Resulullahu e pyeti Xhebrailin alejhis- selam ne naten e Miraxhit:
– A do t’i behet pyetje te gjithe ymetit tim?
– Po do t’i behet te gjithve me perjashtim te Ebu Bekrit.
Atij do t’i thuhet ” Urdhero e futu ne Xhennet pa dhene llogari”.
Ndersa ai do te thote ” Nuk futem pa ardhur bashke me mua te gjithe ato qe me kane dashur mua ne bote”.
Ata qe nuk e besonin se Resulullahu ka qene ne Miraxh, shkuan dhe i than Ebu Bekrit:
Pejgamberi yt thote ” Kete nate kam shkuar ne Kudus, e qe aty jam ngjitur ne qiej”. Cfare i thua ti kesaj?
– Edhe sikur te thote ” Brenda nje nate kam shkuar edhe me larg se kaq” perseri i besoj.
Per shkak se Ebu Bekri i besonte cdo gjeje qe i thonte Resulullahu, eshte quajtur “I besueshem”.