Ligjërata e 13 nga Prof.Dr.Metin Izeti

Sureja Ihlas
Kjo është ligjërata e parë brenda muajit të Ramazanit, javën e kaluar ditën e hënë, sa e filluam teravinë e parë dhe ende nuk kishim filluar me agjërimin. Në të vërtetë muaji i Ramazanit e ka një bereqet të posaçëm shpirtëror që është shumë i rëndësishëm dhe All-llahu xh.sh.neve na zbret një sofër shpirtërore të cilën nuk kemi mundësi ta hasim në muajt tjerë. Duhet ta kemi diçka parasyshë, në Islam nuk ka ditë, netë, muaj të caktuar, të gjithë muajt janë të njëjtë, mirë ama ka disa periudha të vitit, disa muaj, disa ditë, disa netë, në të cilat kanë ndodhur ngjarje të rëndësishme dhe për shkak të atyre ngjarjeve të rëndësishme, ato netë kanë fituar një vlerë pak më të madhe.
Muaji i Ramazanit ka rëndësi të posaçme për shkak se brenda muajit të Ramazanit është hapur qielli dhe është rivendosur kontakti mes qiellit dhe tokës, muaji i Ramazanit është muaji i zbritjes së Kur’anit a.sh., muaji i Ramazanit është muaji i shpalljes së Pejgamberit s.a.v.s si pejgamber i zgjedhur. Do të thotë që është rivendosur ai kontakt, të cilin njerëzit me kalimin e kohës, prej Isait a.s e kishin shkëputur me qiellin, një gjë të ngjashme jemi duke e përjetuar edhe tash.
Sot isha në një mbledhje komemorative të një të afërmi ku pjesëmarrës ishin 90% intelektualë musliman. Besoni që 3-4 persona folën për të ndjerin, të cilin e kemi përcjellur për në ahiret, për te Zoti dhe asnjëri nuk e përmendi emrin e All-llahut, emrin e Pejgamberit, emrin e ahiretit; njeriu ka vdekur ka shkuar në ahiret, as në Europë ka shkuar as në Amerikë, ka shkuar në ahiret dhe këtij njeriut më nuk i nevojitet emancipim, por dua dhe lutje. Po ua lë këshillë që kur do të merrni pjesë në varrime, kur do të merrni pjesë në vende ku ka vdekur dikush, aty nuk flitet për jetën dhe dimensionin biologjik të njerëzve, ato kanë marrë fund, dimensioni biologjik i personit me të hyrë në varr mbaron. Në raste të tilla flitet për jetën etike të njerëzve, dimensionin etik të jetës së tyre në përgjithësi dhe dimensioni etik te ne muslimanët, kryesisht është i lidhur ngushtë me besimin tonë dhe besoni që përderisa nuk e vendosim këtë kontakt nuk mund të flasim për shoqëri të shëndoshë. Unë kam marrë pjesë, me siguri edhe ju keni marrë pjesë, në mbledhje komemorative te maqedonasit, te serbët, te anglezët, te amerikanët, të gjithë e përmendin Zotin, te ne ka vdekur njeriu, njërit nuk iu kujtua që të thotë në fjalimin e vet, që Zoti e mëshiroftë, Zoti i dhashtë të mira në botën tjetër, e juve t’iu jep durim.
Pikërisht për këtë Ramzani është një rast në të cilën ne duhet ta ushqejmë shpirtin; trupin e mbajmë të uritur, ndërsa sofra prej qiellit zbret për shpirtin tonë. Edhe bisedat edhe përkujtimet të cilat ia bëjmë njëri tjetrit janë manifestim i këtij brereqetit të qiellit. Si rrjedhojë, në Islam, ai i cili flet dhe ai i cili dëgjon janë një. Pejgamberi s.a.v.s thotë: “Bëhu ose dijetarë ose nxënës i diturisë ose dëgjues i mirë, mos u bëj i katërti, se shkatërohesh”. Prandaj të dëgjuarit aktiv disa herë është shumë më i vështirë se sa biseda aktive, se sa të flasësh aktivisht, prandaj ne kur bisedojmë për çështjen e fesë, çështjen e Islamit, çështjen e Pejgamberit, ne jemi një trup. Ky trup është edhe më me perspektivë, më me bereqet, më pjellorë, posaçërisht në muajin e Ramazanit; bëhet fjalë për këtë trup kuptimorë, trup metafizik e jo fizik.
