Ligjërata e 61-të nga Prof.Dr.Metin Izeti

Sureja Asr
Ka dy javë që filluam me suren Asr, një prej sureve më persiatëse, më shumë që të bën të mendosh në lidhje me Kur’anin famëmadh. Këtë sure Allahu xh.sh e fillon me një betim. Kemi biseduar ndoshta edhe herave tjera, se çështjet në të cilat Allahu xh.sh betohet janë çështje shumë të rëndësishme sepse betimi ka një filozofi në vete. Te ne p.sh. nga aspekti i jonë, njeriu kur betohet në diçka, atëherë atë gjë e knosideron shumë më të shenjtë se vetveten, shumë më të shenjtë si fizkusin e tij. Ndërsa në këtë rast, kur Allahu xh.sh. betohet në diçka, ajo ka dimensionin e fortësisë së prezentimit të shenjtësisë së Zotit në botë. Në këtë sure betohet në kohën, ka edhe disa gjëra tjera në të cilat betohet Zoti në Kur’an, betohet edhe ne diellin, por as në kohën e as në diellin nuk betohet si në fenomene natyrore. Shpeshherë ne kemi dëshirë, posaçërisht kohëve të fundit që gjërat ti kuptojmë në mënyrë sa më të thjeshtë, se na vjenë më lehtë kështu . P.sh. kur Zoti betohet në diellin, qëllimi është në metaforen e diellit, që paraqet një prej burimeve të jetës së njeriut në gjithësi, që e ngrohë njeriun, që ia mundëson ta fitojë ushqimin prej natyrës. Për këtë çështje edhe Ibrahimi a.s. kur ka dalur para Nemrudit, pyetja e parë ka qenë “Allahu i im i vdes apo i ngjallë njerëzit?”, iu jep dhe ua merr jetën (juhji ve jumit). Nemrudi e kuptoi këtë se bëhet fjalë vetëm për një dhënje dhe marrje të jetës e cila ka të bëjë me fizikën, me dimensionin fizik, ama ajo që diskutonte Ibrahimi është një çështje pak përtej fizikës, flet për pandërprerësinë e jetës. Ndërsa pytja e dytë është pytje kozmike, brenda kësaj bote, “Zoti e çon djellin të lind nga lindja ndërsa të perëndon nga perëndimi ” thotë Ibrahimi a.s. Nëse dëshiron Zoti e çon të lind nga perendimi e të perendon nga lindja, kjo s’ka të bëjë vetë me ligje fizike por ka të bëjë me respektin e këtyre ligjeve fizike në urdherin e Allahut xh.sh. Pra, në këtë rast lindja e diellit nga lindja nuk e paraqet vetëm lindjen e diellit si fenomen natyrorë por e paraqet edhe drejtësinë e cila është një prej shtyllave të shoqërisë, e paraqet edhe alturizmin, e paraqet edhe sjelljen e mirë, e praqet edhe turpin, edhe krejt. Të gjitha këto janë prej elementeve të sjelljes së mirë të njeriut në shoqëri. Edhe në këtë rast të përmendur në Kur’an koha i ngërthen të gjitha këto elemente.
Ne dy javët e para folëm për atë se çfarë kuptime mund të ketë asri e sot do të ndalemi edhe te një kuptim i fjalës asr. Disa prej mufesirëve kanë thënë që me fjalën asr, betimin në asr, kuptojmë kohën e fillimit të shpalljes Pejgamberit a.s. Edhe një mendim tjetër përafërsisht i njejtë me këtë është se ka të bëjë me kohën e Pejgamberit a.s. me “asru’s-saade”, me shekullin e parë, me shekullin e lumtur, që paraqet kohë model, pra është koha e Pejgamberit a.s.. Kur të betohet në asr-in atëherë Allahu xh.sh ka për qëllim realizimin e fjalës së tij në një shoqëri. Kjo shoqëri për shkak se e ka realizuar fjalën e Zotit, për shkak se metafizikën e ka bërë të jetueshme brenda fizikës, për këtë çështje edhe Allahu xh.sh. betohet në kohën.
