Sufiu dhe poezia

Parathënie për botimin në gjuhën shqipe
Çështjen rrënjësore për çdo strukturë shpirtërore e përbën, së pari, marrëdhënia me jo-strukturën, me botën që shtrihet përtej të dukshmes/materiales, dhe së dyti, marrëdhënia e statikes me dinamiken në kua¬dër të strukturës. Ose mund ta shtrojmë në formë pye¬tjeje, se në ç’mënyrë kjo strukturë mund të jetohet dhe shtjellohet duke mbetur vetvetja? Që të dyja këto bëjnë pjesë te çështjet më kryesore e më të vështira.
Vepra Sufiu dhe poezia, e autorit dhe studiuesit të njohur të tesavvuf-it në Turqi e më gjerë, Mahmud Erol Kılıç, analizon këto dy çështje në kuadër të për¬sh¬pirtshmërisë islame, e përfaqësuar në poezinë e de¬kanëve të tesavvuf-it përgjatë historisë. Në veprën e tij shtrohen në platformën e analizës dhe të krahasi¬mit poetik, por edhe të përjetimit, çështjet e marrëdhë¬nie-ve të një strukture, siç është tesavvuf-i is¬lam, me re¬a¬li¬te¬tin që shtrihet ne brendësinë e tij, gjë që, qysh prej Kant-it e këndej konsiderohet si jashtë njeriut dhe dis¬ku¬tohet në kuadër të padepërtu¬eshmërisë së ndë¬r¬sjellë. Në veprën dhe mënyrën e shqyrtimit të Kılıç-it, kjo dukuri përfton një gjuhë an¬tinomike dhe atë di¬me¬nsion që shtrihet jashtë caqeve të gjuhës.
Përgjatë historisë, por edhe në analizën e Kılıç-it, hapësira poetike sufike bie në sferën e gjuhës dhe shn¬dërrohet në “përmbajtje” vetëm si element për¬bë¬rës i dikotomisë përmbajtje-shprehje. Në fakt, poezia sufike flet për pashprehshmërinë e përmbajtjes. Nuk është fjala për marrëdhëniet e përmbajtjes dhe të shprehjes, por për pamundësinë e gjuhës për të nxënë dhe përçuar atë që e tejkalon atë.
Kjo vepër është shkruar në një formë perenialiste, dhe kështu ajo krijon botën e vet. Vepra diskuton ed¬he çështjet e përshtatshmërisë së botës së krijuar me gj¬u¬hë, por edhe të botës që ekziston jashtë lidhjeve me gju¬h¬ën.
“Ndjekësit e shpirtit (ehu-l-hāl) ndiejnë kënaqësi dhe gëzohen vetëm prej poezisë së shkruar nga nd¬j¬e¬kësit e rrugës së tyre, dhe pikërisht për këtë ata nuk e kuptojnë gjuhën e ekzoterikëve (zahirëve). E si mund të mahniten këta poetë të lartë të dashurisë hyjnore nga njerëz që kopjojnë të tjerët!?” Kjo është një pjesë nga Parathënia e autorit, ku shohim që ka bartur poe¬zi¬në e sufinjve në një relacion të drejtë me origjinën e ekzistencës, duke barazpeshuar shtresën e ekzistencës me atë të shprehjes. Ai nuk mund të paj¬tohet kurrsesi që imitimi pa ndjesi mund të ketë përmasën estetike, dhe refuzon me guxim çdo lloj poezie që nuk është shkruar në kuadër të përjetimit të autorit për të pa¬du¬k-shmen/imagjinaren/ezoteriken.
Mahmut Erol Kılıç-i është një njohës i mirë i te¬sa¬vvuf-it islam, dhe këtë e vërteton edhe në faqet e kësaj vep¬re, ku përveç paraqitjes së poezisë sufike ai bën s¬qa¬rime të hollësishme rreth kategorive ezoterike su¬f¬i¬ke, si për nga aspekti i nomeneve ashtu edhe në aspektin e fenomeneve – shtrirjes historike të katego¬rive sufik¬e.
Për Mahmud Erol Kılıç-in poezia sufike është me¬lo¬dia e të qenësishmes. Ashtu si Parkeri dhe Be¬tho¬veni në muzikë, te kjo poezi ai përjeton ritmin dhe ledhatimin e paqtë të gjithësisë. Ndërkohë, kjo nuk bazohet te soditja e dëgjuesve apo lexuesve të mun¬d¬shëm, për shkakun se është përplot me sensin e kri¬ji¬mit. Kjo poezi e heq në çast vëmendjen e arsyes nga çdo analizë mbi gjërat jashtë nesh, por edhe nga koha dhe hapësira; domethënë, nga lëndorja, dhe e për-qen¬d¬ron vëmendjen vetëm te bërthama e të qenu¬rit, ose thelbi i ekzistencës. Kështu pra, kjo na jep mundësinë që të përqendrohemi tek e kulluara dhe te qenësia e zhveshur nga forma. Dihet që poezia, në veçanti ajo shpirtërore, është krejtësisht diçka tjetër nga shkrimet tjera. Poezia nuk mund të përkthehet në asnjë shprehi tjetër. Ajo përthith nga jeta harmoninë dhe qëllimin.
Vepra e Mahmud Erol Kılıç-it, përmes mendësisë së shumanshme, gojëtarisë sugjestive dhe dhuntisë intelektuale na shtron një literaturë të mirë për poe¬zi¬në sufike. Në këtë vepër, në një mënyrë të suk¬ses¬sh¬me ai ka paraqitur trashëgiminë poetike sufike, duke bërë analizën (poetike) formale të saj, por edhe atë përmbajtjesore, që është më e rëndësishmja. Ja se si e ka treguar Fuzuli cakun e vërtetë të saj: “Me dëshirën për të arritur tek e vërteta, u nisa në rrugën e ale¬go¬ri¬së dhe sqarova fshehtësitë. Gjoja jam duke rrëfyer ndo¬një tregim. O Zot, nëpërmjet Lejlës nisa të shpje¬goj cilësitë e Tua, ndërsa me gjuhën e Mexhnunit shpreha nevojën time ndaj Teje, dhe kështu u luta pa¬pu¬shim. O Zot! Lejla e sekretit të Realitetit u desh të shi¬hej nga pas perdes së njëshmërisë; të zbukurojë gjithësinë lëndore me pasqyrimin e bukurisë, dhe shpirti i Mexhnunit, duke shëtitur nëpër shkretëtirë, të shohë këtë bukuri dhe të nënshtrojë vullnetin e tij përpara kësaj bukurie…”
Ky pasazh nga Fuzuli e shpreh fort mirë qëllimin e vërtetë të poezisë sufike, dhe njëkohësisht edhe epi¬qendrën e analizës poetike të bërë nga Mahmud Erol Kılıç-i.

