DITA ME SHI (Poezi)

DITA ME SHI


NDONJËHERË,

TË MIRA JANË DITËT ME SHI,

KUR ARRIN QË MOS TAKOJSH NJERI,

MË BËN TË JEM AI QË JAM.

KJO DISI, MË JEP REHATI.



SA E MIRË ËSHTË DITA,

KUR S’KA ARSYETIME VESESH,

AS LËPIRJE QEJFESH.

S’KE NEVOJË PËR KOMPROMISE,

KJO ZATEN, S’ËSHTË MËNYRA IME.



PO,

KËTO JANË ÇASTE LUMTURIE,

KËTO JANË ÇASTE LUKSI,

QË MBRETËRIT JEPNIN PASURI,

PËR NJË LUKS SI KY.



KJO S’ËSHTË NJË SATIRË,

NË KËTË FUSHË S’KAM TALENT,

S’JAM FARE I MIRË,

DUA VETËM T’JEM NJË ASKET.



PRANDAJ, E URREJ AKTRIMIN,

E URREJ SHTIRJEN,

DHE NGRËNIEN E DISA GRIMCAVE,

NË TAVOLINAT SUEDEZE.



NDONJËHERË,

TË MIRA JANË DITËT ME SHI,

KUR NË VETMINË TIME, NË QETËSI,

SHIKOJ PIKTURAT E VARURA NË MURE,

ZAHIDIT I PËLQEN MUZIKA NGA KATI TJETËR,

ËSHTË NJË NEJ I NJË PLLAKE TË VJETËR.



ZAHID.