Zoti botnave ai Perëni
Drejtësi e bujari
Dashuni e bëmirësi
Kishte pasur për këtë njerëzi
Ja Muhammed Mustafa
T’solli Zoti n’kete Dunja
T’kujtojne ty hiç pa ja da
Faniu, dervisht n’at dergjah
Zoti i jonë o Perëni
Shpëtim i vetem n’këtë gjithësi
Udhezove botën me urtësi
Na e zgjodhe at Zotni
Ja Muhammed Mustafa
T’zgjodhi Zoti Resulallah
T’kujtojnë ty hiç pa ia da
Faniu, dervisht n’at dergjah
Zot i madh o Perëni
Mëshirues për këtë njerëzi
Dashuni për at Zotni
Kishe pas hiç pa kufi
Ja Muhammed Mustafa
I dërguar i Zotit Resulallah
T’kujtojne ty hiç pa ia da
Faniu, dervisht n’at dergjah
Zot i vetëm e i pa shok
Ibadet ty n’këtë botë
Larte n’qiell e ktu n’toke
T’madhërojnë ty i lumi Zot
Ja Muhammed Mustafa
Mik i Zotit Resulallah
T’kujtojnë ty hiç pa ia da
Faniu, Dervisht n’at dergjah
Zoti jone ja All-llah
T’lartesojmë hiç pa ia da
Xherrahit n’këtë dunja
Vetëm ty të bajmë dua
Ja Muhammed Mustafa
Pishtar i botës Resulallah
T’kujtojnë ty hiç pa ia da
Faniu, dervisht n’at dergjah
Ja All-llah-u ja Rrahman
Me Muhammed Mustafanë
Ta dhane besën kta dervishanë
Faniu i urtë bejat ju dha
T’lartësojnë emrin ja All-llah
Ja Muhammed ja Mustafa
Ja Muhammed Mustafa
Faniu pasues i Resulallah
Me sheriat e tarikat
Prej nga ju i dhanë bejat
Myrshid kamil me besnikeri
E pranoj këtë fshehtesi
Rrugës tande ja Rabi
Ju betua i bukuri Fani.