Ne në ligjërtaën e fundit ngelëm në sqarimin e cilësive të All-llahut xh.sh. Thamë që All-llahu xh.sh.xh.xh ka emrat dhe cilësitë e veta, nëpërmjet të cilave ne njohtohemi me Të. E thamë edhe këtë, që nuk kemi mundësi të krijojmë miqësi me dikë që nuk e njohim, piksëpari duhet të njohtohemi, ta dimë kush është?, çka është?, si është? dhe pas asaj të kemi mundësinë të vendosim kontaktin e dashurisë, kontaktin e miqësisë. Islami dhe fetë në përgjithësi, por posaçërisht për Islamin jam duke folur, se neve më së tepërmi kjo fe na intereson, në bashkëkohësi e ka humbur dimensionin e dashurisë, ta dini; xhamitë janë shndërruar në vende në të cilat bëhen biseda provokative ndërmjet njerëzve; ti si falesh unë si falem; kjo nuk ka të bëjë me fenë ;ose unë jam më shumë fetarë ndërsa ti je më pak fetarë.
Elementi rrënjësorë i fesë është ashku, është dashuria, është përkushtimi, të cilin duhet ta bëjmë ndaj All-llahut xh.sh . Këtë përkushtim ne nuk kemi mundësi ta bëjmë, përderisa nuk e dimë se si duhet ti përkushtohemi Allahut xh.sh..
Cilësia e parë për të cilën ne filluam të flasim është: cilësia Vuxhud që, domethënë All-llahu xh.sh. ekziston. Kemi një periudhë të materializmit të hekurt, kështu ta them, të shekullit të XIX dhe shekullit të XX, në të cilat për herë të parë në historinë njerëzore është sulmuar ekzistenca dhe subjekti i Zotit. Në periudhat e mëparshme ka patur politeizëm, ka patur besim në shumë zotra,por nuk ka patur periudhë të ateizmit të ashpër dhe të përqëndrimit, futjes së Zotit në materie, një ide të tillë nuk ka patur më parë, domethënë, duke filluar prej të gjitha kulturave, në Egjiptin e lashtë, në Kinën e lashtë, në Indinë e lashtë, në Japoni, te të gjithë këta ka botëkuptim për ekzistencën e Zotit, ka mundësi të jenë disa zotra, por asnjëra prej këtyre nuk e ka sulmuar Zotin dhe nuk është përpjekur ta largojë Zotin prej ekzistencës. Periudha e parë në historinë e njerëzimit, kulturës njerëzore, e cila e ka larguar Zotin prej gjithësisë, prej ekzistencës, është periudha e materializmit historik dhe ateizmi që paraqitet nëpërmjet materialzmit historik dhe këtë ne e kemi bartur deri në ditët e sodit.
Elementi që është më prekës është, që çdoherë aristokraciaështë konsideruar aristokraci aq sa ka bart me vete prej traditës, mbajeni mend, domethënë, e keni vërejtur edhe nëpër filma, edhe nëpër romane të cilat i lexoni, aristokratët kryesisht krenohen me atë që e bartin prej të parëve të vet. Periudha e shekullit të XIX dhe XX është periudha në të cilën, posaçërisht me komunizmin, është imponuar prishja e traditës. Njeriu është tradicional vetë njeriu është tradicional, për shkak se ka rrënjë diku, dija është tradicionale, sado që ne të jemi racionalist, ne asnjëherë nuk kemi mundësi që me racion tonë të nxjerrim diçka e cila nuk ka ekzistuar, këtë ta dini. Ja do t’iu jap dy shembuj. Shumica e juaj janë nëpër fakultete në lëmi të ndryshme; shkenca çdoherë flet për zbulim, që do të thotë, vetë fjalët, termologjia, deduktohet prej asaj që e kemi në subkoshiencë. Pse nuk themi krijimi i dritës, por themi, zbulimi i dritës? Pse nuk themi, krijimi i formulës së ujit, por themi, zbulimi i formulës së ujit? Që do të thotë ka qenë e mbuluar, ka qenë diku e mbuluar dhe ne e kemi zbuluar. Në art dhe poezi, kryesisht, përdoret termi krijim. A e dini pse përdoret termi krijim? Për shkak se arti ka të bëjë me lidhjen shpirtërore, me shpalljen dhe me Zotin. Art, poezi kanë mundësi të bëjnë vetëm personat që kanë shpirt. Për shembull, drama, piktura, muzika, arkitektura janë fusha shumë më të vështira, se mjekësia, matematika, informatika, për shkak se ju duhet të imagjinoni në këto fusha, duhet të nxjerrni diçka të re.
