Ligjërata e 47-të nga Prof.Dr.Metin Izeti

Sureja Maun

Të respektuar miq, javën e kaluar thamë disa fjalë në lidhje me suren Maun, ndërsa sonte do të vazhdojmë komentet në lidhje me këtë sure të Kur’anit Famëlartë. Nëse do të kishim bërë një përmbledhje, atëherë shkurtimisht do të kishim thënë se sureja Maun është sure që Pejgamberit s.a.v.s. i ka zbritur përderisa ka qenë në Mekë, është prej sureve të shkurta të Kur’anit Famëmadh dhe sure e cila flet për elementet e besimit në Islam.
Islami ka një element të rëndësishëm që e dallon prej feve tjera. Kryesisht shekulli i XIX-XX është pak më i potencuar në mentalitetin krishter për shkak se këto dy shekuj janë pak më me influencë të krishterëve në botë edhe automatikisht influenca ekonomike, politike, e një grupacioni të caktuar, ndikon edhe në ndërtimin e mendimit fetarë. Për fat të keq muslimanët kohëve të fundit kanë filluar të mendojnë se kur flasim për besimin, kjo ka të bëjë vetëm me lidhshmërinë ndërmjet njeriut dhe Zotit nga aspekti teorik, mendojnë se duhet të thotë “unë jam besimtarë them “Eshhedu en la ilahe illallah ve eshhedu enne muahmmeden abduhu ve resuluhu” dhe me këtë mbaron puna e besimit.
Nëse këtë sure e lexoni, nga aspekti i mentalitetit të sotshëm, atëherë, në te, vetëm ajeti i parë iu flet për besimin në ditën e Gjykimit, të tjerat flasin për elemente të praktikës fetare, domethënë, flasin për amelijatin, flasin për ibadetin. Flet për shembull për furnizimin me ushqim të të varfërve, për zeqatin, për namazin dhe këto sipas mentalitetit të sotshëm fetarë janë çështje të praktikës, nuk kanë të bëjnë me besimin, kështu mendojmë ne tash, ndërsa Islami kur flet për teuhidin, kur flet për besimin në njëshmërinë e Allahut xh.sh., në te i ka të përmbledhura tre grupe të parimeve kryesore.
Grupi i parë është i’ti kadat / besimet, që ne e shprehim nëpërmjet të amentu billahit/gjashtë kushtet e besimit.
Në grupin e dytë bëjnë pjesë amelijat/ortopraktika, do të thotë bën pjesë veprimtaria fetare si namazi, zekati, haxhi, sadakaja.
Në grupin e tretë bën pjesë vixhdanijat/ndërgjegja, domethënë bëjnë pjesë punët e ndërgjegjshme ose etika.
Si rrjedhojë tek ne besimi, praktika fetare dhe etika, që të trija, janë elemente të besimit. Njëherëe kanë pyetur Ajshen r.a.: “Kur’ani e lavdëron ahlakun/etikën/sjelljen e Pejgamberit a.s., çfarë sjellje kishte ai?” Ajsheja r.a. ka thënë: “Sjellja e Pejgamberit a.s. ishte vet Kur’ani”. Do të thotë që edhe etika është ngushtë e lidhur me besimin në Allahun xh.sh., për atë, këto ajete të para të shkurtëra që i kanë zbritur Pejgamberit a.s. në Mekë flasin për besimin edhe pse në shikim të parë duket se flitet për praktikën. Pra edhe praktika islame bën pjesë në besimin, në teuhidin, e ndërton teuhidin në Allahun xh.sh.. Ky është një element i rëndësishëm për besimin në përgjithësi dhe për atë Islam në veçanti. Për shembull, te ne, në librat e akaidit, libra të cilat flasin për besimin, mund të hasni edhe elemente që flasin për çështjen e besimit, të praktikës islame (për zeqatin, haxhin, namazin).