Pse koha e Pejgamberit a.s është aq e rëndësishme derisa betohet Allahu xh.sh. ?
Elementi i parë që është shumë i rëndësishëm. Fetë dhe sistemet fetare në përgjithësi njeriu ka dëshirë t’i kuptojë si utopike, si diçka që nuk mund të realizohet në këtë botë, por që njeriu ka dëshirë të realizohen, p.sh. në krishterizëm është mendimi i tillë. Shën Augustini e ka një vepër “De civitate Dei” / Për shtetin e Zotit, ai thotë që shteti i drejtë, i vërtetë i Zotit nuk mund të realizohet në këtë botë, por do të realizohet në botën tjetër, për shkak se kjo botë është me të meta. Edhe te ne disa herë në mënyrë të pavetëdijshme, njerëzit kanë dëshirë të mendojnë se parimet e vërteta të drejtësisë së Zotit, adeletit të Zotit, kanë mundësi të realizohen vetëm në botën tjetër. Ky është një kompleks i besimtarëve që përherë e kanë pasur. Për këtë çështje Pejgamberi s.a.v.s. ka ardhë te një shoqëri e cila ka qenë e shkatërruar, një shoqëri që i ka pasur krejt të metat që mund ti ketë një grup shoqërorë. Paramendoni, pirja e alkoolit me të madhe, amoraliteti, llojet e ndryshme të niqahit, varrosja e vajzave të veta të gjalla etj. Pra, Pejgamberi a.s është dërguar në këtë shoqëri dhe prej kësaj shoqërie ka arritur të bëj një grup të njerëzve të përkryer dhe model. P.sh Hz Omeri që ka qenë shumë i shthurur por më vonë është bë përmendore e adaletit. Pastaj plotë të tjerë, p.sh. Ikrime b. Ebu Xhehli, Halid b. Velidi etj. Halid b. Velidi është personi i cili e ka fituar luftën e Uhudit kundër muslimanëve, ka vrarë musliman, është i njejti person që mandej njihet si shpata e Zotit. Do të thotë që në këtë shoqëri Allahu xh.sh nëpërmjet të Pejgamberit a.s. ka treguar që kjo fe nuk është fe utopike, vetëm ide, si e kemi bërë ne tash. Ne tash themi që Islami është i mirë, ama muslimanët nuk janë të mirë. Si ta thuash këtë fjali dije që ka përfunduar puna jote. Nuk mundet që një gjë, një ide që është e mirë, të mos jetë pragmatike, që mos mund të realizohet. Është e vërtetë që Islami si ide, si parim është i mirë, gabimi është në atë Islam që ne e bartim në shoqëri. Se ne nuk e bartim atë Islam që është real, shpallja është reale, ndërsa sheriati, ligjet fetare, sjelljen fetare ne e bëjmë, p.sh. Metini flet në një mënyre, ai tjetri në mënyrën tjetër e kështu me radhë. Ky është problemi, prandaj ne këtu kemi problem me botkuptimin fetarë, tash momentalisht. Nuk kemi problem me idenë fetare ama me botkuptimin tonë fetarë, me atë spektrin, vizionin tonë fetarë kemi problem momentalisht në botë. Para disa ditëve e lexova një thënje të një studenti tim të vjetër, që tash është piktor, ku thotë: Kur deti kalon në plazhë, atëherë peshqit i hanë milingonat, por mandej kur hiqet deti peshqit ngelin jashtë ujit, atëherë milingonat i hajnë peshqit. D.m.th. e kam qëllimin nëse dikush neve na bën zullum tash, do të vjen koha qe edhe ne do ua kthejmë. Kjo është çështje konspirative, është çështje