Urime 20 vjetori (POEZI)

Nja dy vite pasi u ndamë

Me ca fqinjë nga njëra anë

Që një lagje, dhunshëm, kishim

N’vllaznim-bashkim t’paqare ishim

Pasi muarrëm frymë më lirë

N’nji oborr t’jetojmë më mirë

Me vllezrit e fqinjve t’lagjes

Që ia nxorrën sytë paqes

E verbuan dhe sakatuan

Shpi e oborr veç t’vetin menduan



Mu kjo gjamë sheshit doli

N’ato ditë n’mes dhjetori

Ditë të ftohta, ditë me acarr

Kur na linde ti, or bir, fmija jonë i parë

I pafaj dhe i çiltër, por dhe me plot të drejtë

Si t’gjithë fëmijt e botës, edhe ti erdhe n’jetë

T’qarat e para, që me vonë, do t’bëhen fjalë,

I bëre n’vendin ku del urdhni për gjithë botën mbarë

Aty ku ruhet kshilla, për njerzillëk e qytetari

Njaj vend ku’u mblodhën burrat, t’lidhin besë për dituri



Aty, miq, ky i dashur fmijë, filloi të hapërojë

T’marrë dije e urtësi, tanë fisin ta gëzojë

Çuditërisht, lindja e tij fqiun tanë e tërboi

Me tradhëti e dinakëri, që n’djep djalin na prangoi

S’ke t’drejtë t’lindësh – i tha – e as të jetosh

Hem shpi e hem oborr – tha – s’mundesh ti gëzosh

Ktu zot shpie – tha – jam unë, ndaj dhe kshtu urdhëroj

Por që n’djep fmija, me leje t’Zotit, foli tha: s’të lejoj!

Se fis e farë n’kët oborr vetë Zoti na ka mbjellë

Kur s’kish as shpi as oborr e as kufij me të tjerë

Si t’gjith fëmijtë që gjetkë lindin, rriten, por edhe jetojnë

Pasha t’madhin Zot çe besa, as djajtë mua ktë s’ma ndalojnëv


Por ty, aq shumë, kjo lindja ime s’të pengon, more, jo!

Sytë ti vret, ty, dritë e shkronjave që më thonë: Lexo!

Unë jam lindë, more, nga ky fis, që dhe shpinë ta ndërtoi

E, nga fisnikria e bujaria, edhe oborr të ofroi

Mos harro, or fqi i zi, se unë jam lindë n’shpi t’Zotit

E nga’j fis qi, lindë e rritë asht me nderë, e pa përkulje idiotit

Po ky fis buajr, besnik që, lind e rrit asht, në kto anë

Për vatan, liri e nderë, gjithnji kurban ka dhanë

E t’mos flasim kur asht fjala për urtsi e për dije

I tanë fisi kurban bahet, mu ashtu si i ka hije



Eh, kto vaki lindja jote, more bir, na solli

E fisit tanë, dhe ksaj rradhe, edhe për ty gjak i rrodhi

T’birin e paqes, n’lule t’rinisë, për ty e dha dëshmor

Për të t’mbrojtur ty, or bir, e për të t’rritë n’krahëror

Furtuna t’zeza e t’tërbueme u duk se solli ajo ditë

Por ne dinim që, n’gjirin tonë, ruanim e rritnim dritë

Ajo dritë, biri ynë, ishte jeta jote, ishe vetë ti

E rrezet tua na rrezatuan, qysh n’tanden djalëri…



Tani që u rrite, bir, u bëre burrë 20 vjeç

Hapëro me dije e me urtsi, ndriço tanë botën mbarë

Por Zotin, fisin e atdhenë kurrë mos i ndaj veçë

Rrofsh e qofsh me nam or bir, u bëfsh plak mjekërbardhë!



Kushtuar 20 vjetorit të USHT-së

Nuri