Sureja Asr
Të respektuar miq javën e kaluar ne folëm për pjesën e fundit të ajetit të dytë të sures Asr, për Husrin, diskutuam se pse Allahu xh.sh. në mënyrë kategorike thotë që njeriu është në humbje. Nëse ju kujtohet, thamë që vet zbritja e njeriut prej pranisë së Zotit drejt kësaj bote është një humbje për njeriun.
Shpeshherë në akaidin islam, shkencën e cila merret me mbrojtjen e fundamentit fetar islam, quhet edhe kelam, është diskutuar çështja se ku ka qenë xhenneti në të cilin është vendosur Ademi a.s. Ne kur flasim për zbritjen e Ademit a.s. nuk flasim për xhennetin, nuk flasim për vendin ku ka qenë i vendosur Ademi a.s., por flasim për vendin ku ka qenë i vendosur shpirti i njerëzimit në përgjithësi, dhe ajo është prania e Allahut xh.sh. Kjo zbritje nga aspekti kategorik është një zbritje prej dimensionit të hyjnisë/uluhijjet, prej dimensionit të hyjnitetit drejt dimensionit të insanijetit/njerëzishmërisë, drejt dimenisionit të njerzishmes ose të botës së dukshme. Kjo i jep disa siklete të caktuara çdo biri e bije të Ademit a.s.. Prandaj husrin/humbjen në këtë mënyrë duhet ta kuptojmë.
Ka edhe një element të rëndësishëm që duhet ta potencoj, posaçërisht në lidhje me këtë humbje të njeriut që ne jemi duke e përjetuar tash. Njeriu është i përbërë prej dy elementeve kryesore, njëri është trupi dhe të gjitha komponentet që kanë të bëjnë me dimensionin fizik të tij dhe i dyti është shpirti dhe të gjitha komponentet që kanë të bëjnë me botën tejshqisore, botën metafizike. Koncentrimi i njeriut kryesisht vetëm në dimensionin shqisorë, në gjithësinë shqisore, njeriun e vdes nga aspekti metafizik. Shekulli XVIII, XIX, XX edhe tani shekulli XXI është një periudhë kur njerëzimi totalisht është i përqëndruar vetëm në dimensionin fizik dhe funksionon vetëm me ato gjëra të cilat i ka brenda në relacion me fizikën, me shqisoren, ndërsa metafizikën e ka braktisur. Në periudhat e mëparshme i kemi prezente të dyjat, por epiqendra është në dimensionin e shpirtit. Ajo periudhë, krahas dobësive të shumta është më e mirë se kjo tash.
Po e bëj një krahasim se pse them që është më e mirë. P.sh. unë e krahasoj veten me gjyshen time, kam pasur një relacion shumë të afërt me nënën e babait tim. Ka qenë një grua plakë e cila nuk i ka pasur kushtet që i kemi sot ne, mirëpo jetën e ka kaluar shumë më rehat se ne sot. Nuk ka pasur dituri shumë, ky është element fizik, nuk ka pasur pasuri aq sa kemi sot, edhe ky është një element fizik, mirëpo ka qenë më rehat. Edhe atëherë, prej 50-tës e andej njerëzimi ka qenë i koncentruar në metafizikën, ka pasur probleme fizike, ka pasur probleme shoqërore, mirëpo shpirtin e ka pasur rehat, kur ka shku për të fjetur ka fjetur rahat dhe e ka zënë përnjëherë gjumi. Asokohe nuk e kanë munduar problemet që na mundojnë neve sot. Pse? Për shkak se koncentrimin e ka pasur në përmasën e botës tjetër dhe jo në problemet e kësaj bote.
