NDONJËHERË… (Poezi)

NDONJËHERË…

Ndonjëherë,

turpërohem parajsën kur e kërkoj,

më tremb ai shkëlqim, ajo bukuri,

s’jam i sigurt nëse e meritoj,

s’jam i denjë

në ato ujëra të lundroj.



Por, nëse një ditë kjo ndodh,

askujt s’do t’ia zija hijen,

do të strukesha në një skut.

Aty ku gurët janë të butë.



Vetëm dëshira e takimit, Zahidin,

me këmishë të leckosur,

te pragu, ta përshëndes Pejgamberin,

Me gjunjë të mbledhur, i përulur.



ZAHID.