“Sufizmi i vërtetë natën transformon zemrën kurse ditën transformon botën” Përmes këtyre fjalëve,Tarik Ramadan ka ndërmend ti bie shkurt mashtrimit historik sipas të cilit Sufizmi nuk është i përfshirë në çështjet e botës . Në një konferencë të organizuar nga Universiteti Mundiapolis me temë ” Sufizmi origjinal , sufizmi bashkëkohor “, lektor i shquar, profesor në Oxford, i ka dhënë vetes për objektiv që ti pastroj senset e përbashkëta të këtij komponenti të islamit. “Sufizmi shton, por nuk heq”, argumenton nipi i Hassan El Bennas, themelues i “Vëllazëris Muslimane”. Në fakt, Sufizmi bazohet mbi praktikimin e namazit dhe agjërimit nafile, gjithnjë me moderim (karar), për tu afruar tek Zoti dhe kërkuar afërsinë e Tij. Ky objektiv themelor bëhet fija udhëzuese e aspirimit sufi. Tarik Ramadani konsideron se Profeti a.s. ka qenë sufiu i parë, ngase sipas tij, qëndrimi sufi ka paraprirë rrethin e tij. Prandaj ishte e nevojshme që të kodifikohet praktika sufiste dhe t’i jepet asaj një shprehje e pastër, ashtu sikur teologët që kanë kodifikuar Sheriatin. Këto kode dhe kjo shprehje e pastër asnjëherë s’janë ndalur duke e ushqyer polemikën : “Unë jam e vërteta”, bërtiste dikur Hallagji përpara një turme Bagdadiane të shtangur. Ai nuk donte të thoshte se ishte Zoti, por se ai ishte në komunikim me hyjnoren përmes një nga atributet e tij. Normat e zgjeruara “Ai nuk flet me arsyen e vet, por me zemrën e vet”, mbron folësi, i cili konstaton tension mes normës dhe shpirtërores, para se të shton: “Ne e kemi zgjeruar normën. Ngase kur ne ndihemi të shtypur, ne tkurremi mbi normën. Kurse, ne kemi humbur, nëse humbim sensin.” ” Drita duhet të jetë në zemër të normës islamike”, shpjegonte Ibn Khaldoun dhe përmes kësaj praktika sufiste vjen në vete. Ajo ofron një tjetër raport me hyjnoren, e bazuar mbi dashurin e Zotit, më shumë se mbi frikën nga dënimi i Tij. Megjithatë duhet mbrojtur kundër teprimeve që bëhen në praktikën e disa qarqeve sufiste : “Kë e adhuron, atë i cili të bart tek Zoti apo vet Zotin?” parashtron pyetjen Tarik Ramadan, i cili vëren se edhe vet Al Faruk, Omer Ibn’Al Khattab, kishte këtë tundim: “Përgjatë disa minutave, islami për pak sa nuk rrëshqiti, dhe e dijmë që në vdekjen e Pejgamberit a.s., Al Faruki shpalli ringjalljen e tij, para se Ebu Bekri ta rikthen në arsye. Për atë i cili adhuron Muhamedin, Muhamedi ka vdekur, e për atë i cili adhuron Zotin, Ai është i pavdekshëm,tha ai” E njëjta gjë, nëse një sufi ka nevoj për mbikqyrjen e një mësuesi, ky i fundit duhet të jetë në shërbim të nxënësve të tij dhe asnjëherë nuk duhet të adhurohet. Folësi shton edhe më tej: “Nxënësi duhet mbajtur autonominë e mendimit. Çdokush ka të drejtën t’i flet Zotit pa ndërmjetësim, përveç nëse buron prej tij”. Është ky çmim që rrugëtimi shpirtëror, si nxënësi ashtu edhe mësuesi i tij, do të mbrohet nga kulti i personit dhe që rrethet sufi do të munden të fusin një forcë lëvizëse të shoqërisë: “Ti do të afrohesh tek Zoti, kur ti do bësh që bota të jetë më e mirë”, konkludon drejtuesi i një sufizmi të rafinuar nga devijimet.
Përktheu nga frengjishtja : Genc Bardoniqi
Origjinalin e intervistës mund ta lexoni këtu : https://throni.org/archives/2232