Librat e fikhut/ jurisprudencës islame flasin për mënyrën teknike të praktikimit të ibadeteve, që nga aspekti i relacionit njeri-Zot nuk është shumë i rëndësishëm, do të leni zbrazëtirë katër apo pesë gishta ndërmjet këmbëve është çështje teknike, që gjithsesi duhet të jetë sipas normave jruidike islame, nuk kam kundër asgjë, namazi duhet të falet sipas rregullit, mirë ama çështja teknike e namazit është shumë sekondare nëse e krahasoni me elementin e koncentrimit dhe përqëndrimit të njeriut në namaz. Pra shumë më e rëndësishme se teknika e faljes është përqëndrimi në qëllimin e faljes.
E kemi thënë edhe më parë se në ajetet dhe suret e para që i kanë zbritur Pejgamberit a.s. në Mekë është i theksuar me të madhe elementi kryesorë i fesë sinqeriteti dhe ky element është që fenë e bën fé (ihlasi është element që fenë e bën fé) për atë ju duhet gjithsesi ta vendosni theksin dhe të keni kujdestë veçantë për sinqeritetin dhe dëlirësinë në fetari.
Ka një hadith të Pejgamberit a.s. ku thuhet: “Ed-dinu nasihatun”.Shumica e përkthejnë këtë hadith të Pejgamberit a.s. si: “Feja është këshillë”. Në të vërtetë nëse hyni në tekstin e hadithit ta analizoni do ta shihni se pas asaj as’habët e kanë pyetur Pejgamberin a.s. “Për kë është këshillë?” dhe ai u ka thënë “Lil-lahi ve li resulihi ve li eimmetil muslimin ve ammetihim” / “Është për Allahun, është për Pejgamberin, është për udhëheqësit e muslimanëve dhe për krejt muslimantë në përgjithësi” dhe automatikisht e parashtroni pyetjen si mund të bëhet feja këshillë për Allahun. Por, termi nasihat përdoret edhe në Kur’an , përdoret në një ajet ku Allahu xh.sh. thotë “Ja ejjuhelledhine amenu tubu illallahi teubeten nesuha”/ “O ju që keni besuar t’i bëni teube Allahut xh.sh. teube të sinqertë”( Tahrim, 8).
Hz.Mevlana në një dyvargësh të vetin thotë:
“I dashuri i Allahut në një hadith tha
Feja është nasihat, nasihati është e kundërta e mashtrimit”.
Domethënë që Hz.Mevlana termin nasihat e ka kuptuar si në ajetin kuranor që është teube nesuha/ sinqeritet, se e kundërta e mashtrimit është sinqeriteti, personi ose është i sinqertë ose është mashtrues. Nëse e përktheni sinqeritet “Dinu nesiha”, atëherë automatikisht hadithi vendoset në vendin e vet hiç pa problem. Ajo që kam dëshirë të them është se sinqeriteti është shumë i rëndësishëm në fé, sinqeriteti është elementi kryesorë i fesë. Në këtë gjendje që jemi ne muslimanët tash dobësia kryesore është se dijetarët muslimanë janë koncentruar në teknikat fetare dhe i kanë harruar elementet bazike të fesë (do t’iu jap dy- tre shembuj).
