Çka quajmë ibadet ?

Ibadet i thuhet nderimit (respektit) dhe madhërimit ndaj All-llahut xh. sh. i cili na ka krijuar nga asgjëja, që na ushqen e na rrit me dhunti të pamumërta, pra ibadet do të thotë realizim i borxhit të falënderimit që e kemi ndaj dhuntive të Tij.
Ibadeti bëhet me qëllim që të realizohet urdhëri i All-llahut dhe të fitohet pëlqimi i Tij. Ibadeti i pranuar tek All-llahu është ai i cili bëhet me nijet të sinqertë (pa pasur ndonjë ide të interesit) Krahas kësaj, pa dyshim që në urdhrat e Zotit tonë gjenden urtësi të shumta, vlera materiale dhe shpirtërore.
/Marur me leje të përkthyesit nga libri :
UDHËZUES I IBADETIT
Nga: Sejfetin Jazëxhë
Përktheu: Selver Xhemaili/