utopike, koha nuk vjen derisa ti nuk e bjen, jo të ju bësh zullum atyre, po t’ua ndalësh zullumin. Nuk është parimi ynë, që ne atyre që na bëjnë zullum neve t’ua kthejmë me zullum, parimi ynë është që ta neutralizojmë zullumin në botë. Se ne kemi dëshirë që ata që bëjnë zullum të bëhen si Hz Omeri. Me këtë element shoqëria e Pejgamberit a.s. është një shoqëri në të cilën tregohet se feja nuk është utopike, se nuk është konspirative, se nuk është me hiqaje/përralla, se nuk është me mesele. Por është çështje që duhet të bartet në sistemin tonë jetësorë në të gjitha segmentet e jetës. Edhe këtë e ka treguar Pejgamberi s.a.v.s. me jetën e tij. Ai si individ ka marrë pjesë në të gjitha segmentet e jetës. Mos mendoni se është e rastit kjo, ai ka marrë pjesë në luftë, ai ka çelë hendeqe, ai ka shkuar në fushë për të punuar, ai ka dalë në gara të vrapit, ai ka qenë i martuar, ai është kujdes për jetimat, ai e ka organizuar shtetin. Feja duhet të ketë elementin e prezencës së vete në shoqëri. Për atë shoqëria e Pejgamberit a.s. është shoqëri shembulli për ne me këtë element, pra me elementin e metodologjisë. Shpeshherë njerëzit e kanë më lehtë ta imitojnë të folurit, e folmja shumë lehtë imitohet, ndërsa esenca shumë vështirë imitohet. Të folmen e Pejgamberit a.s. ne krejt mund ta imitojmë, aspak nuk është vështirë kjo, ta dini, ama esencën e Pejgamberi s.a.v.s. sa mund ta ndjekim. Sa njerëz mund ta ndjekin ne esencë Pejgamberin s.a.v.s. Ky është parimi kryesorë. Në Islam imitim nuk ka, ne s’mund ta imitojmë Pejgamberin s.a.v.s. Allahu xh.sh. nuk e kërkon këtë prej nesh, por prej nesh kërkon “fetebiuni”, ndiqne atë. Imitim ose kopjim asnjëherë s’mund ta bëjmë Pejgamberin s.a.v.s, ama a kemi mundësi ta ndjekim, gjurmët e tij ku ka shkelë ai a kemi mundësi ti ndjekim, po këtë kemi mundësi ta bëjmë. Për atë, thonë disa prej musfesirëve, Allahu xh.sh. kur thotë “vel asr” betohet në periudhën e jetës së Pejgamberit a.s., të shoqërisë së Pejgamberit a.s., posaçërisht për atë që ne themi shekulli i artë, asru’s-saade, shekulli i lumtur, është periudha deri ne përfundimin e halifatit të Hz Aliut. Periudha e Pejgamberi a.s. dhe katër halifeve është periudha kur është treguar që prej një shoqërie e cila ka qenë e degraduar në të gjitha sferat e jetës, ka mundësi të ndërtohet një shoqëri e cila është shumë e fortë.
Më pas, Allahu xh.sh. për këtë shoqëri në një ajet tjetër në Kur’an thotë “Kuntum hajre ummetin uhrixhet linnasi temurune bil marufi ve tenhaune anil munkeri “, [Ju jeni umeti më i mirë i cili ka dalë në faqen e dheut të cilët kanë urdhëruar të mirën, të dobishmen, dhe i kanë ndaluar / penguar njerëzit që mos ta bëjnë të keqën dhe atë që është e dëmshme]. Një pjesë e madhe e mufesirëve thotë që bëhet fjalë për ashabët e Pejgamberit a.s. , d.m.th. “hajre ummeti”, umeti më i mirë, jo për krejt umetin, por bëhet fjalë për ashabët e Pejgamberit a.s., për njerëzit e zgjedhur.