Ne pas katër imamëve nuk kemi prodhuar muxhtehid ( muxhtehid është një term fetarë që do të thotë përpjekës/orvatës intelektual fetarë, domethënë person dijetarë i cili përpiqet që të gjejë zgjidhje fetare). Muxhtehidët më nuk janë marrë me sfidat e reja, po janë marrë me problemet arkaike; për shembull kanë thënë që Ebu Hanifeja e ka thënë këtë mendim dhe ne nuk mund ta ndryshojmë, ne vetëm mund të mendojmë rreth fjalës së Ebu Hanifes. Domethënë janë paraqitur muxhtehid jo për të treguar rrugë, po për ta analizuar një problem të imamit, pastaj një problem të problemit të imamit dhe kështu me rradhë deri në shekullin e XIX dhe si pasojë kemi ngelur larg prej zhvillimeve dhe hapërimit me botën. Ka një fjalë të Behmenit (një prej dijetarëve të muslimanëve të rinj ‘mlladi muslimani’ në Bosnjë, shokëve të Alija Izetbegoviqit) ku ai thotë “Përderisa dijetarët tanë kanë diskutuar se a do të veshin femrat çorape të najllonit ose jo, Armstrongi ka mbëritur në hënë”. Elementi i njëjtë i regrsit është edhe te krishterët në periudhën kur Fatihu e ka marrë Stambollin. Ka një legjendë që në momentet kur Fatih Sulltani e ka rrethuar Stambollin dhe ka qenë duke e marrë atë, prifterinjtë krishterë e kanë diskutuar se gomari i Hz.Isës i ka pas dhëmbët e rrallë në mes ose i ka pas të ngjitura (doemethënëështë një problem i dorës së dhjetë i cili nuk është aspak i rëndësishëm) dhe si pasojë e kësaj sjelljeje sinqeriteti është harruar në tërësi. Këtë jemi duke e përjetuar edhe ne. Vetëm forma e cila në brendi e ka esencën e fesë është e rëndësishme, përndryshe forma shndërrohet në dyfytyrësi. Pra në këtë sure Allahu xh.sh. e potencon çështjen e atyre që falin namaz, por që namazi i tyre nuk e ka brenda thelbin e shëndoshë, është si një arrë që ka lëvozhgë ama brenda është bosh, juve mund t’iu duket si arrë ama brendinë e ka të zbrazur.
Pra, sinqeriteti është një prej elementeve shumë të rëndësishme të besimit të cilën nuk guxojmë assesi ta hudhim në plan të dytë dhe këto ajete të cilat i zbritën në këtë periudhë Pejgamberit a.s. kryesisht janë ajetet që e potencojnë sinqeritetin (nuk hyn në detaje të ibadetit por e potencojnë elementin që e lidh njeriun me Zotin dhe e bën të pranueshëm ibadetin).
Allahu xh.sh. në fillim, në ajetin e parë, thotë a nuk e sheh/analizon personin i cili e mohon ditën e Gjykimit me “komentin klasik” siç thamë ose personin i cili mashtron në emër të fesë. Jukedh-dhibu bid-din e ka edhe kuptimin e personit i cili mashtron me fenë. Mashtrimi me fenë mund të bëhet në disa mënyra ama mashtrimi në fé (nuk e di ndoshta e thash javën e kaluar, po ja po e them edhe njëherë se mua personilsht më pengon tepër kjo) më së tepërmi bëhet atëherë kur fenë e përdorim për kënaqësi personale pa marrë parasysh çka bëjmë a falim namaz, a lexojmë Kur’an, a jemi hoxhë, a jemi dijetarë, a bëjmë hajmalia, a fryjmë. Domëthënë nëse qëllimi është që nëpërmjet fesë, ta kënaq vetveten, të përfitojmë ndonjë interes të kësaj bote, atëherë ta dini kjo është mashtrim në emër të fesë. Allahu xh.sh. çdo gjëmund ta tolerojë, ama t’i mashtrosh njerëzit me mallin e Tij nuk e lejon (kjo është zullum) edhe për atë ju lutem ta mbani në mend prej fakirit, bëni çka të bëni, por nëse do të mashtroni në jetë, mashtroni në emër tuaj, jo në të fesë; mashtrimi në emër tuaj u përball me përgjegjësi para Zotit,por ama nëse ia nxjerrni njerëzve përpara Zotin edhe pas Zotit e fshihni vetveten edhe atëherë filloni të