Tarikati Bektashian

Tarikati bektashian është paraqitur në shekullin XIII në Anadoli, është zhvilluar në periudhën e Shtetit Osman dhe është përhapur në shumë vise të botës.
Proçesi zhvillimor i këtij tarikati dita-ditës shumë e më shumë është duke u hulumtuar. Duke filluar prej shekullit të XIX ky subjekt u ka tërhequr vëmendjen, në veçanti hulumtuesve perëndimorë. Hulumtimi i jetës, botëkuptimit dhe sjelljeve bektashiane në mjedise të ndryshme ka rëndësi të madhe në përcaktimin e veprimtarisë së mëtutjeshme si në aspektin fetar ashtu edhe në atë kombëtar.
Studimi, i cili gjendet pranë jush, subjekt studimi e ka tarikatin bektashian, botëkuptimet, ritualet dhe sjelljet e bektashinjve, kurse në veçanti janë analizuar bektashinjtë e Maqedonisë.
Jemi të vetëdijshëm se ky studim nuk mëton të hulumtojë çdo gjë në lidhje me bektashinjtë e këtyre viseve por paraqet një shkallë të konsiderueshme në studimin më të thellë të kësaj dhe çështjeve identike.
Falënderimet e mia të posaçme ia kushtoj mentorit tim të nderuar Prof. Dr. Avni Ilhanit si dhe baballarëve bektashi Baba Tahir Eminit dhe Baba Ejup Rakipit, të cilët nuk e kursyen ndihmën e tyre.