Prof.Dr.Metin Izeti

Tekste nga Metin Izeti

Prof.Dr.Metin Izeti ka lindur në Tetovë më 01.09.1970. Shkollën fillore e kreu në Tetovë. Në vitin 1989 e kreu shkollën e mesme në Medresenë “Isa Beu” në Shkup, ndërsa u diplomua në vitin 1996 në Fakultetin Teologjik pranë Universitetit “Dokuz Ejlyl” në Izmir, Turqi. Në vitin 1998 mbrojti magjistraturën në Institutin e Shkencave Shoqërore pranë të njëjtit univerzitet në Izmir me temë, “Bektashizmi në Maqedoni”. Në vitin 2003 i kreu edhe studimet e doktoratës në Institutin e Shkencave Shoqërore pranë Universitetit Marmara në Stamboll, Turqi dhe mori titullin doktor i shkencave shoqërore me temën “Rrymat Sufike në Ballkan në shek. XVII dhe XVIII”. Në 22.02.2006 ka fituar titullin docent në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, ndërsa në 13.09. 2007 titullin professor inordiner në Universitetin Internacional të Novi Pazarit.

Prof.Dr. Metin Izeti prej vitit 2001 u punësua si ligjërues i “Apologjetikës” dhe “Filozofisë islame” në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup. Nga viti 2003 është ligjërues i këtyre dy lëndëve edhe në Akademinë e Shkencave Islame në Novi Pazar, Sanxhak. Gjithashtu ka ligjeruar edhe në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Ka punuar si  Drejtor i Qendres Nacionale Konservatore neRepubliken e Maqedonise.Ka qenë  këshilltar shkencor në Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë. Momentalisht është pedagog i rregullt në Universitetin Shtetëror të Tetovës në Fakultetin e Arteve i lendeve te Filozoofise se Artit, Estetikes, Sociologjise se Artit dhe kultures. Ne dhjetor te vitit 2007 ka marrur titullin docent ne lemite e Filozofise dhe Sociologjise se Artit ne Universitetin Shteteror te Tetoves, ndersa ne nentor te vitit 2009 ka marrur titullin profesor inordinar ne Universitetin e Novi Pazarit dhe ne vitin 2011 titullin profesor ordinar i Filozofise dhe Socilogjise se Artit ne Universitetin e Novi Pazarit. Ne qershor te vitit 2013 ka marrur titullin profesor inordinar ne lemite e Filozofise dhe Sociologjise se Artit ne Universitetin Shteteror te Tetoves.Prof.Dr. Metin Izeti zotëron gjuhën shqipe, turqishte, maqedonishte, boshnjakishte (gjuhet sllave ballkanike), anglishte dhe arabishte.

Simpoziumet dhe Konferencat nderkombetare

Prof.Dr. Metin Izeti ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore si: Tryeza e rrumbullakët “Gjendja dhe perspektivat e sitemit arsimor fetar në suazat e Bashkësisë Fetare Islame”, Shkup (2004); seminari “Dialogu Ndërfetar”, Shkup (2004); simpoziumi ndërkombëtar “Kalendarët-Përcaktimi i riteve dhe festave fetare islame në trojet shqiptaro-ballkanike”, Strugë (2005); simpoziumi ndërkombëtar shkencor “Bektashizmi dhe Alevizmi”, Isparta (2005), Turqi; tryeza e rrumbullakët “Terminologjia islame në gjuhën shqipe” Prishtinë (2005), Kosovë; simpoziumi ndërkombëtar, “Mevlana, Mevlevihanet dhe Mesnevija”, Manisa (2005), Turqi.; simpoziumi ndërkombëtar, “ Dusunce ve Sanatta Mevlana”, Canakkale (2006), Turqi; simpoziumi nderkombetar, “Mevlanada Kalbi ve Fikri Zikir”,Uluslararasi Mevlana Sempozyumu Istanbul, Stamboll( 2008); simpoziumi nderkombetar, “Harabati Baba Tekkenin Estetik Unsurlari”, Elmalinin Canlari Irfan ve Sevgi Sempozyumu, Elmali-Antalya (2010); Konference nderkombetare per Muziken, Mistiken dhe Filozofine, “ Reflections of Sufi Values And Hermeneutics Of Perfect Man In Naim Frasheri’s Poetry”, Annaba-Algjeri (2010); simpoziumi nderkombetar, “ Veprimtaria poetike dhe estetike e  Mehmet Akif Ersoj Pejanit ne periudhen para luftes se pare boterore” Kairo-Egjipt (2010); Konference nderkombetare per Islamin ne Balkan, “Bektashinjte shqiptare&Paradigma historike dhe sfidat e Ardhmerise”, MANU-Shkup, (2011); simpoziumi nderkombetar, “Mehmed Akif Ersoy ve balkan Dusuncesi”, Stamboll (2012);simpoziumi nderkombetar Arti dhe Esnafet ne Periudhen Osmane, “ Sufizmi dhe shoqatat esnafore te shqiptaret ne periudhen osmane”, Sarajeve (2012);  simpoziumi nderkombetar Historia e rrymave mistike ne Ballkan, “ Vlerat estetike ne veprimtarine  e tarikateve ne trojet shqiptare” , Tirane,(2012);

Punimet shkencore-profesionale

Libra:

  • “Tarikati Bektashijan”, Tetovë 2001;
  • “Kllapia e Tesavvufit”, FSHI, Shkup 2004;
  • “Ballkanlarda Tasavvuf”, “Gelenek”, Stamboll – Turqi 2004.
  • “Ethet e Metafizikës”, Tetovë 2008.
  • “ Tekovite na Tesavufot”, Shkup 2008.
  • “Bisede e Urte me Mevlanen”, Tetove 2009.
  • “Qasje religjioze religjionit”, Shkup 2012.
  • “Ne fillim ishte vetem dashuria…”, Shkup 2012.