Pra për këtë çështje, të respektuar miq, gjithsesi ne duhet ta njohim shoqërinë e Pejgamberit a.s., duhet ti njohim karakteret e ashabëve të Pejgamberit a.s., duhet ti njohim karakteret e zonjave të Pejgamberit a.s., duhet ti njohim karakteret dhe ndërtimin familjar të Pejgamberit a.s. dhe të Ehlibejtit. Për shkak se ato janë forma pereniale. Nuk janë forma të cilat kanë jetuar në një periudhë historike dhe u ka kaluar vlera, por janë forma arketipe, për ate “hajre ummeti”, ata do të jenë shembull edhe për gjeneratat e ardhshme të cilat do të vijnë në historinë e njerëzimit se si duhet të sillet njeriu. Posaçërisht ashabët e mëdhenj të Pejgamberit a.s.. Mendimi i fakirit është që ngjarjet në periudhën e ashabëve paraqesin arketipe, se ngjarje të tilla do të paraqiten gjatë historisë.E ngjashme është situata edhe me mënyrën e udhëheqjes së shoqërisë në kohën e ashabëve. Momentalisht këto fjalë nuk i thotë bota, për shkak se mendojnë që demokracia është sistemi republikan, parlamentar, sistemi më i mirë. Mirëpo nëse shihni të gjitha shtetet e fuqishme kryesisht kthehen në sisteme pak më autoritare. Pse? Për shkak se njeriu i tille është krijuar, që i nevoitet demokracia, ama demokraci e selektuar. Jo demokraci pa selekcion, ngase demokracia pa selekcion është anarki, se asnjëherë të mirët nuk mund ta çojnë kokë më kokë me të këqinjt. I keqi e ka vetëm dynjanë, duhet ta dini, edhe ai i keqi për atë dynja që e ka vret e pret çdo gjë para veti, dhe asnjëherë s’mund t’i dalësh përpara. Për atë është e nevojshme demokracia e selektuar, siç është në kohën e katër halifeve, që njerëzit ta përjetojnë atë frytin e vërtetë të drejtësisë dhe të adaletit. Prandaj disa kanë thënë se këtu Allahu xh.sh betohet në kohën e Pejgamberit s.a.vs.
Çfarë karakteristike tjetër ka kjo kohë? Në thamë në fillim se është largimi nga utopia. Dy thamë që për secilin prej ashabëve të ketë një arketip edhe që ne duhet ti lexojmë “hajatu sahabe” (jetën e sahabëve). Nuk janë me rëndësi ngjarjet historike, të cilat ngelin në histori, por janë me rëndësi prapavija e tyre filozofike, prapavija e tyre e perspektivës. Dje e lexova një thënie të Niçes ku thuhej “ne gjermanët nuk kemi asgjë të përbashkët me romano-katolikët, neve na është imponuar romano-katolicizmi, ne si gjermanë më së tepërmi kemi të përbashkët me Islamin, për shkak se shoqëria jonë në masë të madhe është e organizuar me shembullin e shoqërisë së Muhammedit”. Nuk e kisha dëgjuar këtë thënie më parë.
Shikoni, këto tipe janë të rëndësishme për perspektivën në ardhmërinë tonë, për perspektivën e familjes tonë. Ashabët, shoqëria e Pejgamberit a.s. ka një element shumë të rëndësishëm që ne sot do e diskutojmë si element të tretë shumë të rëndësishëm, elementi i multikulturalizmit. Këtë element ne muslimanët jemi duke e shfarosur dalëngadalë. P.sh. ata që pak kanë lexuar për shokët e Pejgamberit a.s. e dinë që Hz Osmani dhe Hz Aliu në përjetimin e fesë nuk janë të njejtë. Hz Aliu është i ashpër në disa raste, ndërsa Hz Osmani është i butë. Edhe Ebu Dherr el-Gifariu me Halid b. Velidin nuk janë të njejtë. Halid b. Velidi është luftarak, ndërsa Ebu Dherr el-Gifariu është asket (dervish, sufi). Mirë ama kur ka ardhur rasti dikush ti thotë Muaviut që është duke gabuar me atë që bën, Ebu Dherr el-Gifariu i ka hyrë brenda dhe i ka thënë “je duke gabuar, krejt punët për dynja i bën, nuk ka vepruar kështu Pejgamberi a.s. Mua më ka thënë që kur ti shohësh njerëzit që ipen mbas lukseve të kësaj bote dhe e harrojnë ahiretin, t’ua tërhjekish kujdesin, për atë kam ardhë të ti them këto”. Tjerët kanë pas frikë, se ua ka hjek kokën, Muaviu, ama Ebu Dher el-Gifariu ka shkuar dhe i ka thënë.
