Transmetohet nga Xhabiri r.a. të ketë thënë: “Dolëm me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s., (e ai më tha): “Ishte më parë dashamiri im – Xhibrili dhe më tha: “O Muhamed! Për atë i Cili të ka zgjedhur që ti të jesh Pejgamber! – Një njeri e ka adhuruar Allahun 500 vjet pandërprerë, në maje të kodrës, ku gjerësia dhe gjatësia ka qenë tridhjetë nyje, dhe në lartësi tridhjetë nyje, në mes të oqeanit, ku largësia prej toke ishte 4000 fersah nga çdo anë. Pranë tij ishte një burim i ujit me madhësi të gishtit, i cili kishte ujë të ëmbël. Ai burim ishte në rrënjë të vendit ku qëndronte, e pranë tij ishte një shegë, e cila jepte fruta të pjekura për çdo natë. Gjatë ditës e adhuronte Allahun, e kur bëhej natë, shkonte aty, merrte abdest dhe hante shega. E pastaj vazhdonte namazin dhe lutjet e tij.
Allahu ka dhënë urdhër që atij t’i merrej shpirti përderisa të jetë në sexhde, dhe që as toka e asgjë tjetër të mos ia prishin rrugën e tij, me qëllim që edhe në Ditën e Kijamet të ngritet prej sexhdeje. Dhe ashtu ka ndodhur. Dhe derisa ne shkonim lart e poshtë më tregoi:
“Ai do të ringjallet në Ditën e Kijametit, do të qëndrojë para Allahut. Allahu do të thotë: “Qojeni robin tim në xhenet me mëshirën Time. Ai thotë: “O Zoti im, me veprën time”. Allahu thotë: “Qojeni robin tim në xhenet me mëshirën Time”. Ai thotë: “O Zoti im, me veprën time”. Atëherë Zoti thotë: “Peshojani robin tim të mirat e Mia ndaj tij me veprat e tij. Dhe vendoset (në peshojë) begatia e shikimit, e cila peshon me rëndë se 500 vjet, ndërsa të gjitha të mirat e tjera trupore tepruan. Pastaj thotë: Kthejeni dhe ai qëndron para Zotit. Zoti thotë: “Kush të krijoi kur ishe asgjë?” Thotë: “Ti o Zoti im”. – Kush të ka forcuar në adhurim 500 vjet? Thotë: “Ti o Zoti im”. I thotë: “Kush të vendosi në kodrën, ku në mes të saj buroi uji i ëmbël, e jo i njelmët, dhe për çdo natë piqeshin shegat, përderisa ata piqen një here në vit, dhe kam urdhëruar që shpirtin të ta marrin kur ti të jesh në sexhde dhe ashtu ndodhi?” Ai Thotë: “Ti o Zoti im”. Pra të gjitha kanë qenë me mëshirën Time. Prandaj edhe po të qoj në xhenet me mëshirën Time”. – Qojeni robin tim në xhenet, sepse ka qenë robi Im i mirë, dhe vendoset në xhenet”.
( Transmeton Hakim me isnad Sahihë)