Husrani, apo humbja e njeriut, kur e krahasoni me fjalën insan e ka kuptimin edhe kështu: nëse bazoheni vetëm në dimensionin fizik të jetës tuaj, atëherë e keni të humbur jetën, pa marrë parasysh që ju keni mundësi të jeni në pozitë të mirë, të keni pasuri, të hani, të pini, të dukeni se jeni shumë rehat. Fakiri ju kam thënë disa herë, ne mendojmë për shumë familje apo njerëz se i kanë punët mirë, ama nëse depërtoni nëbrendinë e tyre e shihni se situata është e kalbur. Për atë husrani/humbja përjetohet në realitet atëherë kur e kemi të kalbur dimensionin metafizik. Ngase kalbja e dimensionit shpirtërorë neve na e humb përjetësinë, për ate na fut në siklet të madh. Ndërsa po ta kemi të shëndoshë dimensionin metafizik e nuk jemi shumë të suksesshëm nga aspekti fizik, atëherë e humbim këtë jetë. Kjo ngjanë me atë tregimin, është në librat e ushtimeve të gjuhës arabe, ku një morfolog, një gjuhtarë ka hipur në barkë me një peshkatar. Duke lundruar me barkë, gjuhëtari e pyet peshkatarin se a e di gramatikën, morfologjinë. Peshkatari ka thënë, jo nuk e di. Gjuhëtari i thotë se e paske humbur gjysmën e jetës, posaçërisht në aso kohë ku gjuha ka pasur shumë rëndësi. Pas pak kanë filluar valët e mëdhaja dhe peshkatari i thotë, a e di notin? Ai i thotë jo nuk di, atëherë peshkatari i thotë, ti e paske humbur krejt jetën. Noti këtu është një metaforë e thellimit drejt metafizikës, ndërsa gjuha e tregon vetëm sipërfaqësinë e shkencës. Prandaj njëra prej formave të husranit/humbjes që ne ndonjëherë nuk e përjetojmë, pozitat që i kemi në këtë botë na bëjnë të mendojmë se nuk është ashtu, mirëpo njëri prej husranëve/humbjeve kryesore është kur kemi kalbje apo rrënim të brendisë sonë.
Këto janë disa diagnoza, disa konstatime që ne i dhamë për husranin/humbjen, por duhet të dimë se cilat janë mënyrat e daljes prej saj. Allahu xh.sh për shëndetin shpirtërorë të njerëzve në Kur’an me disa ajete na e tërhjek vëmendjen, edhe Pejgamberi s.a.v.s. i përmend në porositë e tij. P.sh. njëri prej atyre ajeteve është Ela bi dhikrilahi tatmeinu’l- kulub, përkujtimi i Zotit, të thuash La ilahe ilallah, të thuash ja Allah, të thuash ja Hajj, ja Kajum, ja Kahar, ti përmendish emrat e bukur të Allahut xh.sh. e qetëson zemrën dhe shpirtin. Kur i ofrohemi logjikisht kësaj pune, mendojmë se si ka mundësi që ta përmendësh emrin e Allahut dhe të shërohesh shpirtërisht, të kesh ushqim shpirtërorë. Mirëpo kjo punë i tejkalon kufijt e të logjikshmes, nuk është alogjike, i kalon kufijt e racionalitetit, nuk është iracionale por është mbiracionale, është mbilogjike. Të jetë mbilogjike, tejracionale nuk është turp, nuk është e metë, përkundrazi është një avantazh. Nëse kemi dëshirë të kemi shpirt të shëndoshë patjetër e kemi që të jemi bashkë me Krijuesin, sepse sikur foshnja që është rehat në gjirin e nënës së vet edhe shpirti është rehat në gjirin e Zotit. Kthimi te fryma e parë, te shpirti i parë, te origjina e njeriut bëhet vetëm nëpërmjet të përkujtimit të Allahut xh.sh. Për këtë edhe Kur’ani, p.sh. kur e përmend ela bi dhikrilahi tatmeinu’l- kulub, thotë, me përkujtimin e Allahut xh.sh qetësohen zemrat, tetmein el kulub do të thotë që mbushen me rehati zemrat. Ja një rast që ka të bëjë me këtët është Ibrahimi a.s. Ai pasi që e kaloi, ashtu të them, periudhën shkencore të hulumtimit të Zotit, një ditë i tha Zotit, Rabbi erini kejfe tuhjil mevta (o Zot më trego se si i ngjallë të vdkurit), një pytje që nuk ka sqarim shkencor, nuk ka sot e mos ta diskutojmë më për kohën e Ibrahimit a.s. Allahu xh.sh. i tha evelem tumin (a nuk beson). Ibrahimi a.s. i tha bela (po gjithsesi), fjala bela në gjuhën arabe përdoret për diçka në të ciën nuk ka dyshim, po gjithsesi besoj, ve lakin lijetmeinne kalbi (kam dëshirë që të më qetësohet zemra, të më mbushet me huzur). A e shihni rendin e ajetit se si është, posaçërisht këtu, e pyet a nuk beson, thotë besoj, itmi’nanul kalb (qetësimi i zemrës) është kategori më e lartë se besimi. Lexoni ajetin në mënyrë klasifikuese, do ta shihni që itmi’nanul kalbi– qetësimi i zemrës është kategori më e lartë se besimi. Tesavufi këtë e bën, ta dini. Detyrë, obligim i sufiut, tesavufit, shejhut është që ti qetësojë zemrat, ti largojë dilemat fizike, racionale, të cilat e mbysin, e ngulfasin njeriun në këtë botë. Një prej husranëve/humbjeve ëstë ngulfatja fizike e njeriut. Për ate edhe Allahu xh.sh. thotë që, s’ka dyshim se njeriu nëse ngel brenda kufijve të fizikës, atëherë është në një humbje të qartë, ai nuk mund të lëvizë, i ngjan një deleje që ju e ushqeni pa ndërprerë, ndërsa afër ia leni një ujk, sa do që e ushqeni, ajo dele nuk shton peshë, pasi e sheh që ujku do ta hajë. Edhe njeriu në këtë botë nëse e ka përballë shejtanin, e ka përballë ujkun metafizik, që pret ta hajë, nuk ka mundësi që ta përjetojë rehatinë.