mashtroni, këtë nuk ua bën hallall Zoti, dënimin e kësaj Allahu xh.sh. e jep qysh në këtë botë. Për atë thotë“Jukedh-dhibu biddin” / “Ata të cilët mashtrojnë në emër të fesë”. “Fedhâlikelledhî, jedu’uljetîm” / “ Dhe ai person në të njëjtën kohë edhe nuk ka konsideratë për jetimin” (nuk e merr parasysh, e largon prej vetevetes jetimin). Jetimi është një kategori shoqërore që në periudhën e xhailijetit (në periudhën e arabëve paraislamik) është konsideruar si inekzistent; për shembull nëse i ka vdekur babai ndonjërit, atëherë atij nuk i ka takuar asgjë prej trashëgimisë së gjyshit dhe ka qenë vërtet i anashkaluar në shoqëri. Një prej elementeve pse e përmend ajeti kuranor posaçërisht jetimin është edhe ky, mirë ama jetimi është edhe një metaforë. Jetim do të thotë person i cili nuk ka mbrojtje fizike në këtë botë, person të cilin keni mundësi t’a shtypni. Personi me etikë dhe personi pa etikë, i pamoralshëm, dallohet pikërisht këtu; një të fortit nuk mund t’i bëni asgjë se duhet të ballafaqoheni me të, ama me një të dobët nëse keni mundësi ta mundni edhe ju nuk i bëni dëm për shkak të etikës, për shkak të Allahut xh.sh., atëherë tregoni që jeni besimtarë i vërtetë. Si karakteristikë e njerëzve që nuk besojnë drejtë, nuk e kanë teuhidin tamam te Allahu xh.sh., Allahu xh.sh. e përmend personin i cili e largon prej vetes jetimin, do të thotë, personin i cili i ka të drejtat e veta, ama ju për shkak të forcës suaj që keni, atë e largoni me pa të drejtë prej vetvetes. Gjithashtu edhe feja është një jetim dhe është e përfaqësuar në botë nëpërmjet një jetimi. Pejgamberi a.s. kur ka lindur nuk ka patur baba, në moshën 6 vjeçare i ka vdekur edhe nëna, por ama në personalitetin e Pejgamberit a.s. është përfaqësuar feja. Feja është jetim këtë duhet ta dini, kërkon mbrojtës, kërkon tutorë dhe nëse ne nuk e përqafojmë fenë, atëherë ajo ka mundësi të jetë garib (të jetë i huaj në një shoqëri).
Si e para, gjallëria e fesë paraqitet në shoqëri nëpërmjet të njerëzve të gjallë, nëpërmjet fetarëve. E dyta, në të shumtën e rasteve ka njerëz (edhe në kohën e Pejgamberit a.s. është kështu, shoqëria e Pejgamberit a.s. është një mostër për ne) të cilët të vertetën e përqafojnë vetëm atëherë kur është e fuqishme. Kjo është dobësi, nuk është karakteristikë e besimtarit. A keni dëgjuar ju ndonjëherë të përmendet me lëvdata Ebu Sufjani? Ebu Sufjani ka qenë as’hab, ka qenë vjehrri i Pejgamberit a.s.; Ebu Sufjanin ne e përmendim edhe nuk themi asgjë. A e dini pse? Për shkak se Ebu Sufjanin disa herë e ka lut vajza e vet që ta pranojë fenë Islame para çlirimit të Mekës, nuk e ka pranuar, madje njëherë para çlirimit të Mekës ka ardhur ta vizitojë vajzën e vete në shtëpinë e Pejgamberit a.s. dhe ka marrë të ulët në shilten ku ulet Pejgamberi a.s. edhe Ummu Selemeja e ka hequr shilten dhe i ka thënë se ai nuk mund të ulet aty sepse në të ulet Pejgamberi a.s.. Ebu Sufjani e dini kur e ka pranuar Islamin? Ai e ka pranuar Islamin kur është çliruar Meka, ai ka qenë kryetarë i Mekes, kur e ka marrë Pejgamberi a.s. Mekën atëherë Ebu Sufjani është bërë musliman, domethënë atëherë kur feja ka qenë e dobët në shoqëri, atëherë ai nuk ka qenë me muslimanët. Tash në këtë kontekst duhet ta analizojmë hadithin e Pejgamberit a.s. ku thuhet: “Kush e gjallëron një traditë pejgamberike në periudhën kur ka trazira shpirtërore në mesin e ummetit, ai ka shpërblim sa 100 shehidë”, që do të thotëse fetaria dhe bindja fetare është