THRONI FONDACIONI PËR SHKENCË, KULTURË DHE AKTIVITETE HUMANITARE
Fondacioni „Throni“ është organizatë qytetare joqeveritare dhe apolitike e cila e ka synim konstatimin e gjendjes kulturore, shkencore dhe humanitare të nënqiellit tonë dhe përgaditjen e shtigjeve pozitive që do të shërbejnë në ndryshimin kah e mira dhe zhvillimin e çështjeve të kulturës, shkencës dhe aspekteve humane në këto troje.
Motivimi dhe shtytja e të drejtës, të mirës dhe të bukurës planifikohet të bëhet nëpërmjet të organizimeve të ndryshme shkencore, kulturore dhe artistike nga aspekti teorik por gjithashtu edhe me mbështetjen finansiare dhe morale të formimit të personave me karakter të plotë njerëzor dhe me ndjenja bujare e fisnike për të tjerët.
Platforma filozofike e fondacionit “Throni” është e ndërtuar mbi shtyllat e shpirtërisë islame dhe nuk bën dallim midis feve, kombeve dhe shoqërive të ndryshme. Të udhëhequr nga Parimi kuranor i njohjes së nduarnduartë të të ndryshmëve “Tearuf” , porosisë së Pejgambeit për përsosje morale të njerëzimit “Mekarim-i ahlak” dhe nën hijen e tyre, thirjes së përjetshme të Rumiut, “Eja çfarëdo që të jesh, përsëri eja…” ka për qëllim orientimin e njeriut të nënqiellit tonë drejtë përsosjes së vërtetë kuptimore dhe lëndore.
Themeleues të fondacionit “Throni” janë një grup i intelektualëve, artistëve dhe afaristëve të udhëhequr nga Prof.dr. Metin Izeti.