Pikërisht për këtë, termi krijim, përdoret në letërsi, në poezi ,në art, për shkak se lidhet me shpirtin; arti edhe pse ka definicione të ndryshme por ta dini që arti me të gjitha dimensionet e veta është një einfuhlung (gjermanët e kanë përdorur një term në estetikë, që do të thotë einfuhlung-përjetim i ekzistencës së jashtme në brendinë tënde) për shembull, përjetimin e trëndafilit në brendinë . Njerëzit që nuk kanë shpirt nuk kënaqen nga kopshtet e bukura, vetëm njerëzit të cilët kanë shpirt kënaqen nga to. A e keni vërejtur për shembull poetët (pasi më së tepërmi kemi punë me poetë) për të qenë poet, duhet të jetë fetarë ose i dehur (pijanec), nuk ka mundësi të jetë ndryshe ose të bëhet në mënyrë artificiale poet; Poeti, artisti, duhet ta fut shpirtin e vet në çikrikun e shpirtit, ta luaj dhe këtë e bën nëpërmjet të mjeteve që e largojnë funkcionin e mendjes. I dehur, e dini çka do të thotë? Domethënë, ta bësh budalla mendjen edhe ta lëshosh shpirtin të punojë, për atë të dehurit, shkruajnë poezi, për shkak se e heqin mendjen prej kontroli; përderisa e keni mendjen aty, nuk mund të bëni as art as poezi. Unë nuk iu them të pini alkool, Zoti mos e dhashtë, por iu them të bëheni fetarë, nuk ka nevojë të pimë alkool që të shkruajmë poezi, mjafton ta përjetojmë Zotin. Nëse lidhemi me Zotin, atëherë automatikisht, fillon të lëvizë motori dhe çikriku i shpirtit tonë , prandaj këtë Zot duhet ta njohim mirë.
Hz. Aliu r.a thoshte, që: “unë nuk fal asnjë namaz përderisa nuk e shoh Zotin përpara” që do të thotë nuk drejtohem në namaz përderisa nuk e përjetoj Zotin në brendi, përderisa sytë e mi të zemrës nuk hapen dhe nuk e përjetojnë ekzistencën e All-llahut xh.sh.. Periudha e fundit është një periudhë shumë e rrezikshme e cila e ka larguar prej ekzistencës Zotin dhe ka thënë që nuk është askund Zoti, dhe tash paramendoni, njeriu i cili nuk është në gjendje t’i kryejë obligimet e veta, krenohet dhe dëshiron të kundërshtohet me Krijuesin. Disa herë njeriu i merr të gjitha masat për t’u shëruar prej ndonjë sëmundjeje, por përsëri vdes, këtë si mund ta sqarojmë? Filozofia e mjekësisë, etika e mjekësisë ka një parim, i cili thotë që mjeku duhet ta luftojë sëmundjen, jo vdekjen; dhe personi, në përgjithësi, në jetën e tij duhet ta shtojë përpjekjen e jo suksesin, suksesin e jep Zoti, ndërsa ne pandërprerë duhet ta shtojmë përpjekjen për të mirë.
