METIN IZETI: FEJA DHE BOTA NËN HIPOTEKËN E INCIDENTIT

Shekulli I njëzet, duke filluar nga dekadat e para, ka qenë arenë e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve të ndryshme në mbarë botën. I tërë ky shekull ka qenë I ndjekur me kriza të ndryshme si metafizike ashtu edhe shoqërore. Disa prej tyre, si lufta e parë botërore, kriza ekonomike e viteve të 20-30, lufta e dytë botërore, bipolarizimi I botës, janë përjetuar edhe me katastrofa të njëpasnjëshme në arenën e jetës shoqërore në mbarë botën. Mirë po një krizë shumë e rëndësishme e këtij shekulli, që në të shumtën e rasteve është shtypur dhe nuk ka dalë në pah, madje disa here edhe nëpërmjet të dhunës, është kriza e fesë dhe fetarisë. Mendësia e shekullit të njëzet, si pasojë edhe e botëkuptimit protestant, fenë e ka ngushtuar në përmasën nomen’it, që do të thotë e ka pranuar si ekzistent vetëm përjetimin e çastit të fesë, dhe është përpjekur që të gjitha reflektimet shoqërore të këtij nomen’I esencial të ndërtimit të gjenit njerëzor, ti shtypë, t’I zëvendësojë, madje në raste të skajshme edhe t’I konsiderojë si inekzistente. Si pjesë e hapësirës së përgjithshme botërore edhe shoqëritë myslimane janë përballur me një qasje të tillë ndaj fesë. Për fat të keq, problemi nuk është përjetuar vetëm në ata që kanë qenë kundërshtar të fesë ose reflektimit të saj në trajtë të fenomeneve në shoqëri, por edhe vetë ndërtuesit e idesë fetare, edhe ata fenë e kanë prezentuar dhe e kanë mbrojtur me mendësinë e krijuar në këtë periudhë.
Mendësia ateiste pozitiviste e këtij shekulli të gjitha sfidat në shoqëri është përpjekur t’I zgjidhë nëpërmjet të filozofisë së incidentit. Me incident ka filluar lufta e parë botërore, me incident është krijuar shteti I Izraelit, me incidente është zhvilluar politika e pas luftës së dytë botërore, si rasti I Kubës, Vietnamit, etj., me incidente është shembur bloku I lindjes komuniste. Por që është më e dhimbshme nga të gjitha këta, edhe filozofia për ndërtimin e rendit të ri botëror është struktuar në kuadër të incidentit. Lewis’i më parë dhe më pas Huntigton’i i kanë paraqitur teoritë e tyre për shoqërinë njerëzore në përgjithësi në kuadër të përplasjeve dhe konflikteve, ndërsa më pas politikat udhëheqëse botërore janë përpjekur ta zbatojnë këtë mendësi edhe në rendin global të botës. Të karakterit të tillë janë ndërhyrjet në Irak në vitet 1990, lufta e Bosnjës, rrënimi I murit të Berlinit, rrënimi I urës së Mostarit, gjenocidet e ndryshme të përjetuara në “ botën e tretë”, etj. Profecia e një historiani si Bernard Lewis’i se “ Pas 30 viteve Europën nuk do të kemi mundësi ta njohim; Europa do të shndërrohet në “Eurobia”, krahas asaj që është nxitje e grupeve djathtiste raciste, por e ka edhe funksionin e freskimit të “fantazive për lindjen”. Në këtë shekull kur Perëndimi ka epërsi absolute ekonomike dhe ushtarake, perëndimi është futur në paranojën se “ Do të vijë shpata e Islamit, do ta therë qytetërimin Perëndimor dhe do të soset njerëzimi”. Kjo me qenë, është vetëm ajo që Aristoteli i frymëzuar nga Platoni i thotë “ fantazmë”, ku përzihet realiteti dhe fantazia, e vërteta dhe hipotetika, logjika dhe frika dhe atë që nga njëra anë arsyeja e percepton në parim por që konsiderohet si “ rrëshqitje psikologjike” për shkak të mjegullsisë së ndjenjave dhe dyshimeve.
Islami, incidenti dhe ISIS’i…
Si çdo fe ashtu edhe Islami e konsideron të huaj incidentin dhe qasjet incidentale ndaj nomenit dhe fenomenit fetar. Shekulli I Lumtur, që nga aspekti I të gjitha qasjeve ndaj Islamit, konsiderohet si mostër e veprimtarisë shoqërore të myslimanëve është qelizë e rregullit dhe harmonisë shoqërore të të gjithëve, pa marrë parasysh ata besojnë si myslimanët ose jo, mendojnë se myslimanët ose jo, në përjashtim të atyre që me veprimtarinë e tyre krijojnë incidente dhe u pengojnë të tjerëve. Ky rregull është ndjekur rreptë nga të gjitha udhëheqësitë e shteteve myslimane deri në fillim të shekullit të njëzet, kur edhe ka rënë nga pushteti kalifi I fundit Osman. Provë më e hapur për këtë është mosekzistimi I asnjë nisme, dokumenti, mendësie për shfarosje, gjenocid, etnocid, kulturocid në mjediset myslimane. Kjo nuk do të thotë se nuk ka patur raste të izoluara individuale të sjelljeve jokorrekte ndaj të tjerëve, por se asnjëherë e çnjerëzishmeja dhe incidenti nuk kanë qenë filozofi thelbësore e praktikumit fetar dhe shoqëror të myslimanëve.
Ndërsa periudha e kohës së re dhe bashkëkohësisë, marrë për ilustrim kolonizimet imperialiste dhe ekspanzioniste që nga shekulli I tetëmbëdhjetë, pa përjashtim, kanë synuar krijimin e një identiteti mbështetës, në këtë rast me epiqendër westerne, tek të gjithë popujt e kolonizuar. Mospranimi I një mbështetjeje të tillë nga popullsitë vendase, që është normale, ka rezultuar me gjenocide, etnocide, etj. Ndoshta trajtat më të përgjakshme dhe më makabre të kësaj mendësie I kemi përjetuar edhe ne shqiptarët duke filluar nga gjysma e pare e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Qytete të tëra të banuar me popullate myslimane shqiptar