Pastaj është Selman Farisiu që ka qenë zjarradhurues dhe e ka pranuar Islamin më vonë, është Suhejb er-Rumiu, një krishter që e ka pranuar islamin më vonë, është Ubejd b. Kabi një jahudi që e ka pranuar islamin më vonë, është Sa’d b. Eiu Ubejde i pasur i Medines që ka menduar se atij i takon pushteti mbas Muhammedit s.a.vs., është Ebu Sufjani që e ka pranuar islamin pas çlirimit të Mekës, Abdullah b. Ubej b. Seluli që është një hipokrit (dyftyrësh, munafik) i shoqërisë së Pejgamberit a.s. Pra, të gjithë këta kanë qenë pjesë e shoqërisë së Pejgamberit a.s..
Nëse hyjmë ti analizojmë nga aspekti kulturologjik, mënyra e përjetimit të fesë të ashabëve, që shumë pak është lexuar te ne, atëherë do ta shihni se të gjitha këto mënyra të përjetimit të fesë që i kemi ne tash kanë qenë edhe prezente atëherë në kohën e Pejgamberit a.s. E dini që ka pasë edhe të tillë që Hz Aliut i kanë thënë se ti nuk je duke vepruar sipas fesë. Pra prej muslimanëve, një prej harixhive. E Hz. Aliu i ka thënë, a ke ndenjur ndonjëherë me Pejgamberin a.s., a e di se kush jam unë, a e di si e kam emrin, a e di çfare afërsie kam pasur me Pejgamberin a.s.. Pastaj ai harixhiu ka bërë teube. Pejgamberi s.a.v.s ka një hadith ku thotë që do të vijë një kohë kur njerëzve gjunjt e tyre do të iu bëhen si gjunjt e deves prej të ndenjurit në sexhde, ama ata nuk do të kenë asgjë të afërt me islamin.
Pra, gjithsesi se fenë duhet ta pranojmë pak më gjerë. Ky multikulturalizëm mund të shihet si një kopsht me lule, e jo si një plantazhë. Në plantazhë të gjitha lulet janë njësoj, ama ajo nuk ka bukuri, me atë mundesh vetëm të bësh tregti. E njeta gjë ndodhë edhe me botëkuptimin fetarë, me njerëzit që mendojnë në një mënyrë dhe kanë dëshirë që të gjithë njerëzit të jenë si ata, ata fenë e kanë vetëm për shitblerje. Ndërsa ata njerëz të cilët janë të gjerë, kanë mundësi të jetojnë brenda një kopshtit i cili e ka këtë gjerësi, këta njerëz janë estetë, ky kopsht ka vlera estetike, krijon vlera. E shoqëria e Pejgamberit a.s. është një shoqëri e tillë e cila nuk është plantazh, por është kopsht me lule dhe ka lule të ndryshme të cilat janë shembuj për të gjithë ne deri në ditët e sotme.
Disa herë, disa periudha historike, nuk duhet edhe shumë të përzihen me kohjën tonë. Por disa periudha historike janë periudha kur Allahu xh.sh bën ndryshime në histori, ndoshta ne jemi duke e përjetuar një periudhë të tillë. Unë do t’ua jap një shembull historik. P.sh. shekulli 11, 12 dhe i 13 nga aspekti i politikës te muslimanët, nga aspekti i shteteve është periudha më e dobët, kur s’ka pasur asnjë shtet mysliman të fortë. Abasidët halifatin e kanë pasur në shkatërrim e sipër , krishterët kanë shkuar deri ne Jerusalem, kanë kapërcyer nëpër Anadoll, nëpër Siri, Irak, i kanë marrë këto vende, andej Iranin, Avganistanin, Indinë i ka marrë Xhingis Kani. Në këtë periudhë janë shkatërruar shetet e Selxhukëve që kanë qenë, janë ndarë në fise, secili fis ka bërë një shet. P.sh. Anadolli në shekullin e 13, kur ka ardhur Hz Mevlana, Haxhi Bektashi Veliu, i ka pasur më shumë se 100 shtete, secili fis ka pas një shtet. Perandoria Osmane i ka bashkuar këto fise dhe ka formuar shtetin, bile bile disa fise deri në shekullin e 15 nuk kanë e kanë pranuar autoritetin osman.
