Perla nga zemra

Nëse çdoherë e flet të vërtetën, herët tjera nuk ke nevojë të kujtohesh se çka ke thënë.
E verteta është e vërtetë. Nëse e lëndon dikënd, e ke lënduar veten. Nëse i ndihmon dikujt i ke ndihmuar vetës. Ç’do njeri ka gjak dhe eshtra. Dallimi është në qëllimet dhe zemren.
“ O fjalë që thuhesh me gjuhë
Kur , unë do të shpëtoj më, prej teje
Dhe nëpërmjet të dritës së diellit të njohjes do ta gjej Mbretin e vërtetë
U bezdisa më edhe prej gjuhës, edhe prej strofës edhe prej poezisë sime”
“ Jo më , nuk flas, do të rrëfej për Te duke heshtur, Atë nuk e nxe rrëfimi”
“Ne flasim duke heshtur”
“ O miku im mos u dëshpro, shiko në faqet e mia, nëse din të lexosh atëherë shenjat e dashurisë do ti lexosh nga fytyra ime”
“ Ti hesht , që të flet Ai që ta dha gjuhën”.
Mevlana Xhelaluddin Rumi
Ndonjëherë vetëm një shikim, një buzëqeshje, një fjalë e mirë, një sjellje, një paraqitje e moslakmisë për të përbotshmen…është urtësi.
Të urtit dëgjojnë pa u thënë gjë, dijnë pa i pa gjërat, kuptojnë pa dëgjuar asgjë. Për jetën që shpesh merr hov drejt greminës, nevojiten frena të sigurta… Një trup që kur ti themi ndal të ndalet përnjëherë, kur ti themi ec, të mos vonohet aspak dhe një shpirt që do ta drejtoje atë. Zëri i shpirtit dëgjohet në qetësine më të madhe, qenësia e tij duket edhe në errësirë.
E kërkoj veten, a e ka pamur dikush?
Kendimi arıyorum, gören var mı?
Trazim sebe, da nije ga neko video?
Erzurumlu İbrahim Hakkı
“O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të humbur, veç atj që e kam drejtuar Unë. Prandaj, më kërkoni që t’ju drejtoj!
O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të uritur, përveç atij që e kam ushqyer Unë. Prandaj, më kërkoni Mua që t’ju ushqej.
O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të pa mbuluar, veç atë që e kam mbuluar Unë. Prandaj, më kërkoni Mua që t’ju mbuloj.
O robërit e Mi! Ju të gjithë bëni gabime ditën e natën dhe jam Unë Ai që ua fal gabimet. Prandaj, më kërkoni Mua falje që t’ju fal.
O robërit e Mi! Ju kurrë nuk do të mundni të më dëmtoni me diçka dhe kurrë nuk mund të më bëni dobi me diçka.
O robërit e Mi! Sikur të gjithë njerëzit dhe xhindët të ishin si njeriu më i mirë në faqe të dheut, Mua nuk do të më sillte dobi.
O robërit e Mi! Sikur të gjithë njerëzit dhe xhindët të ishin si njeriu më i keq në faqe të dheut, Mua nuk do të më sillte dëm.
O robërit e Mi! Sikur të gjithë njerëzit dhe xhindët të grumbulloheshin në një vend dhe të më kërkonin gjëra të ndryshme, dhe Unë secilit prej tyre t’ia jepja atë që ka dashur, kjo nuk do e pakësonte pasurinë Time, ashtu siç nuk e pakëson maja e gjilpërës detin kur futet në të.
O robërit e Mi! këto janë punët tuaja, të cilat i veproni, dhe Ne ju shpërblejmë sipas tyre. Kush gjen të mira, le të falenderojë Zotin, ndërsa kush gjen të këqija, të mos fajësoj veçse veten e tij.”
(Tirmidhiu, nr.2495)
“Mos shiko gjynahun sa i vogël është, por shiko urdhërin e kujt ke thyer”
Mbrëm qajta, vajtova në pranin e Zotit tim.
