I Bukuri Fani (Poezi)

I Bukuri Fani

Zot i madh o Perëndi
Rahmeti yt, kjo gjithësi
Nga fryma jote ja Rabi
Udhëzon i bukuri Fani!

Frymën tande, rahmetin tënd
Faniu me nderë e urtësi
E barte tek zemrat me kujdesi
Të gjejnë shpëtim nga çdo ligësi

Zot i madh i lumi Perëndi
I dhae botës gjallëri
Nga drita jote ja Rabi
Shkëlqen i bukuri Fani!

Dritën tënde, rahmetin tënd
Faniu me devotshmëri
Ndriqoj zemrat në vdekshmëri
Të ringjallen n’përjetshmëri

Zot i madh o Perëndi
Mbulove botën me stoli
Nga stolia jote ja Rabi
U lind i bukuri Fani!

Bukurinë tënde, dhuntitë tua
Faniu me enen e ëmbëlsisë
Shtriju dorën me dashuri
Që të jetojmë në lumturi

Zot i madh i lumi Perëndi
I dhae botës këtë mundësi
Nga rahmeti ytë ja Rabi
Dhurove të bukurin Fani!

Rahmeti yt, shpëtim për ne
Faniu me shumë kenaqësi
Nga posti i zgjedhur me urtësi
Na drejtoj tek ai Zotni!

Zot i madh o Perëndi
Dhurove botës shumë miqësi
Resuli Profet në këtë gjithësi
E pason i bukuri Fani!..

O i lumi krejt gjithësisë
Shpëtimtar i tanë njerëzisë
Ilhami evlad i Xherrahis
Me vullnetin e Perëndisë
Shkrim në shpirtin e Fanisë!