Nuk ka fjalë që të gjithë prej nesh, kemi gabime, kemi lëshimë gjatë jetës tonë në përgjithësi, mirëpo, çdoherë kur do ti vëndojmë në peshore, të mirat duhet të jenë më tepër se sa të këqijat, se ne nuk kemi mundësi as shoqërinë në përgjithësi ta bëjmë të mirë, e pamundur është, mirë ama përqindjen e të mirëve kemi mundësi ta rrisim. Popuj të mirë, ose të bukur, ose të drejtë, ose progresiv janë ata popuj të cilët përqindjen e të mirëve e kanë më të madhe se sa përqindjen e të ligëve dhe kjo përqindje e mirësisë te ne muslimaët bëhet vetëm nëpërmjet të përkushtimit të vërtetë ndaj All-llahut xh.sh.. Ne disa herë e kemi biseduar edhe më përpara se përkushtimi te ne nuk do të thotë vetëm ibadeti formal të cilin e kërkon feja. Alija Izetbegoviçi e kishte një thënie shumë të mirë, thoshte:”Të gjitha fetë tjera janë fe/religjione, ndërsa Islami është sistem i jetës”. Islami prej jush kërkon të jeni musliman edhe kur do të fleni dhe jo vetëm në xhami brenda. Dëmin më të madh Islamit ia kanë bërë personat të cilët e kanë izoluar Islamin brenda katër mureve të xhamisë. Ky është element pak më tepër i periudhës së materializmit, i cili ia ka imponuar në perëndim, në Europë, kishës, që të mbyllet brenda mureve të kishës dhe shiheni tash,krishterizmin e kanë shndërruar në një fe e cila është e mbyllur nga aspekti i adhurimeve brenda kishës, për shembull, meshën që e kanë ditën e diell, ato duhet ta bëjnë në kishë, por ne namazin e sabahut mund ta falim edhe në rrugë; na ka zënë namazi i jacisë, për shembull, ne jemi në autobus, mund ta falim edhe në autobus namazin e jacisë, do të thotë që elementi i mbylljes së fesë brenda katër mureve të xhamisë është goxha i rrezikshëm.
Pse them? Ju e keni dëgjuar një çështje që thonë ,Pejgamberi a.s kur erdhi prej Mekkes në Medine, u shpërngul, punën e parë që e bëri, ishte ndërtimi i xhamisë dhe i keni dëgjuar kolegët tanë të cilët pandërprerë thonë, xhamia ishte parlament, ishte universitet, ishte kjo, ishte ajo, dhe tash disa mendojnë, se edhe tash në duhet ta bëjmë xhaminë universitet, duhet ta bëjmë teatër, duhet ta bëjmë parlament, jo porosia nuk ështëe tillë.
Metafora e xhamisë është që brenda xhamisë duhet të jetë prezente jeta shoqërore, por ama edhe brenda jetës shoqërore duhet të jetë prezente xhamia. Fenë nuk kemi mundësi ta largojmë prej punëve tona të përditshme, ja një hadith i Pejgamberit a.s ku thotë:“Tregtari i drejtë dhe i besueshëm në botën tjetër do të jetë bashkë me dëshmorët” që do të thotë se, feja aq sa është e rëndësishme në aspekttë atij që e jep jetën për Islamin, aq është e rëndësishme edhe te tregtari i cili jetën e vet e kalon duke e menduar Zotin. Ne sot, posaçërisht ata që merren me tregëti, e dimë se e kanë shumë vështirë që pikë për pike të jenë të përpiktë në hallallin, mirë ama kjo nuk do të thotë se duhet të na mund harami, harami nuk duhet të bëhet normale te ne; të themi se hallall ose haram nuk ka lidhje; dhe kjo besoni që nuk ndikon vetëm në jetën tonë shpirtërore , por ndikon edhe në jetën fizike, domethënë, kaçorja haram e cila fitohet me pa të drejtë, ndikon në psikologjinë e njeriut, ndikon në paraqitjen e një pjese të konsiderueshme të sëmundjeve psikosomatike, ndikon edhe në strukturën biologjike të njeriut; si duket kësaj përmase ne më tepër jemi duke iu friguar se sa asaj të botës tjetër.
Bisedonim me një mik i cili është goxha i arsimuar edhe djal i mirë. Tha, të gjitha pemët dhe perimet, të cilat i hamë tash, janë hormonale dhe janë të dëmshme për trupin e njeriut, për organizmin e njeriut, vetëm diçka ka që nuk është hormonale, e ajo është vera. Ndërsa unë i thash, e kjo edhe më keq e dëmton shpirtin. Do të thotë që koncentrimin nuk duhet ta kemi vetëm kah kjo botë, koncentrimin në veçanti duhet ta kemi në botën tjetër dhe kjo botë për ne muslimanët është një mjet i cili do të na ndihmojë që ne ta arrijmë lumturinë në botën tjetër, ndërsa një gjë e tillë ka mundësi të bëhet vetëm me njohjen e vërtetë të All-llahut xh.sh..
Ka shumë argumente edhe logjike edhe shkencore të cilat flasin për ekzistencën e Zotit në gjithësi (herë pas here unë do ti përmend brenda ligjëratave, por nuk dua të mbaj ligjëratë në të cilën ne do të merremi me dimensionin logjik të ekzistencës së Zotit), por ka një argument i cili është i rëndësishëm sipas meje dhe ky është argumenti ontologjik.
