Tesavvufi dhe Tarikatet

Që prej kohrave më të lashta njeriu është interesuar për veten dhe atë që e rrethon. Si rezultat I këtij interesimi për ekzistencën janë paraqitur disciplina dhe botëkuptime të ndryshme. Një grup I dijetarëve çështjeve I është afruar nga aspekti filozofik, I dyti nga aspekti shoqëror, I treti nga aspekti mistik, e kështu me rradhë.
Botëkuptimi mistik ka qenë prezent që prej shoqërive të para në histori, por në trajta të ndryshme. Përderisa indusët përvojën mistike e kanë prezentuar nëpërmjet të Brahmanëve, Egjiptasit nëpërmjet të Hermes Tothit, Grekët nëpërmjet të Pitagorës, Sokratit dhe Platonit, Hebrejtë në Kaballën, Krishterët në Misticizëm, në Islam kjo ide e lartë është prezentuar brenda diciplinës së tesavvufit.
Çdo disciplinë paraqitet si rezultat I një nevoje të caktuar. Edhe tesavvufi si cilësi e natyrës dhe karakterit njerëzorë është paraqitur si ide për plotësimin e kërkesave metafizike të njeriut. Tesavvufi është orvatje për jetësimin e Kur’anit siç e ka bë atë Muhammedi a.s. Duke filluar prej periudhës së ashabëve muslimanët jetën e tyre janë munduar ta kalojnë sipas modelit të Pejgamberit a.s., I cili rëndësi të posaçme u ka kushtuar vlerave shpirtërore.
Në kohën e Pejgamberit a.s. dhe dy shekujt e parë pas hixhretit botëkuptimi sufik ka qenë prezent në trajtë të vlerave shoqërore- si edhe shkencat tjera islame- kurse duke filluar prej shekullit të dytë është sistematizuar dhe institucionalizuar.
Disciplina e Tesavvufit është zhvilluar në tri periudha themelore:
1. Periudha e Zuhdit
2. Periudha e Tesavvufit
3. Periudha e Tarikatit.
Periudha e Tarikatit vazhdon edhe sot e kësaj dite edhepse pas vitit 1925 me intenzitet më të dobët.
Vepra “Tesavvufi dhe Tarikatet” e shkruar nga ana e Selçuk Erajdinit është një ndër veprat më të kompletuara në lidhje me historikun dhe terminologjinë e Tesavvufit, të shkruara në gjuhën turke.
Përkthimi I kësaj vepre paraqet njërën ndër veprat e para të këtij karakteri të prezentuar në gjuhën shqipe dhe shpresojmë se me të literatura e botuar në gjuhën shqipe do të përfitojë edhe një dimension të ri.
Gjatë përkthimit në gjuhën shqipe nuk I kemi prezentuar disa poezi që gjinden në këtë vepër për shkak të karakterit shumëdimensional dhe lokal të tyre.
Gjithashtu gjatë leximit të veprës duhet të merret parasysh edhe fakti se vepra ka karakter universitar dhe çështjet janë të diskutuara në hollësi.
Suksesi është në duar të Zotit!
Përkthyesi