Artikujt:                           

  • “Historia e Medhhebeve (Frakcioneve) Islame” (“Hëna e Re”, Shkup 1997);
  • “Islam Iki Dunyada Mutlulugu Hedefleyen Bir Dindir”, (“Hilal”, Üsküp 1997);
  • “Disa fjalë mbi Medhhebet”, (“Hëna e Re”, Shkup 1998);
  • “O’nda Yok Olmak”, (“Hilal”, Üsküp 1998);
  • “Pëllumbi i Përlotur”, (“Vepra”, Shkup 2000);
  • Metafizika e agjërimit të muajit të Ramazanit”, (“Vepra”, Shkup 2000);
  • “O Zot na udhëzo në rrugë të drejtë”, (“Vepra”, Shkup 2000);
  • “Roli i edukatës shpirtërore në arritjen e arsimit cilësor”, (“Vepra”, Shkup 2000);
  • Fanatizmi brengë serioze e epokës moderne”, (“Vepra”, Shkup 2000);
  • “Esenca e përleshjeve dhe idolizimi i interesit”, (“Vepra”, Shkup 2000);
  • “Njeriu dhe Rruga e shekullit 21”, (“Ftesa”, Gostivar 2000);
  • “Relacioni arsye-zemër në rrugën e lumturisë”, (“Vepra”, Shkup 2001);
  • Pasqyra simbol i përsosurisë njerëzore”, (“Vepra”, Shkup 2001);
  • “Dy dokumente me rëndësi në lidhje me kalanë e Tetovës”, (“Fakti”, Shkup 2001);
  • “Tarikati Bektashi dhe reflektimi i tij në viset tona”, (“Studime Orientale”, Prishtinë 2001);
  • “Pasqyrimi i Vlerave Sufite Bektashiane në Poezinë e Naimit”, (Përmbledhje Punimesh i FSHI, Shkup 2002);
  • “Përfaqësimi i vërtetë i fesë në shembullin e Pejgamberit a.s.”, (“Hëna e Re”, Shkup 2003);
  • “Rumeli Insaninda Peygamber Sevgisi”, (“Hilal”, Üsküp 2003);
  • “Njohja e vetes”, (“Hëna e Re”, Shkup 2003);
  • “Filozofija teleologjike e Mevlana Xhelaleddin Rumiut”, (“Edukata Islame”, Prishtinë 2003);
  • Телеолошката филозофија на Мевлана Џелаледдин Руми„ (“Филоcофија”, Скопје 2003);
  • “Medreseja si paradigmë e studimeve teologjike”, (“Edukata Islame”, Prishtinë 2004);
  • “Перенијалната Филозофија и традиционализмот во модерната ерa” (Филоcофија, Скопје 2004);
  • “Parametrat fetarë në formimin dhe përjetimin e identitetit të vërtetë”, (“Lobi”, Shkup 2004).
  • “Zivot I djelo Ebu Hamid el-gazalija”, (Islamska Misao, Novi Pazar, 2009)
  • Njeriu ne perspektiven e metafizikes kuranore&Antroplogjia e pershpirtmerise islame” (Edukata Islame, Prishtine,2010)
  • “Qasje religjioze religjionit” ( Etika, Tirane 2010)
  • Objava I Drustvene granice”, ( Islamska Misao, Novi Pazar 2011)
  • “ Pasqyra e ngjyrosur e hapesires Ezoterike”, (Katalog, tetove 2012)
  • “Fuqia-pamundesia e arsyes- mesim mbi te pashmangshmen”, (Parathenie e vepres se Nexhat Ibrahimit, Shkup 2011)

Përkthime:                      

  • M.S. Ramadan el-Buti, “Femrës e cila beson në Allahun xh. sh.”, Tetovë 1992;
  • Ebu’l Ala el-Mevdudi, “Të kuptuarit e drejtë të Kuranit”, Shkup 1993;
  • Ali Sheriati, “Zero të panumërta para Njëshit”, Tetovë 1994;
  • Ihsan Surejja Sirma, “Periudha e katër halifëve shembull i thirrjes Islame”, Tetovë 1999;
  • Sadik Tekin, “ Muslimani i Palodhshëm”, Tetovë 1999;
  • Farabi, “Kahëzim në rrugën e lumturisë”, Tetovë 1999;
  • Ali Fuad Bashgil, “Kokë më kokë me të rrinjtë”, Shkup 2000;
  • Selçuk Eraydin, “Tesavvufi dhe Tarikatet”, Tetovë 2001;
  • H. Kamil Yilmaz, “Hyrje në Tesavvuf”, Tetovë 2002.
  • Haxhi Veli Bektash, “ Makalat” , Tirane 2006.
  • Mahmud Eroll Kilic, “ Sufiu dhe Poezia”, Shkup 2012.
  • Sejjid Jahja Shirvani, `Shifaul Esrar, Sekretete e rruges se sufiut`, Shkup 2013.
  • Hajati Ajdin, ` Metodat kuranore te bindjes psikologjike`, Shkup 2013.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.