Te ne e kanë përdorur kryesisht sufijtë, domethënë, mistikët musliman, ndërsa edhe në perëndim është i përdorur, dhe njihet si argumenti i Shën Hanselmit për vërtetimin e Zotit; Ky argument thotë se njeriu të gjitha gjërat në gjithësi i modifikon sipas karakterit të vet dhe gjërat e liga në karakterin e njeriut kur futen, aty filtrohen, dhe në bazë të saj karakteri i njeriut vendos për diçka është e mirë ose është e keqe; në psikologji, posaçërisht në psikologjinë materialiste, i kemi thënë, zëri i ndërgjegjes dhe askush për fat të keq neve nuk na ka treguar se çka është ky zëri i ndërgjegjes. Për shembull, edhe ai hajduti që vjedh e di që të vjedhësh është keq, kush i tregon atij ? Ose, për shembull, shpeshherë kur ia thejmë zemrën dikujt, e përjetojmë një pendim në brendinë tonë edhe pse nuk na lë egoja, inati t’i themi atij që ia kemi thyer zemrën, ama diçka brenda neve na ha, na bren. Çka është kjo? Domethënë, edhe te njeriu më i prishur, në të cilin logjika punon, që ai me logjikë e planifikon vjedhjen ose ndonjë gjë të keqe tjetër, plaçkitje, ama prapseprapë, në brendinë e tij ka diçka që atij pandërprerë i thotë, ngadalë, këtë je duke e bërë ama nuk është punë e mirë që je duke e bërë ti, do të thotë që ky zë është zëri i shpalljes se njeriun Zoti përveç dimensionit fizik të tij i ka fryrë prej shpirtit të vet dhe ajo frymë fiton zërin e vet brenda trupit të njeriut, ky është argument kryesosrë i cili na tregon neve, se Zot ka. Në asnjë mënyrë logjike, shkencore, nuk keni mundësi ta argumentoni zërin e ndërgjegjes prej nga vjen, domethënë , njeri i cili fizikisht ka mundësi në shoqëri ti bëj të gjitha të ligat, në brendinë e tij është i pastër, se i thotë ngadalë, se gabim je duke e bërë. Çka është kjo? Kjo është vetëm se ajo nefha ilahije- fryma e Zotit, e cila është në brendinë e njeriut dhe asnjëherë nuk ka mundësi që të prishet, por ka nevojë të zbulohet, prandaj edhe te ne, në tasavvufin musliman, dhikri (përkujtimi i Zotit) është ndër shifrat kryesore për nxjerrjen në pah, të shpirtit, All-llahu xh.sh në Kuran thotë : “Ju më përkujtoni mua që unë t’ju përkujtoj juve”. (Bekare, 152).
Nxjerrja në pah e këtij zërit, që ky zë që është brenda në njeriun të dalë edhe në trupin e tij, edhe në fizikën e tij, edhe në shoqërinë e tij, bëhet duke u përkujtuar All-llahu xh.sh..
Unë e thash edhe në një ligjëratë, ditën e diel në xhami, te ne është bërë traditë që La ilahe illallah, thonë vetëm gratë (Kelime-i tevhid). Nënat, gjyshet, kryesisht brenda tre muajve (Rexheb, Shaban, Ramazan) 70000 herë 90000 herë heqin me tesbih, La ilahe illallah, xhematit i thash, mos mendoni se është haram për burrat të thonë la ilahe il-lallah, edhe burrat mund të heqin kelimei teuhid.
Këto gjëra të cilat unë i flas pak janë tëhuajsuar, janë alienuar, prej njeriut bashkëkohorë, mirë ama, këto përkujtime të Zotit, njeriut i krijojnë një mirazh një vegim shpirtëror që iu del gjithnjë përpara. Iu dalin përpara fotografi të cilat ua përkujtojnë Zotin, të cilat i tërheqin kah Zoti.
