Amanet kjo Dynja
Na u drejtu I lumi Perëndi
Ta jetojme me ndritshmëri
Se do t’shihemi përsëri!
Amanet feja e drejtë
Nga profetët drejtëpërdrejtë
Na u drejtu I lumi Perëndi
Ta zbatojmë me n’përpikshmëri
Se do t’shihemi përsëri!
Amanet Kur’ani I shenjtë
Udhezimi më i drejtë
Na u drejtu I lumi Perëndi
Qe mos të jeni në huti
Se do t’shihemi përsëri!
Amanet Namazin ua la
Të jeni me Mua, ju, pa nda
Na u drejtu I lumi Perëndi
Perballë Resulit plotë urti
Se do t’shihemi perseri!
Amanet muaji i shenjtë
Qe të bëheni më të drejtë
Na u drejtu I lumi Perëndi
Ummetit Resulit në Gjithësi
Se do t’shihemi përsëri!
Amanet Qaben e shenjtë
Për vizitë t’dashunit e mi
Na u drejtu i lumi Perëndi
Rrugëtoni lehtë në mirësi
Se do t’shihemi përsëri.
Amanet bejatin ua lash
Mos tkeni huti në fshehtësi
Na u drejtu I lumi Perëndi
Myrshidin kamil si shembëllsi
Se do t’shihemi përsëri!
Amanet dervisht e mi
Se jum kam evlad te mi
Na u drejtu ai Fani
Hyzmetin ua lash me ëmbëlsi
Se do t’shihemi përsëri!
Amanet te gjitha na u lanë
Tokë e qiell, diell e hanë
Na u drejtuan me mirësi
Zoti bashke me miqtë e Tij
Se do t’shihemi përsëri!
Amanetet shpëtim për ne
Ejvallah u themi ne
Ju pranuam me përulësi
Do ti zbatojmë me dashuri
Se do t’shihemi përsëri!
Të shihemi me miq e me Perëndi
Ju drejtohemi nga kjo gjithësi
Rahmetin kerkojmë gjithsesi
Ahiretin, Perëndi, na dhuro me plotni
Qe te shihemi përsëri!
Ilhamiu i shkretë në këtë gjithësi
I pa ditur për jetëgjatësi
Ju drejtohem djemt e mi
Familjar e miq te mi
Që të shihemi përsëri
Kerkonja, Zotit, at Fani
Të njihni profetët plot urti
Librin e shenjtë me udhëzim
Muajin e shenjtë plot përkushtim
Ti zbatoni pa kopraci
Që të shihemi përsëri!