Allahu xh.sh menjëherë në ajetin tjetër e tregon edhe tjetrën, se si ka mundësi që njeriu mos të jetë në humbje, cilat karakteristika kërkohen prej njerëzve që të mos jenë në humbje.
Thotë, e para është il-le’ ledhine amenu (në humbje nuk janë vetëm ata që kanë besuar, kanë bërë iman]. Terminologjia e Kur’anit është terminologji e posaçme, ne e përkthejmë, ka besuar, mirëpo fjala iman nuk do të thotë vetëm ka besuar. Fjala iman në gjuhën arabe e ka kuptimin: është nën kujdesin e dikujt, është i sigurtë, është rehat. Këto fjalë janë shumë të rëndësishme, se kur të themi ka besuar, atëherë duket sikur kualiteti është te ti, se ti ke besuar dhe duhet të gjithë të thonë “ e bravo be i falke pesë kohë namaz”, edhe te ne përdoret kjo, i falë 5 vaktet namaz, është njeri i mirë. Jo. Allahu xh.sh thot ila ledhine amenu që do të thotë ju jeni në sigurinë e dikujt, juve ju mbron dikush. Ajo është njësoj sikur të hyni në një shtet ku ka kaçakë, e me vete ta keni një ushtri të fortë e cila do ju mbrojë juve prej atyre kaçakëve. Pra, imani është një gjë e tillë, që të hysh në sigurin e Krijuesit. Për të hyrë në sigurin e Krijuesit, gjithsesi se duhesh ti përkushtohesh, ta them edhe ti skllevërohesh, edhe pse kemi dro prej kësaj fjale, mirëpo të bëhesh rob ose skllevëri është një dëshirë e njeriut. Njeriu kur e do babain e vet, i skllevërohet, kur e don zonjën e vet, i skllevërohet ose zotëriun, ose kur e do një lider etj. Krahas asaj që në këtë botë pandërprerë flasim për lirinë kemi dëshirë që edhe të robërohemi, është njerëzore që të skllevërohemi. Për atë edhe imani është i tillë, skllevërim ndaj Krijuesit të gjithësisë, sa pozitë e lartë që është!
Një poet shumë i njohur arab, El-Mearri, një ditë përderisa ishte në Qabe për Haxh dhe i shikonte haxhinjtë se si rrotulloheshin rreth Qabes, u ndal diku në një distancë prej Bejtullahit (Shtëpisë së Zotit) dhe tha: “shoh njerëz të cilët kanë ardhur të vizitojnë Shtëpinë ndërsa unë kam ardhur të vizitoj Pronarin, përderisa të gjithë kërkojnë lirinë, unë e gjeta lirinë në robërimin ndaj të Madhit, e gjeta lirinë e vërtetë në skllevërimin ndaj Allahut xh.sh.”.