Do t’ua tregoj një rast. Ishte viti i tetë pas shpërnguljes së Pejgamberit s.a.v.s dhe muslimanët duheshte të nisen për në një luftë të madhe në Tebuk. Pejgamberi a.s iu tha as’habëve në xhami “Përgadituni se do të nisemi në luftë kundër Bizantit”. Këtë thirrje për luftë e kishte dëgjuar edhe një djal i ri që sapo ishte martuar, atë natë. Sa e kishte dëgjuar thirrjen për në luftë menjëherë kishte ardhur te Pejgamberi s.a.v.s dhe i kishte thënë që edhe ai do të shkonte. Pejgamberi a.s i ka thënë: “Jo! Ti do të rrish në shtëpi se ti je martuar i ri edhe duhet të rrish pranë zonjës sate në shtëpi, nuk të marrim këtë herë”. Ai disa herë i është lutur dhe në fund Pejgamberi a.s e ka marrë, por i ka thënë Hz.Omerit edhe Hz.Aliut që ta mbajnë afër vetes atë, që mos të del në front, në vijën e parë, por të rijë pak më pas. Kanë shkuar në luftë edhe disa herë Aliu dhe Omeri e kanë ruajtur atë, se fjala e Pejgamberit a.s ka qenë fjalë shumë e madhe për to, por ky çdoherë i ka kaluar ato ka dalë edhe dikur në një dyluftim edhe ka ra shehid, ka ra dëshmorë . Kur janë kthyer prap, të mërzitur edhe Hz.Aliu edhe Hz.Omeri, Pejgamberit a.s i kan thënë :”Ja Resulallah ne nuk mundëm ta çojmë në vend fjalën tënde ,për shkak se nuk kishim mundësi ta mbajmë, ne sa më shumë e hiqnim pas ,ai aq më shumë hudhej para kundër armikut”. Atëherë Pejgamberi a.s atyre iu tha :”Sikur ju ta kishi parë atë që e pa ai, ju nuk do ta mbanit atë por do të shkonit edhe ju me atë” do të thotë që atij i është shfaqur një përjetim i bukurisë hyjnore, atë të cilën poetët tanë e shprehin në poezitë e veta, përjetimi i Zotit në brendi.
Te ne dijetarët e vjetër, edhe në këtë Tetovë, disa prej dijetarëve të vjetër, a e dini që kur kanë shkuar në treg diçka të blejnë (patate,molla), asnjëherë nuk i kanë marrë në çift, për shembull, nuk kanë marrë 2 kilogram, kanë marrë ose 1 kilogram ose 3, për hirë të respëktit ndaj njëshmërisë së Zotit, se është tek edhe në treg kur kanë shkuar kanë marrë 1 kilogram molla, ose 3 ose 5; do të thotë që në brendinë e tyre pandërpreë e kanë përjetuar ekzistencën e All-llahut xh.sh dhe ky është elementi shumë i rëndësishëm, ky është gjendja që neve na e mundëson nazin shpirtëror në namazin, na mundëson nazin shpirtëror në jetën e përgjithshme.
Ju jeni të gjithë persona të cilët merrni pjesë në mënyra të ndryshme në jetën shoqërore, ky fakiri që iu ligjëron këtu dhe që bashkë me ju dëshiron ti kuptojë disa gjëra iu them se ne nuk ikim prej asnjë mjedisi, ne do të jemi edhe në fakultet edhe në mbrëmje zbavitëse, ne do të jemi edhe në stadium (kemi edhe ballistë këtu) do të jemi kudo, ama kudo që do të jemi, do të jemi me Zotin bashkë dhe personi i cili është bashkë me Zotin, e përjeton në brendinë e tij ekzistencën e Zotit, atë nuk ka mundësi ta merr shejtani askund, se aty ku është Zoti nuk hyn shejtani, aty ku është e mira, nuk hyn e keqja dhe këtë përjetim nuk ka fjalë që duhet ta bëjmë nëpërmjet të adhurimeve, namazeve, leximit të Kuranit dhe përkujtimeve të All-llahut xh.sh.
Përkujtimi ynë kryesorë është La ilahe illallah Muhammedun resulullah, domethënë, nëse ne brenda ditës themi La ilahe illallah Muhammedun resulullah, shejtani dhe të këqinjtë të ligët nuk kanëvend në praninë tonë. Shejtani përveç si person është edhe parim i të keqes ta dini, shejtanin mos e mendoni se do të vijë do t’iu marr juve t’iu çoj diku, por mbretërimi i parimit të së keqes te ne krijon një shejtanijet, krijon një ligësi dhe aty ku është All-llahu xh.sh nuk ka vend shejtani, ta dini. Për atë përjetimin e Zotit në brendi mundta arrijmë vetëm nëse pandërprerë e përkujtojmë All-llahun xh.sh dhe përpiqemi që atë ta ndjejmë në brendinë tonë. Faleminderit