Por në këtë periudhë çka ka tjetër? Në këtë periudhë ka jetuar Hz Melana, në këtë periudhe ka jetuar Muhjudin Ibn Arabiu, në këtë periudhë ka jetuar Imam Gazaliu. D.t.th. këto personalitete të cilat kanë bërë ndryshime ne idenë islame, kanë pregatitur prespektivat për ardhmërinë e muslimanëve, kanë jetuar në këtë periudhë. Në atë kohë që kanë jetuar këta njerëz, janë vrarë, shumica e tyre nga ana e muslimanëve. Mirëpo ajo periudhë ka qenë periudha kur janë bërër ndryshimet më të mëdha historike pas Pejgamberit a.s..
Edhe një referncë do t’ua jap për këtë temënga Kur’ani. Ju e keni lexuar me siguri, por lexone edhe një herë ngjarjen e Hz Musait a.s. me Hz Hidrin a.s. Do e shihni se ndodhin disa gjëra që me këtë arsyen fizike të ciën e ka njeriu, Hz Muasai , nuk arrin ti kuptojë disa gjëra që i bën Hz Hëzri. Paramendoni veprimtarinë e muslimanëve në vende ku islami nuk respektohet. Ta bësh murin në vendin ku nuk e meritojnë, d.t.th. që të përpiqesh për ngritjen e vlerave njerëzore në perendim, unë kështu e kuptoj, që nesër kur do të vije gjenerata e ardhshme, ata fëmijë do ta rrënojnë atë mur, ama aty do të gjejnë atë arkën, thesarin e vërtetë që është, thesari i idesë. Ose ps.sh prishja e barkës së atyre që iu kanë ndihmuar, ose vrasja e fëmijut. Disa herë vrasjet mund të konsiderohen si të rrezikshme, mirë ama se di a i keni lexuar strategjitë luftarake, shpesh herë komandantët e mëdhenj e kanë sakrifikuar një pjesë të popullatës vetëm për ta ngritur moralin e popullatës, ta motivojnë popullatën që të çohen në luftë.
Do të thotë që nëse në këtë mënyrë i ofroheni çështjes, e analizojmë në këtë mënyrë , atëherë do ta shohim që perspektivën duhet ta ndërtojmë duke i marrë shembujt prej kohës së Pejgamberit a.s. . Pra ne gjithsesi duhet ta kemi parsysh se Islami është fe që nuk hyn në shabllone, ta dini. Kush do që mundohet ta fus në shabllone e të thotë se vetëm kjo mënyrë është e imja, ta dini që nuk i është dorëzuar plotësisht Zotit.
Nuk duhet të krijojmë imazhe të dhunës në Islam për shkak të mospajtimit në lidhje me mnuanacat e fesë. Të tjerët duan t’ia imponojnë botës imazhin që kur të përmendet muslimani menjëherë të parafytyrohet dhuna dh egjaku. Ky imazh duhet gjithsesi të rrënohet. Do të thotë që secili në xhematin e vet, shoqërinë e vet, familjen e vet, duhet të krijojmë një islam ashtu si i ka hije fesë, i cili prodhon butësi, i cili arrogancën e ka vetëm atëherë kur sulmohet, dhe për ta ruajtur adaletin. Pra një fe që ka butësi, sjellje të mirë, ahlak, vlera të cilat duhet ti kemi parasysh. Faleminderit!