Nga Berra bin Azib transmetohet: “Kemi prezantuar me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. në (përcjelljen) një kufomë të Ensarëve. Pasi shkuam te varri dhe ende pa e mbuluar, u ul i Dërguari i Allahut s.a.v.s., dhe ne u ulëm rreth tij, dhe u bë sikurse mbi ne u mbush me shpend, e ai tha: “Kërkoni mbrojte prej Allahut nga dënimi në varr”, këtë e përsëriti dy-tri herë.Pastaj vazhdoi: “Me të vërtet kur besimtari ndahet nga kjo botë dhe shkon në botën tjetër, atij nga qielli i zbresin melaqe me fytyra të bardha, fytyrat e të cilëve shndrisin si dielli; me vete kanë rroba të bardha, erë të mirë të xhenetit; ulen në largësi prej tij sa sheh syri. Pastaj i shkon melaqja, e cila i merr shpirtrat, ulet te koka e tij dhe i thotë: – O ti shpirt i mirë, dil se je i falur prej Allahut dhe ke fituar kënaqësinë e tij. Pastaj vazhdoi duke treguar, – dhe i del shpirti sikurse del një pike uji prej burimi, dhe kur t’ia merr shpirtin ia merr me aq lehtësi sa që nuk hetohet, e pastaj e marrin melaqet, e veshin me ato rroba, me atë erë të mirë, dhe prej tij del shpirti si një frymëmarrje me erë misku të kësaj bote. Pastaj ka vazhduar duke treguar, – dhe ngriten lartë me të, dhe sa herë që kalojnë pranë një grupi të melaqeve, ato pyesin: – Po, çka është kjo erë e mirë?! Ata i përgjigjen: – Filani i biri i filanit, duke e emëruar me emrat më të bukur të tij, me të cilat e kanë thirrur në këtë botë; deri sa ta kalojnë qiellin e kësaj bote, në fillim të botës tjetër. Aty kërkojnë t’u hapen dyert dhe ju hapet dera, e cila shndrit tërë qiellin paraprak, e deri te qielli i ardhshëm, e kështu me radhë, derisa arrijnë te qielli i shtatë, ku Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Shkruajeni librin e robit tim në ilijinë, dhe kthejeni prapë në tokë, se prej saj ju kemi krijuar, në të do t’ju rikthejmë. Pastajvazhdoi duke treguar: – Dhe i kthehet shpirti në trupin e tij, pastaj i shkojnë prapë dy melaqe, ulen pran tij dhe e pyesin: – Kush është Zoti yt? Ai përgjigjet: – Allahu është Zoti im.. Pastaj e pyesin: – Cila është feja jote? Ai përgjigjet: – Feja ime është islami. Pastaj e pyesin: – Çka thua për Pejgamberin, i cili u është zbritur juve? Përgjigjet: I Dërguari i Allahut s.a.v.s. Pastaj e pyesin: – Cilën dituri e ke pasur për bazë. Ai përgjigjet: – E kam lexuar librin e Allahut, i kam besuar, e kam dëshmuar dhe vërtetuar. Atëherë thërret një zë nga qielli: – Robi e ka thënë të vërtetën, andaj shtrojani rrugën e xhenetit, visheni me rroba të xhenetit, dhe hapjani dyert e xhenetit. Dhe prej erës dhe aromës së tij i zgjerohet varri në gjerësi sa sheh syri. I vjen një njeri me pamje të bukur, rroba të bukura, erë të mirë dhe i thotë: – Përgëzohu me atë, i cili të ka gëzuar sot me atë që të ka premtuar. I thotë: Po kush jeni ju që po më jep lajme të mira?! Ai i përgjigjet: – Unë jam vepra e jote e mirë. Atëherë ai thotë: – O Zoti im! Le të bëhet Kijamet që të kthehem sa më shpejt te familja dhe pasuria ime … .
Pastaj (I Dërguari i Allahut a.s.) vazhdoi duke treguar: Pabesimtari kur të ndahet prej kësaj bote dhe shkon në botën tjetër, i shkojnë melaqet prej qielli me fytyrë të zezë, rroba të zeza, ulen pranë tij në largësi sa sheh syri, pastaj i vjen melaqja për t’ia marrë shpirtin, ulet te koka e tij dhe i thotë: – O ti shpirt i keq, dil se Allahu është i hidhëruar me ty, dhe i del shpirti prej trupit sikurse hekuri i zjarrtë kur flakërohet prej leshi, dhe ia merr.
Çdo herë kur të kalojnë pranë ndonjë grupi të melaqeve pyesin: – Çka është kjo erë e keqe? I përgjigjen: – Filani i biri i filanit, pra me emrin, me të cilin e kanë thirrur në këtë botë deri sa arrin në fund të qiellit të kësaj bote, kurse porta nuk hapet. Pastaj i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e lexo ajetin kur’anor:
“… atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në xhennet deri të përbirojë deveja nëpër vrimën e gjilpërës…”.
(El-E’arafë, 40)
Pastaj Allahu thotë: – Shkruajeni në librin Sixhinë të tokës së thellë, pastaj shpirti tronditet dhe thotë:
“… e kush i përshkruan shok All-llahut, ai është sikur të bie nga qielli e ta rrëmbejë shpendi, ose si ai të cilin e gjuan era e stuhishme në ndonjë vend të humbur”.
(El-Haxh, 31)
Shpirti kthehet në trupin e tij, shkojnë dy melaqe, ulen pranë tij dhe e pyesin: – Kush është Zoti yt? Ai nuk di të përgjigjet por thotë: – Ah, ah, nuk e d! Pastaj e pyesin: – Cila është feja jote? Ai thotë: Ah, ah, nuk e di! Pastaj e pyesin: – Cili pejgamber është dërguar te ju? Ai thotë: Ah, ah, nuk e di! Thërret një zë nga qielli dhe thotë: – Ai është përgënjeshtrues, andaj shtrojani rrugën e zjarrit, hapjani dyert e zjarrit. Atëherë i vjen nxehtësia dhe vapullimi e përvëlimi, dhe aq shumë i ngushtohet varri, sa që ia thyen edhe eshtrat. I shkon pastaj një njeri me fytyrë të keqe, rroba të këqija, erë të keqe dhe i thotë: Lajm i keq për ty, sot është një ditë e kobshme, e cila ka qenë e premtuar më pare. Ai thotë: – Po kush je ti, i cili ke ardhur me më sjellë kob? Ai ia kthen: – Unë jam vepra jote e keqe, e ai thotë: – O Zot, le të mos bëhet kurrë Kijameti.
(TRANSMETON BEJHEKIU ME ISNAD SAHIH)