Ja Rabb! Pse Muslimanët janë kaq të nënçmuar dhe të mposhtur. Në brendi degjova kumbimin e këtyre fjalëve hyjnore:
Ato kanë zemra por nuk kanë dashuri. Muhammed Ikball
Shejtani frikën më të madhe e ka prej të sinqertëve. Ndaj të sinqertëve silluni vetëm me sinqeritet. Rena dhe mashtrimi nuk kanë mundësi ta kalojnë asnjeherë detin e sinqeritetit. Ramazani eshte muaj i thellimit të këtij sinqeriteti. Ju dëshiroj lutje të sinqerta dhe agjerim të pranueshem.
Heshtja e njeriut nuk mund të vendoset brenda të pafundmes pa e mohuar gjendjen e fundme të njeriut. Njeriu shpesh është i heshtur jo për shkak se nuk ka mënyrë më të mirë se heshtja për t’iu afruar të pafundmes, por për shkak se heshtja atij i ofron një lojllojshmëri qasjesh ndaj fundësisë së tij njerëzore.
Prof. dr. Ismail Bardhi.
Ose duhet të durosh gjembat e trëndafilit ose duhet mos ti marrish erë
Nëse do të lodhesh, do të raskapitesh, do të ankohesh, nëse do të lidhesh për “nese”t e pafundme,mos u nis në rrugën e sinqeritetit. Në rrugën e sinqeritetit nuk ka kthim gjysëmrrethor.
Sinqeriteti të thotë:” Nese je në rrugën time, kurban e bej për ty kokën, por dije që mund ta kërkoj edhe kokën”.
Sinqeriteti do zemër. Nëse nuk e ke mos u nis në rrugën e sinqeritetit.
Dashuria e vërtetë
Stërvitja dhe përpjekja nëpërmjet të meditimit , ibadetit dhe koncentrimit bëhet për të entuziazmuar ezoterikën njerëzore që ajo të marrë rrugën e largimit prej unit që urdhëron të keqen (nefs-i emmare) dhe afrimit drejtë unit i cili do të jetë i kënaqur me përjetimin e Realitetit Absolut të ekzistencës (nefs-i mutmainne). Për pasojë kjo është gjendja që i ngjanë krijesës më të ndershme, njeriut. Gjendja e këtillë ndryshe emërtohet edhe si zbulim, gjetje e vetes.
Njëri prej poetëve sufi më me emër, Nijazi Misriu, realitetin e mësipërm e ka shprehur me këto fjalë:
“ Fytyra që e sheh esencën e zbuluar
S’ka dëshirë të shohë tjetër fytyrë
I entuziazmuari prej Zotit dhe i takuari me Të
E humb mendjen dhe s’kthehet dot në veten
Dashurohu e bëhu i sinqertë
Ai që nuk përpiqet nuk ec dot në këtë rrugë”.
Udhëtim i mbrendshem
“O njeri! Dil në udhëtim brenda unit tënd, në hapin e parë që do ta hudhësh do më gjesh Mua. O njeri! Personi që është larg udhëtimit të brendshëm ballafaqohet me udhëtimin e jashtëm dhe largohet prej Meje. O njeri! Në trupin tënd ka një copë mishi, në te ka një zemër, në zemër ka esencë, në esencë ka një shpirt, në shpirt ka një sekret, në sekretin ka një dritë, në atë dritë jam Unë. Unë nuk kam vend tjetër përveç sekretit të brendshëm njerëzor” .
Ibrahim Hakki Erzurumi
ALLAH’A EN YAKIN OLDUĞUN AN, EN KÜÇÜK GÖRÜNDÜĞÜN ANDIR. MË AFËR ZOTIT JE NË ÇASTIN KUR DUKESH MË I VOGËL.
Njeriu…enigma
Njeriu është qenie e rrezikuar dhe rrezikuese me mundësi të dështojë, sepse mund t’i ndodhë që mos të arrijë ta realizojë qëllimin e ekzistimit të vet. A mundemi pra të bëhemi të shurdhër ndaj detyrës së kësaj sfide? Natyrisht se mundemi, por çmimi është i lartë. Çmimi i kësaj është në shqetësimin në vend të qetësisë, vështirësisë në vend të besimit, çrregullimin e shpirtit në vend të harmonisë së brendshme.