Metin Izeti
24. 10. 2012, Tetovë

Dëgjuesi nga disa lloje të poezisë aspak nuk emocionohet, nuk i rrjedhin lotët prej syve, nuk i merren mend dhe nuk ndien aspak shije. Ndjekësit e shpirtit (ehl-i hal) ndiejnë kënaqësi dhe gëzohen vetëm prej poezisë së shkruar nga ndjekësit e rrugës së tyre, dhe pikërisht për këtë edhe nuk e kuptojnë gjuhën e egzoterikëve (zahirëve). Si të mahniten këta poetë të lartë të dashurisë hyjnore, prej njerëzve që i kopjojnë të tjerët?

Në poezinë e egzoterikëve nuk ka dashuri e as trans, dhe si të tilla nuk mund të jenë udhërrëfyese të të dashuruarve kuptimorë dhe të ngjallin ndjenjat e shpirtgjerësisë tek to.
Zemrat e poetëve janë arka të të Vërtetës (Zotit). E vërteta i frymëzon vetëm zemrat e ndjekësve të së vërtetës, gjithashtu edhe poezia. Bisedat e ndjekësve të së vërtetës janë të vatërzuara në të vërtetën, prandaj edhe vetë janë të vërteta dhe përmbajnë vërejtje për neglizhentët. Ka shumë poezi elokuente, të rimuara, retorike dhe të holla, që fare nuk ndikojnë në paraqitjen e njohjes (gnozës) tek personat që i lexojnë dhe i dëgjojnë. Për shembull, disa letrarë poezitë e tyre i shkruajnë në kuadër të të gjitha elementeve letrare dhe shkencore, mirëpo fjalët e tyre aspak nuk i djegin zemrat e të dashuruarve. Shpeshherë fjalët e thënura pa u vatërzuar në elementet e poteikës i fusin në gjendje kuptimore të lartë të dashuruarit, ndërsa ata të shkruara me rregullat poetike nuk e kanë këtë ndikim. Poezia e ndjekësve të së vërtetës (ehl-i Hakk) ngulitet si shigjetë në zemrat, ndërsa poezia e egzoterikëve nuk e thërret Mikun (Zotin) në vendbanimin e së vërtetës (zemrën). Edhe pse në disa raste poezi të caktuara duken të bukura, për shkak se nuk e përmbajnë kënaqësinë e brendshme, nuk kanë mundësi të maahnitin njeriun dhe ta tërheqin drejtë lartësive kuptimore. Shkurt thënë, fjalët që ta tërheqin drejtë lartësive kuptimore. Shkurt thënë, fjalët që nuk thuhen si rezultat ipozicionimeve shpirtërore janë të stolisura me dashurinë ndaj çështjeve jashtë Zotit dhe për këtë nuk kanë mundësi të këndellin zjarin e shpirtërisë së njeriut.

MAHMUT EROL KILIÇ-i u lind në Stamboll. Fakultetin e kreu në Universitetin e Stambollit. Merret me Filozofinë perenniale dhe Historinë e feve si dhe është i specializuar në Mendimin e tesavvufit. Momentalisht është pedagog në Katedrën e tesavvufit në fakultetin teologjik të Universitetit të Marmarasë në Stamboll.

Këtu mund të na kontaktoni për librin SUFIU DHE POEZIA
[contact-form][contact-field label=’Emri’ type=’name’ required=’1’/][contact-field label=’Email’ type=’email’ required=’1’/][contact-field label=’Telefoni’ type=’text’/][contact-field label=’Mesazhi’ type=’textarea’ required=’1’/][/contact-form]