije.
Sufitë janë strikt që ibadetet obligative si namazi, agjërimi, zeqati dhe haxhi duhet të bëhen me vetëdije të plotë dhe si rrjedhojë të çojnë në njohjen e plotë të Allahut xh.sh.. Nijazi Misriu (vd.1105/1694) në një poezi të tij këtë realitet e ka shprehur si më poshtë:
Ej Zahid/asket mos mendo se me namaz,
agjërim dhe haxh kryhet puna yte në tërësi
Njeri I plotë për t’u bërë
Irfan/njohje duhet patë.