Nëse thelbin e jetës e shohim në ruajtjen e asaj njerëzores në ne, respektivisht të integritetit human, pra në vetëdijen morale, atëherë vetëdija, për mos t’u reduktuar vetëm në “funksion”, duhet t’i mbetet “identike vetvetes”. Ai thelb i njerëzores ka vlerë të pafundme sepse nuk është vetëm në kohë, e as që është vetëm jashtë kohës. Njeriu jeton për përpara, e mendon për prapa, ndërsa lëvizja përpara i kushtëzohet me retrospektivën.
Njerëzit në të shumtën e rasteve duke u përqëndruar në botën e jashtme e harrojnë vehten e tyre. Bota e brendshme e njeriut është shumë më e gjerë dhe më e pasur se bota e jashtme dhe universi. Kërkimi i Realitetit në botën e brendshme të njeriut është njëra ndër rrugët më të suksesshme të edukimit dhe ndritjes së personalietit njerëzor.
Behu si lumi ne bujari dhe ndihme
Behu si dielli ne zemergjeresi dhe meshire
Behu si nata ne mbulimin e mengesive te tjetrit,
Behu si i vdekur ne hidherimin dhe kercenimin,
Behu si dheu ne modesti,
Behu si deti ne mirkuptim,
Si do qe te behesh,
Ose duku ashtu si je
Ose behu ashtu si dukesh.
MEVLANA XHELALEDDIN RUMI
Popujt që nuk kanë dijetarë të guximshëm janë të pambrojtur.
Emanetin mbi supe e ndjeva ashik u bera
Ashki rruge me gjak tha Resuli, e perjetova
Ja Allah, Ja Kadir thira sejren bi’l-llah
Dashuria laps e fjale i dogji Ja Mahbub Ja Allah
Njeriu pa karakter me se tepermi i lendon ata qe i duan me shume. Ai nuk kenaqet me lendimin e armiqeve por te miqve.
Një ditë e luta un’in tim që së bashku të shkojmë te Krijuesi, nuk më dëgjoi, prandaj u nisa pa të.
Jednog dana zamolio sam moje ego da zajedno krenemo ka Gospodaru, nije me poslusao pa sam krenuo sam.
Bir gün nefsime dedim: gel seninle Rabbime gidelim. gelmedi. Ben de tek başına yürüdüm, gittim.
Ebu Jezid Bistami
Njëshmëria transcedentale e formave religjioze paraqitet si një trajtë tejet e rëndësishme në marrëdhëniet e tre feve të mëdha monoteiste edhe pse ata vetë paraqiten si egzoterizma të papajtueshme. Por, para së gjithash duhet që të vendoset një dallim i qartë mes asaj që mund ta quajmë realitet simbolik dhe realitet objektif.
O Zot! Na afro ne Un’in Tend pa un’in tone qe te ngjyrosemi me perfaqesimin e cilesive Tua. Na tako neve me Ty pa ne dhe na e lehteso rrugen e falenderimit qe te jemi prane Teje ne adhurim dhe respekt. O Zot! Mos e ndaj fytyren tone prej besimit dhe nenshtrimit Tend, ndersa kembet tona perqendroi ne rrugen e njeshmerise dhe bindjes.
Njeriu nuk ka mundësi të jetë besimtar i mirë nëse nuk falet, nuk agjëron…etj., e as ka mundësi të jetë besimtar i mirë nëse ai faljen, agjërimin dhe ibadetet tjera i bën formalisht, sa për sy e faqe, pa përmendje bindshëm Allahun xh. sh, pasi njeriu është i ndotur nëse në brendësinë e tij ka vepra të djallit të mallkuar, pa marrë parasysh format e jashtme.
Lulen e bukur, Natën e bukur, Mikun e mirë e dëshiron çdokush.
Me rëndesi është ta duash lulen së bashku me gjembin, natën sëbashku me sekretin, mikun sëbashku me dertin.                                                    Shemsi Tebrizi
Nëse nuk ke dashuri, mos kërko shok.
Sevgin yoksa, dost arama.
A ko nemas ljubavi, nemoj da trazis prijatelja.                Sadi Shirazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.