e rëndësishme jo vetëm kur është e fortë, por edhe kur është e dobët dhe presioni shoqëror është i madh. Tash, për shembull, është lehtë të jesh fetarë në Turqi, (njëherë kur ishte këtu kryeminsitri Rexhep Tajjib Erdogan para se të bëheshte kryeminstër edhe bisedonim për çështjen se si duhet të sillemi ne, i pata thënë: “hajdeni njëherë të ndërrohemi, ejani ju këtu 10 vjet, e ne të vijmë atje 10 vjet ta shohim si do të bëni ju këtu”; do të thotë se tash në Turqi, kur është ky sistem, të jesh musliman është privilegj se kudo që do të shkosh do të të kryhet puna, ama para 30 viteve nuk ka qenë ashtu. Për atë kur thotë ajeti kuranor “Dhalikel-ledhi jedu’ul jetim” / “Dhe ai i cili e largon prej vetvetes një jetim” edhe ai nuk është njeri i mirë, domethënë,Allahu xh.sh. i drejtohet Pejgamberit a.s., por njëkohësisht na drejtohet edhe neve. Pastaj thotë “Ve la jehuddu ala taamil miskiin” / “Dhe i cili e pengon ushqimin e një të varfëri” fjala miskin ( përdoret edhe në gjuhën shqipe meskin është edhe në fjalorin e gjuhës së sotme mirë ama në shqip e ka kuptimin pak më të prishur, nuk e ka kuptimn që e ka në gjuhën arabe) në realitet do të thotë person i cili nuk ka asgjë, fakir përdoret për të varfërit. Këto janë dy kategori të veçanta në Kur’an. Kur’ani kur sqaron se kujt duhet t’i jepet lëmosha/sadakaja, zeqati, veçmas e përmend miskinin dhe veçmas e përmend fukaranë. Fukara do të thotë person i cili ka një lloj ekzistence mirë ama nuk i mjaftojnë për të jetuar në trajtë të zakonshme, tash ka shumë familje të tilla (për shembull ka person i cili e merr një rrogë ama ka 3-4 fëmijë në shkollë edhe këto lirisht mund të konsiderohen në grupin e fukarave ); ka edhe familje që nuk ka asgjë, nuk ka të hajë bukë,dhe këta konsiderohen miskinë.
Në realitet në këtë ajet nuk thuhet, ai që nuk i ndihmon miskinit ose ai që i ndihmon miskinit, por Allahu xh.sh. thotë, ai që nuk motivon për t’i ndihmuar një miskini, nuk i shtyt njerëzit që të ndihmojnë një miskin. Këto janë elemente shumë të rëndësishme në Kur’an, këto janë kategori kuranore që nuk i gjeni askund tjetër dhe kanë filozofinë e vete. Tjetër është mos të bëni një ndihmë, tjetër është ta pengoni mos të bëhet një ndihmë; ta pengoni është zullum, mos ta bëni është mëkat. Ka edhe një element tjetër (disa herë e kam thënë edhe në ligjëratat e mëparshme) te ne e mira dhe e keqja nuk është si nësistemet e tjera etike. Te ne është e keqe jo vetëm kur e bëni një të keqe (të themi jo vetëm kur pini alkool), po te ne është e keqe edhe kur keni mundësi të më ndihmoni mua dhe nuk më ndihmoni edhe kjo është e keqe, ke mundësi të më ndihmosh ama nuk më ndihmon, ke mundësi t’a motivosh dikë që të bëj një të mirë ama nuk e bën këtë. Islami rreptësisht është kundër letargjisë, elementi i gafletit është shumë i rrezikshëm në Islam, asnjëherë muslimani nuk ka të drejtë që mos të interesohet për shoqërinë muslimane. Ju, shpesh ndoshta, e keni dëgjuar një hadith të Pejgamberit a.s. ku për Natën e Kadrit thuhet: “Kush e kalon Natën e Kadrit me besim edhe me llogaribërje (ihtisab), ai gjithsesi do të hyjë në Xhennet”; ihtisabi në këtë rast e ka kuptimin e vetëllogarisë, merret vesh, por në të jëjtën kohë e ka edhe mendimin për njerëzit tjerë, së paku, për familjen e ngushtë, pastaj pak më gjërë, varësisht nga mundësitë që i kemi; si rrjedhojë edhe të zgjerohet hapësira e veprimit; ta dini që në këtë mënyrë është zgjeruar dhe është përhapur feja Islame.