Epiteti më i lartë për njeriun në këtët botë është skllavërimi ndaj Zotit, ja ta them edhe këtë edhe pse pak me dro se mos të keqkuptohem, se edhe po inqizohet e ndoshta do të ndëgjohet edhe mbas shumë viteve, pa u keqkuptuar, kualiteti i dytë në ekzistencë është robi, pas Zotit, pra në ekzistencë kualiteti i dytë menjëherë është robi. Kur’ani atëherë kur e ka ngritur Pejgamberin s.a.v.s. në mbinatyrshmëri thotë Subhaneledhi esra bi abdihi (lavdëruar qoftë Ai që e barti robin e tij) jo bi resulih([të dërgaurin e Tij), d.m.th. abd është më e lartë se resul. Për shkak se Allahu xh.sh. kur e përmend Isranë dhe Miraxhin në Kur’an, Isranë e përmend por e ngërthen edhe miraxhin ky ajet, thotë, e barti robin e vet, atë që i ishte përkushtuar si duhet Allahut xh.sh. Ky përkushtim nuk është me fjalë vetëm, ta dini, d.m.th. përkushtimi duhet ti ketë të dy elementet e veta, përkushtimin në rahati dhe përkushtimin në siklet. Disa herë ua kam thënë, Allahu xh.sh muminin, tash po e perdori fjalën mumin, se e kemi diskutuar disa herë, se këtu te mumini kualiteti është i Zotit, ti je vetëm ai që duhet ta felenderosh që të ka marrë në mbrojtje, në iman, ndërsa te besimi, unë kam besuar, është prezent edhe uni. Në të vërtetë iman do të thotë ti besohesh dikuj, t’i ipesh në dorë dikujt. Pra ka dy kategori në iman, kategorinë e rahatisë, imani e ka kategorinë e rahatisë dhe nga aspekti i përqëndrimit në iman, rahatia është më e vështirë, mbane mend. Kur jeni rehat, më vështirë është të jeni besimtarë, mumin. E dyta, kur aspekti fizik është me siklet, aty është më lehtë të jeni besimtarë. Pra besimtari, mumini duhet ti ketë parasysh të gjitha kategoritë e jetës, edhe në rehati edhe në siklet. Allahu xh.sh. thotë vallahu jakbidu ve jebsut (Allahu herë shtrëngon dhe herë lehtëson), në të gjitha sferat e jetës. Shikoni çka ndodhë në Kosovë p.sh., sot lexoha që i kanë pezulluar edhe aktivitetet e AKEA-së, një fondacion që janë shokë tanë, që i njohim, që s’kanë lidhje me këtë halkën që janë duke e bërë, lidhje s’ka aspak. Ishim në një hatme, edhe hoxhallarët kanë filluar të frigohen, se mos po i mbyllin, e një hoxhë afër meje po më thotë, shumë ka marrë hov kjo punë, i thashë, hiç mos u frigo, a ke bërë ndonjë gjë, tha, jo bre s’kam bë gjë të keqe, i them, a ke bërë ndonjë gjë të mirë, se për të keqe e di që nuk ke bërë, edhe mirë nuk ke bërë, mos u merakos se nuk të mbyllin. Për atë duhet ta dini që të gjitha kategoritë janë me rëndësi, nuk është vetëm ky problem, e përmenda vetëm si një shembull të sikletit. Allahu xh.sh. këto na i ka treguar, p.sh. hz. Jusufin e ka mbajtur 8-9 vjet në burg, ai pejgamber ka qenë, hz. Ejubin vite me radhë e ka mbajtur në siklet të sëmundjes, e kështu me radhë, hz. Zkerijanë, hz. Jahjanë etj. Të gjithë këta persona, janë të zgjedhur të Allahut xh.sh.. Disa herë e kemi biseduar që ata janë protgaonistë të një karakteri të caktuar njerëzorë, që ka mundësi të përsëritet gjatë tërë jetës. S’ka fjalë që të gjitha këto mënyra të jetesës neve duhet të na përforcojnë besimin tonë dhe mbarëvajtjen e idesë. Ideja te ne nuk ndërtohet në mënyrë incidentale, ne nuk falim namaz për inat të dikujt; një grua ka dëgjuar se falet fqinja e saj, dhe thotë, po prit se ajo falet, edhe unë do të falem, dhe fillon “eudhu bilahi mine shejtani rraxhim bismilahi rrahmani rrahim, bëj nijetin të fali namazin e drekës, për inat të fqinjes”. Nuk bëhet kështu, ideja dihet, Islami i ka parametrat e veta, besimi i ka parametrat e veta, parametrat e besimit nuk ndryshojnë. Edhe për inat nuk besohet, edhe për dhunë nuk besohet, por paramerat të cilat i kemi në besim, ato parametra duhet të vazhdojnë. Ky është një element shumë i rëndësishëm i besimit, për atë ilel ledhine amenu, në humbje nuk janë vetë ata që kanë besuar. Pra në gjendje të keqe, të sëmundjes, p.sh. keni kancer, cili është ilaçi më i mirë kundër kancerit? Nuk ka ilaç më të mirë se besimi. Ka mundësi që vdekja do të vjen, mirëpo besimi është ai që të mban në këmbë. Asnjë ilaç tjetë nuk ka mundësi njeriut ti ofrohet kur e ka kancerin. Shpresa e vetme është që do të takohet me Krijuesin. Kjo ndjenjë është ndjenjë e lartë të cilën patjetër e kemi që ta mbjellim te ne. Për atë ajo që duket se është humbje e vërtetë, që duket se je më duke shkuar, nga aspekti fizik, në realitet nuk është humbje e vërtetë dhe mund të shëndrrohet në një ngadhnjim, për shkak se drejtohesh të takohesh me Allahun xh.sh. Për këtë besimi është një çështje shumë me rëndësi. MIrë, prej çka është i përbërë besimi te ne?