Në një luftë ndërmjet Bizantit dhe muslimanëve në të cilën ka marrë pjesë Halid Ibn Velidi një komandant bizantin kërkon të takohet me Halidin. Halidi ka qenë një prej komandantëve shumë të fortë muslimanë. (Para disa ditëve lexova një ngjarje në lidhje me Halid Ibn Velidin, një ngjarje interesante. Asnjëherë njeriu nuk duhet të bazohet në forcat e tij fizike dhe të thotë që ai vret e pret, kjo është shumë e rrezikshme. Halid Ibn Velidi ka qenë njeri shumë trim dhe guximtar, nuk i është frikësuar syri prej askujt, me 200 ushtarë ka hyrë në mes të 3000 ushtarëve pa problem, për atë edhe e ka nofkën Sejfullah/shpata e Allahut. Pas një lufte Halid Ibn Velidi nuk ka mundur të del prej shtëpisë, ka filluar të flejë me shpatë, ka patur siklet të madh shpirtërorë, është friguar, gjithë ai Halid i madh që para tij janë dridhur krejt ushtria natën nuk ka mundur të flejë prej frikës. Ka shkuar te Pejgamberi a.s. i ka treguar dhe i ka thënë se frikohet mos të bëj ndonjë dëm, ndërsa Pejgamberi a.s. e ka këshilluar që ta lexojë Ajetul Kursij (Allahu la ilahe illa hu vel hajjul kajjum…) dhe pasi ka kalur një javë ka ardhur përsëri te Pejgamberi a.s. dhe i ka thënë se ndihet mirë.). Këtë në të vërtetë me një shembull shumë të mirë na e tregon edhe Allahu xh.sh. në Kur’an në lidhje me Nemrudin; Nemrudi është një mbret babilonas i kohës së Ibrahimit a.s.. Ai ka qenë një prej sundimtarëve shumë të fortë, ka vrarë ka prerë, ama Zoti atë e ka dënuar me një mushkonjë, i ka hyrë në vesh një mushkonjë edhe ai ka vdekur prej asaj mushkonje edhe këtë e përmend Allahu xh.sh. në Kur’an .