Kemi dy hadithe të Pejgamberit s.a.v.s. që do ti diskutojmë në këtë temë, që ndoshta sonte nuk do të kemi kohë ti përfundojmë.
Hadithi i parë është hadithi i njohur i xhibrilit, me pytjet që i drejtohet Pejgamberit s.a.v.s., si sualu xhibril njihet ky hadith. Ebu Hurejra e transmeton prej hz. Omerit, ku hz. Omeri thotë: “Ishim një ditë së bashku me Pejgamberin a.s. dhe prej andej larg u duk një njeri me veshje të bardhë, nuk e kishim parë më përpara, dukej që nuk është prej afërsisë, por në veshjen e tij s’kishte asnjë gjurmë të udhëtimit prej së largu, rrobat i kishte të pastërta. Erdhi dhe u ulë para Muhammedit a.s.”.Ky përshkrim është fenomenal. Dostojevski është një prej përshkruesve më të mirë të ambientit, por ky përshkrim është shumë më i fortë se ata të Dostojevskit. Pastaj ky përshkrim është një përshkrim i cili i ka inspiruar poetët më vonë, edhe sufijtë posaçërsiht, që një pjesë të madhe të poezive, poemave të tyre ti fillojnë kështu. Hz. Mevlana kur flet për hikajen/tregimin e xharijes me mbretin, skllaves me mbretin, flet për një mjek shpirtërorë, kuptimorë, manevi, i cili vjen prej diku nga larg. pra kjo që duket largësi është një largësi vertikale, një largësi në thellësi, prej brendie, prej thellësie. Pastaj vazhdon hadithi: “dhe gjunjtë e vet i mbështeti me gjunjtë e Pejgamberit a.s., duart e Pejgamberit a.s. i mori e i kapi me duart e veta”, ju e dini kur ndodhë kjo, pra kjo është çasti i zotimit, i bejatit. Xhebraili a.s. në një mënyrë, nga aspekti i tesavufit, ishte shejhu i Pejgamberit s.a.v.s. Pejgamberi a.s. sejri sulukin e vet, udhëtimin shpirtërorë e ka bërë te Xhebraili a.s. “Pyetjen e parë që ia parashtroj ishte me’l- iman(çka është besimi?)”. Edhe në tesavvuf, në bejat, pika e parë është tevbeja/pendimi dhe dëshmia e besimit. Atëherë Pejgamberi s.a.v.s. ia tha kushtet e besimit që ne i dijmë si amentu bil-lahi.
Inshallah në javën tjetër do të diskutojmë pak për këtë pjesë të hadithit, ndërsa tani po e përmendi edhe një hadith tjetër. Pejgamberi s.a.v.s. në një hadith tjetër që ka të bëjë me imanin flet për ëmbëlsinë e imanit, halavetul iman. Ai thotë, ata që kanë dëshirë ta përjetojnë ëmbëlsinë e imanit, ata duhet të besojnë në Allahun xh.sh., të besojnë në melekët e Tij, Librat e Tij, Pejgambert e Tij, në ditën e ahiretit, kadanë dhe kaderin (caktimin e Allahut xh.xh., në ringjalljen pas vdekjes). Këto janë elemente që iamundësojnë njeriut që ta përjetojë atë ëmbëlsi të vërtetë të imanit. Xhebraili a.s. pas përgjigjes së Pejgamberit a.s. ka thënë: “ saddekte/ drejtë ke folur”. Hz. Omeri thotë, ne u habitëm, ky njeri edhe parashtronte pytje edhe pastaj thoshte, po drejt fole. Pytjet të cilat i parashtronte Xhebraili a.s. ishin pyetje me të cilat dëshironte neve të na mësojë Islamin e vërtetë.
Faleminderit!