Pra siç thash më lartë, komandanti bizantin kërkon që të takohet me Halid Ibn Velidin (kjo është shumë me rëndësi për atë desha t’ua përcjell) pasi që i mundësohet takimi ai i thotë Halid Ibn Velidit: “Pse keni ardhur? Nëse keni ardhur për para, t’ju japim sa të doni (shumica e luftërave bëhen për të fituar pasuri). Keni ardhur për të bërë shtet, haj t’ju bëjmë juve shtet, të jeni protektorati ynë. Ose keni ardhur për femra(aso kohe si plaçkë lufte edhe femrat i kanë marrë robëresha)”. Halid Ibn Velidi i përgjigjet: “Jo nuk kemi ardhur ne për këto”. “Po përse keni ardhur atëherë?”- pyet përsëri komandanti. Ne ishim në errësirë, neve na erdhi një dritë prej Zotit edhe ai që na e solli atë dritë na tha “Nëse e mbani këtë dritë vetëm për vete, kjo u djeg juve, për atë këtë dritë duhet t’ua çoni edhe të tjerëve” e ne në fakt kemi ardhur t’ua sjellim këtë dritë juve. Pyetje me elemente të ngjashme i është parashtruar edhe Pejgamberit a.s. (e dini kur i kanë ardhur Mekasit edhe i kanë thënë që ta lejë punën që e ka filluar dhe t’ia japin më të bukurën mekase, t’i japin pasuri sa të dojë, ta bëjnë kryetarë të Mekës, mirë ama Pejgamberi a.s. nuk e ka pranuar këtë). Shejtani pandërprerë na sfidon me këta tre gjëra neve. Nëse në botë do të jemi të suksesshëm në këto tre sfida , atëherë nuk do të kemi problem edhe si njerëz edhe si musliman. Domethënë nëse nuk ngadhnjen mbi ne pozita, kjo nuk do të thotë të mos marrim pozita, është gabim. Duhet të merren dhe të jemi të ndërgjegjshëm në pozitat që i marrim. Ta dini që unë nuk e përkrahi mendimin që muslimani mos të merr pjesë në jetën shoqërore, kjo është në kundrështim me Islamin, por gjithsesi duhet të ketë kujdes mos ta udhëheqë pozita atë.
T’ju them diçka, asgjë nuk mund ta mashtrojë njeriun nëse ai nuk do vet. Kur do të vendosni të merreni me çështje shoqërore, atëherë veshët duhet t’i mbyllni ndaj bisedave të njerëzve që rrinë nëpër kafene se ato nuk kanë punë tjera dhe vetëm dinë te flasin të merren me thashetheme. Ne tash jemi duke bërë një aktivitet fetarë ama personat të cilët kanë fuqi edhe janë në një pozitë shoqërore, kanë mundësi të bëjnë shumë më shumë se ne Fakiri i ka porovuar të gjitha sferat edhe e di që në cilat vende sa ka mundësi të bëhet, vetëm se pozita asnjëherë nuk duhet të na mund neve, nëse nuk na mund pozita neve atëherë në çdo moment mund të largohemi, kur e shohim që nuk shkon.
Elementi i dytë është pasuria edhe pasuria nuk duhet të na mund asnjëherë. Syri i njeriut s’fryhet kurrë, vetëm kur ta mbulojsh me truall- thotë një ilahije, sado që të ketë njeriu, aq më shumë kërkon. A e dini çka është pasuria në Islam? Është të jesh i kënaqur me atë që e ke. Nëse je i kënaqur me atë që e ke, atëherë Zoti të jep edhe më tepër ama nëse nuk je i kënaqur atëherë asnjëherë nuk mund të bëhesh i pasur, asnjehrë nuk mund të kesh. Sa’d Ibn Ebi Ubade ka thënë: “Ne ma shumë na kënaq ajo që ta kemi dhënë ty ja Resulallah, se gjërat që i kemi mbajtur për vete”. Nuk është vetëm çështja materiale, e kemi biseduar disa herë, por të gjitha elementet që i kemi bërë, ne lirisht mund të themi, për fenë, për shkak se ne udhëhiqemi me fenë. Ne si musliman, posaçërisht ato të cilët pak e duan tesavvufin, asnjë punë nuk e bëjnë përveç se për hirë të Zotit, ato vëllaun e vet e duan për hirë të Zotit edhe për atë nuk grinden për shtëpinë me vëllain, për shkak se e di që as vëllai nuk e ka atë pronë, as ai vetë nuk e ka atë. Asgjë prej këtyre tre elementeve nuk duhet të na largojë prej orientimit ndaj Zotit. Faleminderit.